Lajmet e fundit

BE-ja me “fjalë të mira”, por ende nuk konfirmon heqjen e vizave

viza-liberalizimi-i-vizave-05-dhjetor-2011-d.b-446-659x351Bruksel, 28 Prill – Në Bruksel, të mërkurën, është zhvilluar takimi i kryetarit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, nga i cili nuk kanë dalë shumë detaje, pos komunikatës që ka lëshuar Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe disa fjalive që kanë dhënë jozyrtarisht burimet e Komisionit Evropian,
“Presidenti Juncker takoi kryeministrin Mustafa në praninë e përfaqësueses së lartë dhe nënkryetares Mogherini. Ata diskutuan për progresin e mirë që ka bërë Kosova në Udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave dhe për gjendjen aktuale në implementimin e marrëveshjeve nga dialogu Beograd-Prishtinë”, është krejt çfarë është thënë nga burimet e Komisionit Evropian.
Burimet e BE-së qëllimisht vazhdojnë të përdorin termin “përparim” kur flasin për përmbushjen e kritereve nga Kosova për liberalizimin e vizave dhe nuk kanë mundur të vërtetojnë atë që ka thënë ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, se kinse në takim është “konstatuar se Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave”koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.