Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Shpendi Ahmeti: Dardani ka qëllime të pastra, m’rujti kur me kërcënuan

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mbrojtur sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj për aktin e tij vandal të bërë mbrëmë kur e nxori me dhunë një zyrtar qeveritar, e më pas ju demolua vetura. “Nuk e arsyetoj aktin, mirëpo ai me tha se e ka shpëtuar personin nga mllefi i qytetarëve duke e larguar nga vetura”, ka thënë ... Read More »

Isa Mustafa në Bruksel: Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin pa viza në BE (VIDEO)

Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar nevojën e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës duke kërkuar përkrahje për Kosovën në këtë proces. Ai këtë e ka bërë në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, u takua sot me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, ... Read More »

Krasniqi: As arrestimi i deputeteve nuk do ta zmbraps opozitën

Opozita nuk e ka ndërmend të heq dorë nga realizimi i kërkesave të tyre të cilat ia kanë shtruar Qeverisë së Kosovës kohë më parë. Zyrtarë të VV-së shprehen se arrestimi i deputetëve të partive opozitare nuk do ta sprapsë opozitën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Madje, ata thanë se protestat nuk do t’i anulojnë në asnjë mënyrë. ... Read More »

Në cilin burg po qëndron deputetja Donika Kadaj Bujupi?!

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi do t’i kalojë ditët e saja të paraburgimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Kjo pasi që është caktuar masa e paraburgimit prej një afati 30 ditë. Për këtë masë të paraburgimit bashkëshorti i deputetes, Naser Bujupi, kishte paralajmëruar ankesë dhe sot mbrojtja e Kadaj-Bujupit ka dorëzuar ankesën në Gjykatën e Apelit. ... Read More »

Ahmeti: Nuk dal në protestë se jam Vetëvendosje por se e konsideroj padrejtësi këtë që po ndodh

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është në Zona B të Klan Kosovës ku është duke folur për të gjitha ngjarjet e fundit politike, përplasjet opozitë – pozitë dhe situatën aktuale politike. Ahmeti është shprehur se para se të jetë kryetar i Prishtinës ëhstë qytetar i këtij vendi andaj do të reagojë ndaj ngjarjeve, njofton Klan Kosova. “Unë kurrë nuk ... Read More »

Kushtrim Brahimaj godet Mimozen dhe Avokaten e saj publike!

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së dega në Gjakovë z.Kushtrim Brahimaj, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka atakur rëndë Bajrush Morinën, Mimoza Kusarin dhe Avokaten e saj publike në lidhje me shkrimet e tyre të fundit përqarëse dhe diskriminuese!   Lexoni postimin e plotë të z.Brahimaj     Nje pakurrizore siç është Ushtruesja e Detyrës së Avokaturës ... Read More »

A ndikoi takimi i Sejdiut me ambasadorët në anulimin e protestës?

Të gjithë sot ishin të përgatitur për protestën e radhës të opozitës në kundërshtim me vendimin e gjykatës për masën prej 30 ditësh ndaj deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Megjithatë, edhe pse zyrtarë të partive opozitare në mëngjes paralajmëruan protestën, kjo nuk ndodhi. Burime të Indeksonline thonë se në mosmbajtjen e protestës duket se kanë ndikuar disa ambasadorë apo përfaqësues ... Read More »

VV: Bastisjet e shtëpive të deputetëve do ta tensionojnë edhe më shumë situatën

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sonte me anë të një komunikate për bastisjen e shtëpisë së prindërve të deputetit të kësaj parti Albin Kurti, të cilin policia po e kërkon në bazë të fletë-arrestit të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës. “Para pak orësh, Policia e Kosovës bastisi edhe shtëpinë e prindërve të deputetit Albin Kurti. Pushteti i kriminalizuar, që nuk ndërmorri ... Read More »

Jakup Krasniqi – Skender Hysenit: Ministër se jo mahi

Ai më tutje ka shkruar se ministri Hyseni pa fije turpi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e tij e Punëve të Brendshme, e Policia e Kosovës nuk guxojnë të veprojnë në Mitrovicën përtej urës. “Kjo do të thotë se shteti ynë nuk ka sovranitet në një pjesë të tij. Aty ku ka sovranitet Vulini, për shkakun e ... Read More »

Çollaku i sigurt për liberalizimin e vizave në 2016

Ministri për Integrime Europiane, Bekim Çollaku, është shumë i sigurt se qytetarët e Kosovës do ta marrin Liberalizimin e Vizave nga Bashkimi Europian në vitin 2016. Ai po qëndron në Bruksel së bashku me Kryeministrin Isa Mustafa dhe Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçin, dhe atje është takuar me Presidentin e Komisionit Evropian Jean Claude Juncker dhe Komisionerin për Punë të ... Read More »