Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Greg Delawie do t’u drejtohet të pranishmëve në ceremoninë e përmbylljes së trajnimit tre javor të nivelit të parë për trajnim të trajnerëve në njësitin e deminimit të mjeteve shpërthyese dhe në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve për deminim. Pajisjet dedikuar për Kompaninë e Deminimit të Mjeteve Shpërthyese të FSK-së në ... Read More »
Lajme
SHBA: Konfirmohet vrasja e gjashtë ushtarëve amerikanë
Departamenti amerikan i mbrojtjes thotë se gjashtë ushtarë amerikanë janë vrarë nga një sulmues vetëvrasës afër bazës ajrore ushtarake Bagram në Afganistan, në sulmin më vdekjeprurës kundër forcave ndërkombëtare prej muajit gusht. Në një kumtesë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, tha se dy pjesëtarë të tjerë të personelit ushtarak dhe një kontraktor amerikan, po ashtu, janë vrarë në sulmin ... Read More »
Nga 2.500 euro për 25 të rinj të papunë për të startuar bizneset
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizon sot ceremoninë e shpalljes së fituesve të programit përshpejtues në bujqësi dhe EkoTurizëm-ATAR. ATAR është projekt i përkrahur nga Bashkimi Evropian, i cili ka për qëllim kryesor rritjen drejtpërdrejt të punësimit të të rinjve të papunë, duke i fuqizuar ata për të implementuar idetë e tyre për biznes në fushën e bujqësisë dhe eko-turizmit. ... Read More »
ASHAK mban tryezë për investimet e huaja direkte
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës organizon sot një tryezë shkencore me temë “Investimet e huaja direkte në Kosovë”. Fjalën e hapjes në këtë tryezë do ta mbajë kryeministri i Kosovës, akademik Isa Mustafa, ndërsa janë paralajmëruar edhe një sërë prezantimesh lidhur me çështjen në fjalë. Tryeza do të mbahet në ASHAK, me fillim në orën 10:00. Read More »
BeH – Kapet një grup trafikantësh të armëve drejt Gjermanisë
Policia boshnjake arrestoi sot pesë trafikantë të armatosur, të dyshuar se i përkisnin një grupi që është angazhuar në kontrabandën e armëve dhe pajisjeve ushtarake drejt Gjermanisë, theksoi prokuroria. “Të dyshuarit janë akuzuar për krijimin e një grupi të organizuar që ka trafikuar gjatë vitit 2015 një sasi të madhe armësh, kryesisht pistoleta, municione dhe ekipe ushtarake me destinacion Gjermaninë”, ... Read More »
Rinegocimi i mundshëm i Marrëveshjes për Asociacionin
Mundësia që Gjykata Kushtetuese të nxjerrë vendim që rrëzon së paku pjesërisht Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë tashmë po merret parasysh seriozisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Sipas burimeve diplomatike perëndimore, me të cilat ka komunikuar “Koha Ditore”, nëse Kushtetuesja shpall jokushtetuese ndonjë pjesë të Marrëveshjes së kontestuar për Asociacionin e komunave ... Read More »
Qeveria ka finalizuar dekretin për Asociacionin
Dekreti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është finalizuar nga Qeveria e Kosovës, mbështetur në një marrëveshje të arritur në Bruksel, e së cilës i është kontestuar kushtetutshmëria. Veprime ka ndërmarrë edhe në funksion të hartimit të Statutit të Asociacionit. E ka bërë këtë, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar marrëveshjen e gushtit të sivjetmë, e ... Read More »
Shahini: Serbët i refuzojnë produktet kosovare, kurse kosovarët janë përdorues të rregullt të atyre serbe
Prodhuesit kosovarë nuk eksportojnë prodhimet e tyre në Serbi, sepse serbët janë konsumatorë nacionalistë dhe i refuzojnë produkt kosovare, ka thënë në Ora e Fundit, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve. “Konsumatorët serbë nuk i pranojnë produktet e Kosovës, ata janë konsumatorë nacionalistë dhe nuk i duan produkt tona”. “Prandaj edhe ne duam ta ndryshojmë këtë perceptimin e ... Read More »
Ja kush dhe sa investoi në Kosovë gjatë vitit 2015
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për nëntëmujorin e parë në Kosovë, investimet e huaja direkte ishin 260.7 milionë euro. Gjithnjë sipas të dhënave vërehet se vlera më e lartë investimeve në këtë nëntëmujor janë në muajin Prill dhe Gusht me 47.1 dhe 46.6 milionë euro. Por nga erdhën Investimet e Huaja Direkte (IHD)? Ndër shtete që investuan më shumë ... Read More »
Vetëvendosje paralajmëron protesta të vazhdueshme prej 9 janarit
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi thotë se 9 janari do të jetë vetëm fillimi i protestave të opozitës. Në Interaktiv të KTV’së, ai ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë qetësi derisa nuk do të tërhiqen marrëveshjet. Ai ka hedhur akuza të rënda në drejtim të të gjitha institucioneve të shtetit. “Nuk mund të ketë qetësi në Kosovë ... Read More »