Lajmet e fundit

Lajme

Haradinaj: Do ta pengojmë seancën parlamentare të së hënës

Partitë opozitare nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila është paralajmëruar për të hënën. Pengimin edhe të kësaj seance e ka konfirmuar për KosovaPress kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Ai bëri të ditur se kjo seancë do të kundërshtohet, ndërsa ceku se kundërshtimi mund të jetë në forma ... Read More »

Vetëvendosje :Të sqarohet sulmi në Gorazhdec, si edhe sulmet ndaj shqiptarëve në veri të vendit

Lëvizja Vetëvendosje! përmes një komunikate  për media, ka bërë thirrje që të saqrohet sulmi në Gorazhdec, si dhe  sulmet ndaj shqiptarëve në veri të vendit. Kjo është komunikat e plotë nga VV-ja: As pas dy ditësh prej sulmit të raportuar në fshatin e banuar me shumicë serbe ne Gorazhdec të Pejës, organet e rendit nuk kanë i sqaruar rrethanat e ... Read More »

Edhe Faton Topallit i caktohen 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së 30 ditëve paraburgim edhe ndaj deputetit tjetër të VV’së, Faton Topalli. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i Topallit, Alban Ajvazi. Topalli u arrestua të martën në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pas qëndrimit rreth një muaj në arrati në Zvicër. Ai dyshohet se ... Read More »

Anonymous të premten paralajmëron ta nis luftën kundër ISIS’it

 Një tjetër paralajmërim i Anonymous për të shpërthyer luftën-kibernetike kundër Isis. Kësaj here thirrja e betejës është lënë për të premten. “Ju kërkojmë të na ndihmoni që ta luftojmë Isis. Nuk ka nevojë të jesh pjesë e Anonymous, mund ta bëjnë të gjithë”, ka qenë thirrja e hakerave që përdorën foljen “to troll”, që në zhargonin e internetit do të ... Read More »

Premtimet e realizuara dhe të dështuara të Agim Veliut

Në fushatën elektronale për zgjedhjet lokale në vitin 2013, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, kishte bërë 15 premtime. Deri tani, sipas Institutit GAP, Veliu ka përmbush 33% të premtimeve. Prej tyre, gjashtë janë realizuar 100%, dy nuk janë nisur fare të realizohen, ndërsa të tjerat janë në gjysmë të realizimit raporton Llapi.info. Në fushën e arsimit, Agim Veliu, ... Read More »

Qeveria përndjek opozitarët, lë të lirë të korruptuarit

Lëvizja Vetëvendosje gjatë një konference të mbajtur sot ka vazhduar të akuzoj Qeverinë e Kosovës dhe gjyqësinë e dirigjuar prej saj, për arrestimet dhe përndjekjet e tjera të deputetëve opozitarë, pas arrestimit të deputetëve të opozitës për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti tha se angazhimi i Qeverisë në shtypjen e ... Read More »

Analistët: Mustafa dështoi të tregohet kryeministër i Kosovës

Ikjet masive të qytetarëve që kulmuan në dhjetor të 2014 dhe janar 2015, protesta e 27 janarit kundër Jabvllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës, dështimi për formimin e FAK-ut, lejimi i Thaçit që të jetë aktori kryesor në vendimit që merren, falja e borxheve, mos rritje e pagave, nënshkrimi i marrëveshjeve në Bruksel të cilat më pastaj prodhuan pakënaqësi e ... Read More »

Putin thotë se do të përdorë armë bërthamore kundër ISIS’it

Lufta e Vladimir Putin kundër islamikëve të ISIS po bëhet gjithmonë e më e fortë. Presidenti i Rusisë është zemëruar së tepërmi pas ekzekutimit brutal të 6 rusëve nga Anatoly Zemlyanka, i ashtuquajtur “kasapi i rusëve” ose Xhihadi Xhon i ri. Lideri rus ka shpjeguar në një konferencë për shtyp se raketat Kalibr dhe ato A-101 mund të pajisen në ... Read More »

Abrashi: Mbi 300 vende të reja pune

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha sot në Prishtinë, se mbi 300 vende të reja të punës janë të lira në panairin e hapur në Prishtinë, duke ftuar të rinjtë që të shfrytëzojnë këtë mundësi të mirë për punësim. Ministri Abrashi së bashku me përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe me GIZ-in, sot kanë bërë hapjen ... Read More »

Preteni: Kosova për nga luftimi i korrupsionit, në rang me shtetet afrikane

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka vlerësuar se situata në luftën kundër korrupsionit në Kosovë lë shumë për të dëshiruar. Ai në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit ka theksuar se nuk ka diçka për tu mburrur dhe se sipas tij, Raporti i Progresit si njëri prej raporteve më të besueshme përshkruan situatën aspak të mirë ... Read More »