Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Analistët lexojnë mesazhin e protestës së sotme

Protestën që sot opozita organizoi në qendër të Prishtinës me thirrjen “për shtet me sovranitet”, analistët e ndryshëm po e cilësojnë si më madhështoren që ndonjëherë është mbajtur në Kosovë. Partitë opozitare kanë thënë se sot në protestë kanë marrë pjesë rreth 100 mijë protestues, por një shifër të tillë, e ka hedhur poshtë Policia e Kosovës, të cilët thanë ... Read More »

Ymeri: Policia na sulmoi, ne nuk kemi përdorur dhunë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri pas eskalimit të situatës në protestën e sotme ka vlerësuar se kjo protestë është revoltë e qytetarëve kundrejt Qeverisë së Kosovës. Ai gjithashtu ka konfirmuar se protestat e opozitës së bashkuar do të vazhdojnë edhe në ditët dhe javët e ardhshme, ndërsa ka mohuar se zjarrin në ndërtesën e Qeverisë e hodhën aktivistët e ... Read More »

Pacolli: Jam me popullin

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është deklaruar se është me qytetarët e Kosovës që sot zgjodhën që të jenë pjesë e protestës së thirrur nga partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA. Në profilin e tij në facebook ai shkruan se është qeveria ajo që duhet të reflektojë dhe se populli sot e tha ... Read More »

Qeveria e Kosovës: Nuk lëshojmë pe dhe pikë

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate ka dënuar aktet e tmerrshme të dhunës të udhëhequra nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, sot në Prishtinë. Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nuk do të lëshojë pe për shkak të presioneve kriminale, por me besimin e qytetarëve dhe me përkrahjen e vendeve mike ... Read More »

Ismet Kryeziu Qeverisë: Kujdes, mos i injoro qytetarët!

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj debatit për numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme të thirrur nga opozita. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se përkundër fushatës së egër ndaj qytetarëve protestues, qeveria s’bën t’i injorojë. Shënimi i plotë i Kryeziut: Tani ja filluam me u marrë me numra. Po sikur mos të kish një ... Read More »

Përveç mjeteve të forta, tani largohen edhe kontejnerët (FOTO)

Përveç mjeteve të forta që janë larguar nga rrugët dhe sheshet e Prishtinës, para fillimit të protestës së opozitës, tashmë edhe disa kontenier janë larguar nga rrugët në kryeqytet. Largimi i disa prej tyre është bërë edhe në rrugën Agim Ramadani, Tringë Smajli dhe Qamil Hoxha, transmeton lajmi.net. Për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe shesheve në kryeqytet janë përgjegjëse ... Read More »

Policia i ndalon edhe protestuesit e Shtërpcës

Tre kombibus dhe një autobus me protestues shqiptar nga Shtërpca janë nisur për në protestë që do të mbahet në Prishtinë. Në fillim autobusi është ndalë në Gërlicë nga policia për rreth 20 minuta mirëpo tani ata janë duke udhëtuar për t’u bashkuar me protestuesit e tjerë në Ferizaj e më pas do të nisen për në kryeqytet, njofton Klan ... Read More »

Aksidentohet autobusi me refugjatë në Turqi, 8 vdekur

Si pasojë e përmbysjes së një autobusi në rajonin Havran të qytetit Balikesir të Turqisë i cili transportonte refugjatë sirianë, sipas të dhënave paraprake, mësohet se kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 42 të tjerë, Sipas informacioneve të marra mësohet se autobusi me targë 13 EC 403 nën drejtimin e Yaşar Özkan (63) është përmbysur në autostradën E-87 ... Read More »

Nexhmie Pagarusha nderronë statujen me një shkolle për të verbërit

Dëshirë e madhe e Labit që të ndërtoj një statujë bilbilit të këngës shqipe Nexhmie Pagarusha, si duket ju refuzua shkruan Abc.al   Labinot Tahiri ka postuar edhe një status në Facebook, ku shprehët : Shkolla e Ardhshme për të ‘VERBËRIT’! Duhet mund dhe perkrahje! Ne mundemi ta bejmë! Deshira e të madhes Nexhmie Pagarusha! Ishte knaqesi, të i’a dëgjoj hallet e të ... Read More »

Para protestës, largohen mjetet e forta nga rruga (Foto)

Sot partitë opozitare kanë paralajmëruar një protestë që fillon në ora 14:00, e cila sipas organizatorëve ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë. Përveç policisë e cila ka thënë se është në gjendje gatishmërie për të siguruar marvajtje të rendit gjatë kësaj proteste, lajmi.net ka siguruar disa fotografi ku punëtorë të një kompanie po largonin disa grumbuj me kubëza që ndodheshin ... Read More »