Lajmet e fundit

Lajme

Në axhendën e samitit të G20-s edhe lufta kundër terrorizmit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi prej udhëheqësve botërorë gjatë së shtunës, që ta prioritizonin luftën kundër terrorizmit teksa do të mblidhen për një samit në jugperëndim të Turqisë, duke thënë se sulmet e Parisit të marra përsipër nga Shtetit Islamik treguan se koha për fjalë tashmë ka përfunduar. Gjakderdhja më e rëndë në Francë që prej fundit të Luftës ... Read More »

Obama, në Turqi me bindjen se Franca do të hakmerret ndaj ISIS

Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti në Turqi në orët e para të kësaj të diele, ku do të zhvillohen punimet e samitit të udhëheqësve botërorë, që ndryshe nga herët e kaluara ka marrë një sens urgjence për shkak të sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Paris, që vendosin në krye të axhenës luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Obama, i cili i ... Read More »

Demarkacioni me Malin e Zi ishte harruar po të mos reagonte opozita me mjete jo të kënaqshme

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi iu ka drejtuar me një letër publike kryetarit të komisionit qeveritar për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Mehës, ku i ka rekomanduar të jap dorëheqje të pa revokueshme për shkak se nuk ka ofruar argumente. Ai ka shkruar se sikur mos të ishte reagimi i opozitës së bashkuar edhe me mjete jo ... Read More »

Gjermania rrit masat e sigurisë, De Maiziere paralajmëron se shumë ekstemistë mund të jenë në arrati

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ka deklaruar  pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris, shumë ektremistë mund të jenë në arrati në Gjermani. Ai ka theksuar se autoritet gjermane kanë rritur masat e sigurisë në vende publike, si dhe në stacione të trenit, transmeton Gazeta Blic. De Maiziere gjithashtu ka konfirmuar se policia gjermane ka kontaktuar me autoritetet franceze pas ... Read More »

Ja nga cilat shtete janë viktimat e vrara në Paris!

E përditshmja e njohur Britanike “The Guardian” duke u thirrur në burime të AP-së, njofton që viktimat e deritashme të identifikuara nga organet policore franceze vijnë nga 15 shtete të botës.  Kështu, sipas të dhënave të deritashme, nga 129 të vrarët fjala është për shtetas nga Algjeria, Belgjika, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Kili, Meksiko, Maroko, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia, ... Read More »

Milo: MPJ-ja të nxjerrë mësime nga mospranimi në UNESCO

Mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka arsye, përgjegjësi e mangësi që duhen analizuar, ka thënë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo. Sipas tij, përgjegjësia për dështimin, në radhë të parë, bie mbi institucionet e Kosovës, në radhë të dytë mbi Qeverinë e Shqipërisë e, në radhë të tretë, mbi partnerët ndërkombëtarë. Diplomati shqiptar, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ... Read More »

Pse Kadri Veseli nuk ua dërgoi deputetëve, kërkesën e presidentes për Asociacionin për 1 javë?! (DOKUMENT)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përkundër asaj që Gjykata Kushtetuese i kërkoi më datë 5 nëntor që kërkesën e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga për Asociacionin e Komunave Serbe, t’ua dorëzoj të gjithë deputetëve, kryeministrit dhe Avokatit të popullit, në mënyrë që këta të fundit të japin komentet e tyre për këtë çështje, ai këtë e zvarriti për ... Read More »

Eksperti i sigurisë: Shqipëria pre e lehtë e terrorizmit, masa zero për parandalimin e sulmeve

Masat e Shqipërisë për të parandaluar apo përballuar sulme terroriste si ai në Francë, janë pothuajse inekzistente. Ndonëse me dhjetëra shqiptarë janë bërë pjesë e Shtetit Islamik dhe ka pasur disa kërcënime për sulme ndaj vendit tonë, sipas ekspertëve, sërish masat janë minimale.  I pyetur nga gazeta “SOT”, Arjan Dyrmishi, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë, pranë Institutit për ... Read More »

Rrëfimi i australiani dhe djalit të tij: Sulmuesit flisnin një frëngjishte perfekte!

John Leader nga Australia, bashkë me djalin e tij 12-vjeçar, ishin brenda teatrit Bataclan në Paris, të premten mbrëma. Leader thotë se në fillim mendoi se të shtënat ishin fishekzjarre. Kurse, disa momente më vonë, “të gjithë e panë veten të shtrirë për toke”. “Kur e ngrita kokën për ta hetuar se çfarë po ndodhte, pashë dy sulmuesit”. Australiani dhe ... Read More »

Sot marshi përkujtimor dhe protestues për viktimat në trafik

Sot edhe në Kosovë shënohet Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, ku me një marsh do të kujtohen 112 jetërat e humbura, por edhe për të protestuar dhe thirrur për siguri më të madhe në rrugë. Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ... Read More »