Lajmet e fundit

Lajme

Jep dorëheqje këshilltari i kryeministrit Mustafa!

Njëri nga këshilltarët e kryeministrit Isa Mustafa, sapo ka dhënë dorëheqje. Bëhet fjalë për Armend Ibrahimin. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Ibrahimi në një postim në Facebook: “Sapo i dorëzova dorëheqjen time Kryeministrit të Kosovës. Duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat gjendemi si shoqëri, jam i bindur se shumë më i rëndësishëm është fati i vendit tonë ... Read More »

KQZ pezullon partinë e Fuad Ramiqit dhe 13 të tjera

Për shkak të disa procedurave që nuk i kanë kryer me kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të pezullojë Lëvizjen Islame Bashkohu, parti kjo e cila udhëhiqet nga Fuad Ramiqi dhe 13 parti të tjera. Përmes një komunikate për media KQZ bënë të ditur se këto parti politike nuk kanë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim ... Read More »

Beogradi kërkon që serbët në Kosovë të kenë njërin nga postet kryesorë

Se a do të jetë kandidati serb për kryetar të Kosovës, varet nga Lista Srpska, por elitën politike në Prishtinë duhet mësuar me idenë se serbët kanë të drejtë për të pasur ndikim të fuqishëm në marrjen e vendimeve në Kosovë dhe se ata nuk mund të jenë vetëm dekor polik që do t’i kontribuojë krijimit të pasqyrës së rreme ... Read More »

Komuna arbëreshe Frascinetos pro binjakëzimit me Fushë-Kosovën e Lipjanin

Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka bërë të ditur se komuna e Frascinetos në Kalabri të Italisë është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për një bashkëpunim më të madh, sidomos në planin ndërkomunal përmes binjakëzimit, kërkesë kjo që ishte shprehur nga Ministrja Tahiri dhe Sekretari i përgjithshëm i MAPL-së gjatë vizitës tyre në Frasncineto në Italisë. ... Read More »

Zhbogar: Kriza aktuale nuk zgjidhet me një takim të vetëm

Kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka vlerësuar lartë takimin e sotëm të liderëve politikë të Kosovës me presidenten Atifete Jahjaga, por ka shtuar se kriza aktuale nuk zgjidhet me një takim të vetëm. “BE-ja e përshëndet takimin e sotëm të liderëve të partive politike të Kosovës me presidenten Atifete Jahajga, të cilët u mblodhën së ... Read More »

Shteti heq dorë nga liberalizimi i vizave

Ministria e Administratës Publike nuk do të merret me zgjidhjen e kontestit pronësor në mes të Avokatit të Popullit dhe Gjykatës Kushtetuese, e që është njëri prej kushteve kryesore për liberalizim të vizave. Plotësimi i këtij kushti tani mbetet në dorë të këtyre dy institucioneve, që nuk po merren veshe për objektin ku do të vendosen që nga viti 2012.Gjykata ... Read More »

Hoti nuk guxon të prekë bosët e SHIK-ut në Dogana

Analistët dhe deputetët opozitarë, të bindur se ministri i Financave është i pafuqishëm për të vënë rregull Brahimaj: Drejtori Rafuna po mundohet të gënjejë opinionin për rezultate në Dogana “Ministri Avdullah Hoti nuk është në pozitë ta shkarkojë askënd që është i lidhur me SHIK-un. Hoti nuk është aq naiv të mos e dijë se çfarë efektesh të dëmshme ka ... Read More »

Mustafa: Opozita të heqë dorë nga dhuna

“Si LDK dhe kryeministër shpreha qëndrimin se vendi i debatit dhe zgjidhjes është Kuvendi i Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas përfundimit të takimit te Presidentja, “Opozita duhet të largohet nga dhuna, nga gazi lotsjellës, nga koktej i molotovit dhe të kthehet dhe të bëhet pjesë konstruktive e zgjidhjes së kësaj çështjeje. Të bëhet pjesë edhe e procesit ... Read More »

Bashkohu edhe ti – 17 shkurt – Protestë gjithëpopullore

Lëvizja VETËVENDOSJE, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën Më 17 shkurt edhe një herë qytetarët e Kosovës do të bashkohen në një protestë mbarëqytetare për t’i treguar shkelësve të Kushtetutës se ka ardhur koha të largohen prej qeverisë e të shpallin zgjedhje të reja. Kjo protestë do të organizohet prej opozitës së bashkuar, si dhe shumë pjesëtarëve ... Read More »

Haradinaj: Opozita më e bashkuar se kurrë, shihemi më 17 shkurt

Kam shprehur shqetësimin tim për këtë gjendje, dështimet në politikën e jashtme, në sistemin gjyqësor, pra një shtet i kapur, ka thënë Haradinaj pas takimit, Opozita është më e bashkuar se kurrë dhe ne po japim kontributin tonë që kjo gjendje të përfundojë. Shihemi me 17 shkurt. Kur është pyetur se a ka lëshuar takimin, ai se “me gjasë e ... Read More »