Lajmet e fundit

Lajme

AAK: Serbia futet në Kosovë edhe përmes telefonisë

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilin udhëzon Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të lëshojë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operim të ndërmarrjet së re ‘MTS’ D.O.O., është vendim i papresedencë në praktikat e mira ndërkombëtare, në të cilin Qeveria udhëzon institucionin përgjegjës për rregullimin e komunikimeve elektronike ta çrregullojnë atë duke ... Read More »

A do të jepte dorëheqje ambasadori britanik, po të ishte në vend të Isa Mustafës?

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka hapur një bisede direkte me qytetarët e Kosovës, vetëm para disa minustash, shkruan Gazeta Blic. Ndër pyetjet e shumta që qytetarët po i bëjnë, ka qenë e pranishme edhe ajo se a do të hiqte dorë nga posti i kryeministrit, pas situatës që po mbizotëron në Kosovë. “Po ti ishit ju kryeminister i ... Read More »

Kuvendi vazhdon “pushimin”, s’ka sinjal për seancë!

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj, që nga përmbyllja e sesionit vjeshtor, Kuvendi i Kosovës, po vazhdon pushimin. Ende nuk ka ndonjë paralajmërim, për mbajtje të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku dhe do të vendoset për datën e mbajtjen së seancës së radhës. Burime brenda Kuvendit, bëjnë të ditur për KosovaPress, se Kryesia e Kuvendit nuk ... Read More »

VV: Kodi telefonik rrezikon sovranitetin e Kosovës

Përveç marrëveshjes për Asociacionin, opozita do të përdorë metodat e njëjta edhe kundër marrëveshjes për Telekomunikacion, që ishte pjesë e pakos së marrëveshjeve të 25 gushtit të vitit 2015-të, mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Sepse, sipas tyre, puna e operatorit të ri serb, në Kosovë, rrezikon sovranitetin e vendit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ... Read More »

ETC mashtron konsumatorët (FOTO)

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga marketët në vend. Qendra Tregtare ETC, duke reklamuar çmimin e një tosti në zbritje, ka bërë të kundërtën. Çmimi i këtij tosti nga 7.49 euro është rritur në 9.99 euro. Edhe përkundër kësaj ky çmim është proklamuar kinse si zbritje. Read More »

Princi arab e pret Jahjagën

Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës i Abu Dhabit njëherit zëvendës komandant Suprem i Forcave të Armatosura në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga e  cili po merr pjesë në aktivitetin “Java e Qendrueshmërisë” në  Abu Dhabi. Në takim u diskutuan mënyrat për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe miqësore dhe ... Read More »

UP-ja në zgjedhje të përgjithshme dhe të parakohshme

Nesër fillon procesi zgjedhor në UP. Rektori i ri pritet të zgjidhet brenda 90 ditëve. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të nisë këtë javë procesin zgjedhor për t’i dhënë fund një krize dhe bllokade që e kishte kapluar këtë institucion të arsimit të lartë gjatë tërë vitit të kaluar. Vendimi që UP të shkojë në zgjedhje është marrë vitin ... Read More »

Franca shpall “gjendje emergjente sociale dhe ekonomike”

Presidenti i Francës, François Hollande, sot ka shpallur atë që e ka quajtur “gjendje emergjente sociale dhe ekonomike” dhe ka shprehur përkushtim për ridefinimin e modelit biznesor francez. Hollande, po ashtu, e ka shpallur një plan në vlerë prej 2 miliardë eurosh, për stimulimin e punësimit dhe ecjes hap-pas-hapi me ekonominë botërore, e cila po lëvizë shpejt. Por këto masa, ... Read More »

I riu shqiptar- ambasadorit britanik: A bën të mos flasësh serbisht – dhe ja përgjigja

Në bashkëbisedimin që ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell ka zhvilluar sot me me qytetarë në Facebook, ndër pyetjet e shumta që ka marrë, një ishte “A bën mos me fol serbisht?”, pasi ambasadori në fillim të bisedës ndjekësve të tij në rrjetin social i ishte drejtaur në anglisht, shqip dhe serbisht. Pas kësaj pyetje të drejtuar nga një i ... Read More »

KMDLNJ kërkon që Sami Lushtaku t’i kthehet trajtimit shëndetësor

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë është informuar për rastin e Sami Lushtakut , i dënuar dhe në vuajtje të dënimit në Burgun për Siguri të Lartë në Dyz të cilit i është ndërprerë shërimi në QKUK dy ditë pas qëndrimit aty. KMDLNJ thotë se i dënuari Sami Lushtaku është hospitalizuar për shkak ... Read More »