Lajmet e fundit
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

kryesiaKryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do të marrin pjesë kryetarët e Grupeve Parlamentare, bën të ditur Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës.

Ky është rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës plenare:
2.1 Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017:
1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,
4. Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
2.2 Vazhdimi i seancës plenare e caktuar për datën 31 mars 2017
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
9. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputetë tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published.