Lajmet e fundit

Lajme

Ministri i brendshëm i Gjermanisë: Të mundshme dëbimet për sulme kundër femrave

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Heiko Maas, thotë se azilkërkuesit mund të dëbohen nëse vërtetohet se ishin të përfshirë në një varg të sulmeve seksuale në natën e Vitit të Ri në qytetin Këln. Në një intervistët të publikuar sot, ministri Maas tha se “çdokush i cili beson se mund t’i shkel ligjet dhe rendin duhet të ndëshkohet, pavarësisht se ... Read More »

Sejdiu: Dëmet e reshjeve në Prishtinë, të vogla

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka deklaruar se përveç rrugës “Pavarësia”, në mes të Pallatit të Drejtësisë dhe Hajvalisë, e cila ishte dëmtuar nga reshjet e shiut, dëme tjera të theksuara në komunën e Prishtinës nuk ka pasur. Ai ka falënderuar ekipet e Drejtorisë së Inspekcionit, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Qendrës së Thirrjeve të Komunës së Prishtinës (0800 ... Read More »

Uji në Komunën e Shtimes, të vlohet për pije!

Fillon prodhimin Fabrika e ujit në Komunën e Shtimes, prandaj apelohet që të vlohet ujë për shkak të sigurisë. KUR ”Prishtina” sh.a. duke e përcjellë me shqetësim dhe vëmendje të shtuar situatën e krijuar së fundmi në Komunën e Shtimes si zonë e shërbimit, pas vërshimeve nga reshjet e dendura atmosferike, u ofroi qytetarëve mbështetje dhe përkrahje maksimale duke i ... Read More »

Mustafa: Stupcat imazh i VALA-s, skeçet nuk i sponsorizojmë

Stupcat me z-mobile për 7 reklama merrnin 150 mijë euro në vit ndërsa në PTK pagesa vjetore për grupin është 207 mijë euro. Për 6 muaj ata kanë realizuar mbi 15 reklama ndërsa deri në fund të vitit të parë kontraktual, numri i tyre pritet të shkojë deri në 30 Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, në një ... Read More »

Cameron: Kërkoj mbështetjen e Gjermanisë për ndryshime në BE

Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh sot për të përditshmen gjermane ”Bild” se kërkonte mbështetjen e Gjermanisë për ndryshime në Bashkimin Evropian. “Prej disa vitesh, mbështetja për partneritetin tonë evropian është në fazë regresi”, shprehet kryeministri britanik, i ftuar për një vizitë dyditore në Bavari (jug të Gjermanisë) me ftesë të CSU-së, partia konservatore, aleate e kancelares Angela Merkel. Ai më ... Read More »

Angela Merkel ndryshon mendje, kërkon të reduktojë numrin e emigrantëve në BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka ndryshuar mendjen në lidhje me fluksin e emigrantëve në BE. Ajo është shprehur se numri i emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në BE duhet të reduktohet, ndërsa kufijtë duhet të mbeten të hapur. Merkel i bëri këto komente pasi Danimarka forcoi kontrollin kufitar dhe imponoi kontrollin e pasaportave për njerëzit që hyjnë nga Gjermania në ... Read More »

Nga vërshimet në Malishevë u dëmtuan shumë biznese (Foto)

Biznesin të cilin e zhvilloi për vite me radhë, vërshimet e mëdha brenda një dite ia shkatërruan pothuajse të tërin. Mehdi Mazreku, pronar i butikut “Genti” në Malishevë nuk mund ta vazhdojë punën sot, ngase biznesi i tij pësoi dëme të mëdha materiale, duke ia dëmtuar të gjithë tekstilin që kishin brenda objektit. Ai i ka thënë portalit Malisheva Magazine, ... Read More »

Një vajzë në Shkodër vjedh një shumë parash në një banesë

Një vajzë në Shkodër, akuzohet për vjedhjen e një shume parash në një banesë. Dorentina Ukcenaj, 27 vjeçe, banues në Shkodër u arrestua ditën e djeshme, pas denoncimit të bërë ndaj saj. E reja dyshohet se ka vjedhur banesën e 44- vjeçarit N. Z., banues në lagjen “Mar Lula”, ku dyshohet se ka marrë një sasi prej 600 mijë lekësh të ... Read More »

Gjuriq: Bashkësia ndërkombëtare e sheh interesin e saj në AKS-në

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar ka mbështetur planin e Beogradit për AKS-në, pasi e ka parë interesin e saj në atë propozim. Gjatë një interviste dhënë televizionit “Most” të Zveçanit, ai ka thënë se fakti që bashkësia ndërkombëtare e ka pranuar dhe mbështetur planin për AKS-në, mund të cilësohet si “sukses diplomatik”. Ai ... Read More »

Republikanët kundër Obamës: Anashkaloi Kongresin

Kanë reaguar menjëherë republikanët pas publikimit të masave të reja që kufizojnë përdorimin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Presidenti Barak Obama. Duke kritikuar Obamën për anashkalimin e Kongresit, kandidatet republikanë për president thanë se do ta ndryshojnë ligjin nëse vijnë në pushtet. “Presidenti Obama dëshiron vetëm të nënshkruajë urdhra gjatë gjithë kohës. Kjo nuk është gjë ... Read More »