Një tjetër video kërcënuese i drejtohet Belgjikës, e cila ende nuk ka marrë veten nga sulmet e ditës së martës. Në rrjetet sociale po qarkullon videoja e një militanti belg i cili lufton në kryeqytetin e vetëshpallur të kalifatit në Raka. Militanti duket se vë në lojë vendin e tij të origjinës.
“Ju nuk keni mësuar asgjë nga Parisi, për shkak se keni vazhduar të luftoni Islamin dhe myslimanët. Për këtë dua t’ju them se sulmi ne Bruksel nuk është asgjë tjetër, veçse keni korr atë që keni mbjellë me duart tuaja. Ashtu sikurse avionët tuaj F-16 na sulmojnë, ne do të luftojmë popullin tuaj”, thotë ndër të tjera në video militanti belg i ISIS-it.
Videoja është ende në proces verifikimi nga autoritetet. Për shkak të kritikave se vendet evropiane nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndarë informacione mbi militantët e dyshuar islamikë, bashkëpunimi duket se është thelluar.