Lajmet e fundit

Lajme

Qindra mijëra euro për firmen e asamblistit të PDK-së

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se firma private që furnizon me naftë Komunën e Skenderajt është në pronësi të Musaj e Hajdar Hajdarit. I pari është asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal në Skenderaj, ndërsa i dyti mbante këtë pozitë para vitit 2007. Musaj Hajdari, ligjvënës lokal i PDK-së në Skenderaj është edhe bashkëpronar në “Alfa Trade”, një kompani ... Read More »

Abdixhiku: Për lajmet e mira, si puna e MSA-së, duhet gëzuar të gjithë

Njohësi i çështjeve politike, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth nënshkrimit të Marrëveshjes së fundit, e cila u nënshkrua nga Kryeministri Mustafa, raporton GazetaBlic.com. Ai ka thënë se arritjeve të Kosovës duhen gëzuar të gjithë, pa marrë parasysh orintimin partiak. Sipas tij, ata që nuk e pranojnë këtë marrëveshje pa i gjetur një të keqe, duken ‘patetikë’. Ja postimi i tij ... Read More »

Krasniqi: MSA-ja, rrena e ditës nga pozitarët

Ish-Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në një postim në Facebook në ka reaguar ndaj nënshkrimit të MSA-së duke akuzuar partitë në pushtet për mashtrime. “Po na thonë përralla pozitarët: “Po trajtohemi si shtetet tjera”?! Kjo është rrena e ditës!” ka shkruar Krasniqi. Ja postimi i plotë: LUM SI NA PËR TA! “Gjuha politike është e tillë që t’i bëjë gënjeshtrat të tingëllojnë ... Read More »

Gashi: AAK-ja në mbështetje të MSA-së

Anëtari i Kryesisë së AAK-së Bahri Gashi, vlerëson se nënshkrimi i MSA –së me Kosovën është e arritur në rrugën euroatlantike për Kosovën. “Nënshkrimi i MSA –së me Kosovën është e arritur në rrugën euroatlantike për Kosovën. Mbështjeta e AAK-së për MSA-në e plotë dhe për UNESCO-n, është koherencë në politikat tona për koncensues nacional ndaj të arriturave të Kosovës ... Read More »

Thaçi: Dalëngadalë po përmbushim qëllimet tona, faleminderit SHBA e BE

Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi iu ka gëzuar lajmit për nënshkrimin e MSA-së ndërmjet Kosovës e BE-së. Në Facebook, Ministri i Jashtëm ka shkruar: “Planet tona po realizohen . Një nga një. U nënshkrua MSA, hapi i parë formal drejt anëtarësimit në familjen evropiane.” “Po punojmë çdo orë dhe çdo ditë për UNESCO, ndërsa pos liberalizimit ... Read More »

Mbahet seanca e parë dëgjimore në Beograd për masakrën e Tërnjes

Pas tri shtyrjeve të seancave që kanë qenë të parapara të mbahen në muajt maj, korrik dhe shtator, sot është zhvilluar seanca e parë dëgjimore e dëshmitarëve kundër të akuzuarve të ushtrisë jugosllave Pavle Gavriloviq dhe Rajko Kozlin. Gavriloviq dhe Kozlin akuzohen për vrasjen e 27 civilëve në fshatin Tërnje me 25.03.1999. Seanca ka nisur në orën 9:30 në Gjykatën ... Read More »

Hiqet “roamingu” për Europë

Shfuqizimi i shërbimit “roaming” për përdorimin e internetit, telefonave apo mesazheve brenda shteteve të Unionit, u miratua më në fund nga Parlamenti Europian, pas marrëveshjes së arritur më herët në muajin qershor Pas shumë kontestimesh, anëtarët e Parlamentit duan që të shmangin atë që konsiderohet si “mankthi i personave”, të cilët kur ktheheshin në shtëpitë e tyre pas udhëtimeve jashtë ... Read More »

Thaçi për MSA-në: Planet tona po realizohen një nga një

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar edhe tri procese tjera, pos liberalizimit të vizave, të cilat do ti përmbush Kosova gjatë rrugës së saj integruese në BE. Këtë zëvendëskryeministri Thaçi e ka bërë të ditur pas nënshkrimit të MSA’së. Ai ka treguar se po punon fuqishëm edhe për pranim në UNESCO që pritet të ndodhë në pjesën e parë të ... Read More »

prononcohet në lidhje me MSA-në

Komiteti për Politikë të Jashtme i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një komunikate për medie thekson se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim e Kosovës me BE-në ka vetëm vlerë simbolike, meqë “në nenin 13 kjo marrëveshje e vendos Kosovën në një marrëdhënie ndërvarësie me Serbinë dhe kërkesat e saj për brenda Kosovës”. Në vazhdim po e sjellim të plotë komunikatën e këtij ... Read More »

Visar Ymeri: S’do të jetë e largët dita kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli do të gjykohen për vjedhjen e shkatërrimin e vendit

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar ndaj deklaratës së Hashim Thaçit, i cili ka thënë se deputetëve të opozitës duhet t’u bëhet testi i alkoolit, para se ata të hyjnë në Kuvend. Ymeri në një shënim në Facebook ka theksuar se nuk do të jetë e largët dita, kur siç ka thënë ai, dy kapësit e pushtetit në Kosovë, ... Read More »