Deputetët e opozitës kanë gjuajtur sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli çoi deputetët në pauzë deri në krijimin e kushteve për rifillimin e seancës. Read More »
Lajme
Besnik Bislimi nuk lejohet të hyjë brenda, refuzon të kontrollohet (Foto)
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi nuk ka mundur të hyjë në Kuvend. Ai ka mbetur i vetmuar në hyrje të Kuvendit, pasi që nuk është lejuar nga Policia që të hyjë brenda. Siç raportojnë gazetarët e KosovaPress-it, arsyeja pse Bislimi është ndaluar që të hyjë brenda është se ai ka refuzuar që të kontrollohet nga Policia. Read More »
Ne po duam ta zhbllokojmë Kuvendin e Kosovës
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë sot para nisjes së seancës së Kuvendit se opozita nuk ka për qëllim ta bllokojë por ta zhbllokon Kuvendin. Ai ka thënë se në Kosovë ekziston një regjim i cili i burgos kundërshtarët e vet. Read More »
Opozita rrethon Kuvendit (Foto)
Aktivistë të opozitës janë mbledhur edhe te hyrja tjetër nga Komuna e Prishtinës. Po ashtu, një numër i tyre shihet edhe te hyrja kryesore e Kuvendit. Aktivistë të opozitës janë mbledhur edhe te hyrja tjetër nga Komuna e Prishtinës. Po ashtu, një numër i tyre shihet edhe te hyrja kryesore e Kuvendit. Ndërkohë, së shpejti pritet të fillojë seanca. Read More »
Sikur të gjithë deputetët të kishin qenë si Rexhep Selimi (Video)
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tashmë është parë tek ka hyrë në sallën e Kuvendit ku pritet të nisë seanca. Ai dukej mjaftë në disponim e kjo gjë shihet edhe në video ku Selimi bisedon edhe me sigurimin të cilët tashmë kanë zënë vendin e tyre para foltores./Indeksonline/ Read More »
Greg Delawie ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës
Ambasadori amerikanë në Prishtinë, Greg Delawie, ka mbërritur ndër të parët në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Siç edhe dihet, ambasadorët e huaj marrin pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës kur pranojnë ftesë për të qenë prezentë. Kryesisht ftesat për ambasadorët bëhen kur seancat kanë në agjendë pika të rëndësishme të ditës apo ngjarje të tjera me rëndësi të ... Read More »
Zyrtarë të AAK-së mblidhen para Kuvendit [FOTO]
Seanca e Kuvendit që pritet të fillojë pas pak, ka vënë në lëvizje edhe zyrtarë të AAK-së. Nënkryetari Ahmet Isufi, ish kryetari i Pejës Ali Berisha, Jahja Lluka si dhe disa zyrtarë tjerë nga partia e Ramush Haradinajt, janë mbledhur para hyrjes së ndërtesës së Kuvendit. Siq raporton reporteri i KosovaPress aty janë mbledhur rreth 20 persona dhe ata po ... Read More »
Mustafa me ministra në Kuvend
Kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat nga kjo parti kanë arrituar në Kuvendin e Kosovë, ata janë parë duke hyrë në zyren e grupit parlamentar të LDK-së,njofton Klan Kosova. Ndër të tjera, në ambientet e Kuvendit të Kosovës raportohet se ka numër të shumtë të personelit të sigurimit dhe të policisë së Kosovës dhe deputetët e Opozitës nuk po lejohen të ... Read More »
Opozitarëve nuk u lejohet hyrja në Kuvend
Deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti është duke iu ndaluar hyrja në sallën e Kuvendit të Kosovës. Pos saj edhe disa deputetë të tjerë të Opozitës nuk janë lejuar që të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, dhe janë duke u kontrolluar në hyrje të objektit të parlamentit para nisjes së seancës së sotme parlamentare. Ndryshe, deputetët nga radhët ... Read More »
Visar Ymeri i nënshtrohet kontrollës para se të hy në Kuvend (Foto)
Tashmë në Kuvend ka arritur edhe lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri i cili është parë tek i nënshtrohet kontrollit tek hyrja . Ngjashëm si Ymeri edhe shumë deputet i janë nënshtruar këtij kontrolli, i cili tashmë është bërë i zakonshëm për shkak të situatës që mbretëron në Kuvend./Indeksonline/ Read More »