Lajmet e fundit
Thaçi zmbrapset për ushtrinë, i kërkohet dorëheqja

Thaçi zmbrapset për ushtrinë, i kërkohet dorëheqja

thaqiPresidenti Hashim Thaçi është zmbrapsur nga iniciativa e tij për transformimin e FSK-së në ushtri nëpërmjet ligjit, duke kërkuar tashmë që një gjë e tillë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Në anën tjetër, partitë opozitare kërkojnë nga ai të dorëhiqet, ashtu siç kishte premtuar.

brapsur nga iniciativa e tij për transformimin e FSK-së në ushtri nëpërmjet ligjit, duke kërkuar tashmë që një gjë e tillë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Në anën tjetër, partitë opozitare kërkojnë nga ai të dorëhiqet, ashtu siç kishte premtuar.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka tërhequr edhe zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision të ri ushtarak.
Madje Thaçi i ka dërguar dje letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për Transformimin e FSK-së të mos vihet për miratim në Kuvend. Ai tashmë është dorëzuar që ushtrinë ta bëjë nëpërmjet ligjit, por një gjë e tillë duhet bërë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç rekomandojnë aleatët ndërkombëtarë.
Në letrën e Thaçit dërguar Veselit, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta Zëri, mes tjerash thuhet se shtetet anëtare të NATO-s dhe të SHBA-ja ende besojnë se institucionet e Republikës së Kosovës munden dhe duhet ta themelojnë FAK-un nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. “Për të arritur këtë qëllim, tani së fundmi partnerët strategjikë kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre që t’i ndihmojnë institucionet tona në një përpjekje tjetër serioze gjithëpërfshirëse, për të siguruar përkrahjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës, në veçanti të komunitetit serb për transformimin e FSK-së në FAK nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Veselit, duke shtuar se “gjithashtu përfaqësuesit politikë të komunitetit serb pas një periudhe të gjatë të bojkotit tani i janë kthyer punës në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës”.
I pari i vendit insiston se iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK-së është krejtësisht ligjore dhe legjitime, kushtetuese dhe në funksion të forcimit dhe të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror të Kosovës.lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.