Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Burgut të Dubravës, në komunën e Istogut. Në fotot e siguruara nga Indeksonline, shihen dy vetura që janë ndeshur me njëra-tjetrën, me ç`rast edhe kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa njësitet përkatëse po qëndrojnë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/ Read More »
Author Archives: Kosovanews
Rreth 100 intelektualë serbë mbështesin kryetarin e ASHAS i cili tha se “Kosova është e humbur”
Politika, shkenca dhe kisha – të gjitha janë bërë bashkë të martën pasdite në Beograd për të diskutuar për Kosovën. Në një takim të thirrur nga kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq do të marrin pjesë kryeministri Aleksandar Vuçiq, patriarku Irinej, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ministrat Nikola ... Read More »
Thirrja e paprecedentë e Albulena Haxhiut për linçimin publik të policëve të Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje dje njoftoi se dy aktivistë të saj që ishin thirrur në polici pas sulmit ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe dhunës të shkaktuar pas ndalimit të Albin Kurtit, ishin maltretuar fizikisht. Bile kjo lëvizje në komunikatën e saj e përmendte edhe komandantin e stacionit qendër të policisë në kryeqytet për maltretimin e tyre. Më pas Policia e Kosovës përmes ... Read More »
AAK në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO
Kosova tashmë ka hyrë në agjendë dhe është në prag të anëtarësimit në Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO). Edhe pse autoritet e Serbisë kanë konfirmuar se janë duke bërë betejë të ashpër për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, AAK është optimiste se në këtë synim Kosova, me përkrahjen edhe të partnerëve të ... Read More »
Kadri Veseli: Sa më pak gaz lotsjellës
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me grupet parlamentare të partive pjesë përbërëse e Qeverisë, ka thënë se e respektojnë opozitën, por ka thënë se shpreson që nuk do të ketë më veprime si ato të fundit që kanë bllokuar mbarëvajtjen e seancave të Kuvendit. “Opozita janë shumë të ... Read More »
Historianët e Deçanit përgënjeshtrojnë deklaratat e Sava Janjiq
Historianët e Deçanit kanë komentuar mbi deklarimet e Igumanit Sava Janjiq, i cili për mediat serbe ka deklaruar se “UNESCO nuk duhet ta pranojë Kosovën, një vend ku po rritet çdo ditë ekstremizmi dhe fundamentalizmi islamik”, njofton Klan Kosova. “Deklaratat dhe prononcimet e fundit të Igumanit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjqi, janë shumë qesharake dhe të pa pranueshme. Janë ... Read More »
Në Gjakovë hapet Konsullata e Nderit e Shqipërisë
Republika e Shqipërisëe ka hapur të marten në Gjakovë Konsullaten e Nderit, institucion ky që qëllim parësor ka forcimin e lidhjeve shpirtërore, por pse jo edhe nxitjen e bashkëpunimeve në fusha tjerë, përfshirë këtu ekonominë, arsimin, kulturën e të tjera. Në ceremoninë e hapjes zyrtare të kësaj Konsullate ka marrë pjesë edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, i ... Read More »
Policia e Kosovës ka filluar t’i kërkojë për t’i arrestuar disa aktivistë të Vetëvendosjes
Policia e Kosovës ka filluar t’i kërkojë për t’i arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes. Para disa minutash, policia ka kontaktuar përmes telefonit aktivistët Egzon Balaj dhe Ardian Huli, duke kërkuar që të paraqiten në polici ose përndryshe do të arrestohen kudo që takohen nga policia. Dje aktivistët u torturuan në stacionet policore, ndërsa sot policia po kërkon që aktivistët të ... Read More »
Çollaku: Serbia demaskoi veten në fushatën kundër Kosovës në UNESCO
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se “Serbia ka demaskuar vetëm” sa i përket pretendimeve se po mundohet të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën. Ministri Çollaku thotë se fushata serbe kundër anëtarësimit të Kosovës është një fushatë dashakeqe dhe se ai thotë se kjo gjë po vërehet lehtësisht nga partnerët, raporton lajmi.net “Fushata dëshpëruese dhe negative e ... Read More »
Shpend Ahmeti mes 35 kryebashkiakëve më të dalluar në botë
Kryetari i Prishtinës, ShpendAhmeti ka marrë pjesë në një konferencë dy-ditore në Londër, ku pjesëmarrës kanë qenë 35 kryetarë kryeqytetesh të dalluar nga e gjithë bota. Konferenca është organizuar me iniciativë të “Bloomberg Philantropies”, që udhëhiqet nga ish-kryetari i New York-ut, Mike Bloomberg, në bashkëpunim me Atlantic Media dhe Aspen Institute. Në konferencën dy-ditore,Ahmeti përmes Facebook-ut, ka bërë të ditur ... Read More »