E ëma e vajzës 20-vjeçare, Klea Shyti, e cila bëri vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Tiranë, thotë se ka qenë në dijeni për lidhjen e dashurisë që vajza e saj ka pasur me një djalë. “E dija që shkonin mirë dhe kishin mbetur miq. Nuk mendoja kurrë se vajza ime do të merrte ... Read More »
Lajme
Vetëvendosje këmbëngul në shkarkimin e qeverisë
Driton Çaushi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një konference për media ku ka thënë se sot kanë kaluar katër muaj që nga nënshkrimi antikushtetues i kryeministrit Isa Mustafa për marrëveshjet në Bruksel. Ai tha se gjatë kësaj kohe është ushtruar dhunim ka pasur arrestime e përndjekje ndaj subjektit të madh opozitar. “Kanë kaluar po ashtu tri ditë nga vendimi ... Read More »
Ministri i Jashtëm gjerman bën thirrje për kontroll të kufijve brenda BE-së
Europa ka nevojë të rimarrë kontrollin e kufijve të saj, tha Ministri i Jashtëm i Gjermanisë. Një deklaratë të tillë ai e ka bërë pas raporteve se pasaportat e falsifikuara të sirianëve janë në duart e militantëve të Shtetit Islamik. Më shumë se 1 milion refugjatë, shumica e tyre të larguar nga lufta në Lindjen e Mesme, kanë arritur në ... Read More »
Pa remitenca, varfëria më e lartë
Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 36.3 përkatësisht 22.1 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së ... Read More »
Kriza e refugjatëve, ushtria gjermane e mbingarkuar
Prej muajsh mijëra ushtarë gjermane po ndihmojnë në pranimin dhe sistemimin e refugjateve qe hyjne ne vend. Por kritikët paralajmërojnë se ushtria eshte e mbingarkuar dhe se duhet të përqendrohet tek detyrat e veta të mirëfillta. Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU) ka shprehur mirënjohje të thellë për ushtrinë – jo vetëm për shkak të misioneve ndërkombëtare të ... Read More »
Tetë të vdekur e mbi 500 të lënduar në vendin e punës
Në Kosovë, gjatë këtij viti, tetë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse 35 janë lënduar, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Inspektoratit të Punës. Kryeinspektori i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi, thotë se rastet më të shpeshta të vdekjeve dhe lëndimeve ndodhin në sektorin e ndërtimtarisë. “Edhe ... Read More »
Ministri serb Vulin për të 10 herë sivjet në Preshevë, shqiptarët asnjëherë
Ministri serb i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin sot qëndroj në Preshvë për një vizitë në qendrën e përkohshme i shoqëruar nga përfaqësuesit e fondacioneve bamirëse Kisha Ortodokse Serbe “filantropia” njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale Aleksandar Vulin, tha sot në Preshevë se 85 milion dinarë, duke ndarë 17.000 kartat e ... Read More »
Përfaqësues të BE-së, të interesuar për investime në Graçanicë
Përfaqësuesit e BE-së kanë shprehur interesim për të investuar në projektet e Komunës së Graçanicës. Në një njoftim të kësaj komune thuhet se përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Libor Klad, është interesuar për planet e projektet e komunës për vitin 2016 dhe mundësitë e investimeve të Bashkimit Evropian. “Investimi ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve, si dhe investimi në ... Read More »
Ja si Thaçi mund ta humb betejën për President!
Deputetët rebel të LDK-së, sfidë për ambiciet e Thaçit Deputetët e LDK-së të cilët janë deklaruar se do të votojnë kundër janë: Vjosa Osmani, Arben Gashi, Adem Salihaj, Anton Çuni, Armend Zemaj dhe Alma Lama. Deputetët e Lidhjes Demokratike të cilët janë deklaruar hapur se ata do të votojnë kundër liderit të PDK-së, Hashim Thaçit për tu bërë president i ... Read More »
Dërguti: “Zajednica” nuk kalon
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi me kokëfortësi duan të vazhdojnë themelimin e Asociacionit. Dërguti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Mustafa e Thaçi nuk mund të qeverisin më dhe, se ata e kanë vendin në burg, transmeton lajmi.net. “Ndonëse në ... Read More »