Lajmet e fundit

Lajme

Grumbullohen mbi 30 mijë euro për nxënësit dhe studentët në Gjilan

Darka tradicionale e fundvitit është mbajtur mbrëmë në Gjilan, ku është zhvilluar një ankand i shitjes së pikturave por edhe u deklaruan donacione që kapin vlerën mbi 30 mijë euro për bursa për nxënësit dhe studentët. Edhe në këtë fundvit, klubi rotarian “Gjilani”, në bashkëpunim me kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, ka organizuar darkën tradicionale të fundvitit, e cila pati ... Read More »

Japoni, mbahet gara për profesionalistë funeralesh

Në Japoni është duke u mbajtur një panair tre-ditore që tërësisht i kushtohet vetëm shërbimeve funerale. Kompania e funeraleve ‘Life Ending Industry Expo’ ka mirëpritur më shumë se 7,000 vizitorë në ditë, transmeton Gazeta Blic. Panairi është mbajtur në Tokio. Një ndër ngjarjet më të pazakonta ishte gara për ‘nokan’, për ritualin e përgatitjes së trupit për varrim, i cili ... Read More »

Deputetët nesër s’i pret një ditë e gjatë

Për ditën e nesërme është caktuar seanca e radhës plenare në Kuvendin e Kosovës. Sipas agjendës së shpallur në ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohen 28 pika të rendit të ditës, pritet të jetë një nga seancat më të gjata. Kurse në anën tjetër, e tëra mund të zgjas vetëm pak minuta nëse deputetët e opozitës vazhdojnë ... Read More »

Fjalosen togerët e Suharekës

Policia e Kosovës e ka mbajtur larg publikut një incident në mes eporëve të saj në stacionin e policisë në Suharekë. Kallxo.com ka pranuar një raportim në të cilin ndër të tjera përshkruhej një fjalosje në mes dy eprorëve të policisë në këtë stacion. Pas verifikimeve hulumtuesit kanë kuptuar se ngjarja ka ndodhur para një muaji dhe në të ishin ... Read More »

Bosnja në prag të një lufte të re mes serbëve dhe boshnjakëve

Bosnja dhe Hercegovina është futur në një krizë të thellë dhe të rrezikshme e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe mund ta çojë vendin drejt konflikteve të reja, vlerësojnë shumica e mediumeve boshnjake, pas vendimit të autoriteteve në Republika Srpska për ndërprerje të bashkëpunimit me Gjykatën dhe Prokurorinë qendrore dhe Agjencinë Shtetërore për hetime dhe mbrojtje (SIPA). Kriza ... Read More »

Ish-vila e Enver Hoxhës në Durrës, rezulton pronë e Serbisë

Ish-rezidenca qeveritare e Enver Hoxhës në Durrës vijon procesin gjyqësor që prej vitit 1995 se kush është pronar i saj. Pronësinë e vilës e kërkon Shyqyri Kapedani, trashëgimtar i Sulejman Kapedanit, kreut të një familje të pasur të Durrësit, si dhe gjyshi i Admir Kapedanit, i cili në 1995 ishte kryetar i PD-së Durrës dhe zv.ministër. Procesi për marrjen e ... Read More »

Mali i Zi: Blindohet ambasada shqiptare, thirrje kundër Kosovës

Fronti Demokratik në Mal të Zi ka organizuar gjatë mbrëmjes një protestë kundër anëtarësimit të vendit në strukturat e NATO­s Portali “Vijesti” i Malit të Zi ka raportuar se, protestuesit kanë ndezur dhjetë pishtarë dhe kanë thirrur “Nuk e japim Kosovën” dhe “Kosova është zemra e Serbisë” Në tubim ndërkaq, nuk është parë askund flamuri i Malit të Zi, por ... Read More »

Rritja e dukurive negative, thirrje për psikolog nëpër shkolla

Dukurit negative, çdo ditë e më shumë po rriten tek adoleshentët e vendit tonë. Shumë prej tyre që vijojnë mësimet në shkollën fillore, por edhe të mesme kanë filluar pirjen e duhanit,përdorimin e alkoolit, rrahjet në mes vete por ka edhe nga ata që bartin armë në shkollë. Rritja e këtyre dukurive shtonë edhe më shumë nevojën e prezencës së ... Read More »

Zvicra lejon mbajtjen e shamisë në shkolla

Një nxënëse boshnjake nga qyteti St. Margrethen SG mundë të vazhdojë të shkoj me shami në shkollë. Gjykata Federale e ka refuzuar ankesën e shkollës së St. Margerthen me arsyetimin se nuk ka fakte të mjaftueshme për ta ndaluar mbajtjen e shamisë në shkollë të nxënëses 14 vjeçare.  Ajo mundë të vazhdojë të shkojë në shkollë e mbuluar. Ndalimi i ... Read More »

Të gjithë ata që furnizohen nga Badovci, nuk do të kenë ujë sot

Ujësjellësi rajonal “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së përpunimit të ujit Badoc, se sot, do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 09:00-18:00. “Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, për të gjitha zonat që furnizohen nga sistemi i fabrikës së Badocit, ... Read More »