Kur Teuta Krasniqi bëri publike lidhjen e saj të re në vjeshtën e 2015-tës, opinioni publik ‘vlonte’ për detaje.
Partneri i ri i saj spekulohej e imagjinohej në forma të ndryshme në fjalët e të tjerëve.
Hapësirë imagjinatës, Teuta i la edhe kur postoi një foto nga pushimet romantike në Itali në të cilat nuk linte shumë për t’u kuptuar meqenëse Adonisi shfaqej fare pak.
Më pas, pasuan edhe fotografitë e çiftit, kurse prej paraqitjes së parë publike në premierën e filmit ‘Distant Angels’, çiftit ‘iu lëshua dora’ kur është fjala tek postimet në rrjete sociale.
Prive iu sjell të përmbledhura në rrjedhë kronologjike, nga më të rejat tek të vjetrat, disa prej imazheve të dyshes.