Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur besimin se nuk do të ketë deputetë në Kuvend që do ta kundërshtojnë miratimin e MSA’së Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje nuk është dhuratë, por është meritë e institucioneve të Kosovës. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk i adresohet vetëm një pjese, por të gjithë Kosovës. Thaci ka shtuar se Kuvendi nuk është ... Read More »
Lajme
Isa Mustafa: Po fillon europianizimi i Kosovës
Kryeministri Mustafa së bashku me Ministrin e Integrimeve Europiane të Kosovës Bekim Çollaku dhe Zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi në një konferencë për media, ka folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, që u nënshkrua dje në Strasbourg Sipas Mustafës, dita e nënshkrimit të MSA’së është dita më e rëndësishme pas pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, më meritorët për këtë janë qytetarët e ... Read More »
Çollaku: Në vitin 2016 hiqen vizat
Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku është shprehur i sigurt se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm. Çollaku tha se brenda muajit do të marrin rekomandimin për liberalizim por edhe nëse shtyhet ky rekomandim për një muaj Çollaku tha se në vitin 2016, kosovarët do të udhëtojnë pa viza në Evropë. Read More »
Petrit Zogaj: Dërgimi i Vetëvendosjes në Kushtetuese, çmenduria e radhës e pushtetit!
Drejtori i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj ka reaguar pas raportimit të një portali se disa deputetë të pushtetit kanë ndërmarrë iniciativën që ta dërgojnë para Gjykatës Kushtetuese Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak se kjo parti qenka ekstremiste. Zogaj ka theksuar se kjo është çmenduria e radhës e deputetëve. Ky është shënimi i tij i plotë: Sic po shkruan nje portal, disa ... Read More »
Deputetët e pushtetit, me nismë ligjore për ta shpallur Vetëvendosjen të jashtëligjshme
Një grup i deputetëve të koalicionit qeveritar po bëhen gati për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese një rast të veçantë: Një kërkesë për ta nxjerrë të jashtëligjshme Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar atë si organizatë anti-kushtetuese, anti-demokratike dhe nxitëse të dhunës e urrejtjes. Indeksonline mëson se kjo nismë që po pritet të ndërmerret prej disa deputetëve të koalicionit qeveritar, përfshinë ... Read More »
Opozita nesër nuk do ta bllokojë Kuvendin
Opozita do të marr pjesë në seancën parlamentare në të cilën deputetëve të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohet presidenti austriak, Heinz Fischer. Tre liderët e partive opozitare, VV-AAK-NISMA, janë pajtuar që deputetët e tyre të shkojnë në këtë seancë, edhe pse tash e disa javë e kanë bllokuar punën në Kuvend. Po jo vetëm këtë seancë opozita do të ... Read More »
Nesër seancë solemne për presidentin austriak
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbaj seancë solemne ku deputetëve do t’u drejtohet presidenti i Austrisë Heinz Fischer. Seanca do të mbahet në orën 09:30. Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Blerim Latifi tha se mbledhja ishte për ta formalizuar këtë seancë derisa ka shprehur besimin se në seancë do të marr pjesë edhe opozita Read More »
Nexhat Çoçaj paralajmëron Gjykatën se do t’i sjellë 1,200 dëshmitarë
U zhvillua sot në Prizren seanca e gjykimit ndaj drejtorit të Arsimit dhe dy mësimdhënësve që akuzohen për keqpërdorim të manifestimit “Java e Remzi Ademajt”. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Mehdi Sefa, asnjëri nga të akuzuarit nuk pranoi fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohen. Në fjalën hyrëse prokurori Sefa përmendi provat kyçe mbi të cilat ... Read More »
Prizreni publikoi listat e përfituesve për falje borxhesh
Zyra e përhershme e tatimit në pronë, e cila funksionon në kuadër të Drejtorisë së Ekonomisë në Prizren, ka publikuar listën e personave fizikë dhe juridikë, të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike për tatimin në pronë për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, bazuar në Ligjin e faljes së borxheve publike. Javë më parë qeveria lokale ... Read More »
ATK ia prezanton hulumtimin vetes, nxjerr mediat jashtë
Administrata Tatimore e Kosovës ftesën ua dërgoi të gjitha mediave që t`ua prezantojë rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2015 lidhur me shërbimet e ATK-së, si dhe prezantimi i punës së Zyrës për Gjoba dhe ndëshkime Administrative dhe sfidave në të ardhmen. Mirëpo, mediat u larguan nga salla ku po bëhej ky prezantim, në momentin kur përfunduan fjalimet nga ... Read More »