Lajmet e fundit

Lajme

Aksident zingjiror afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Një aksident trafiku sot ka ndodhur afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Në këtë aksident të përfshira janë katër vetura, raporton lajmi.net. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Read More »

Kjo është porosia e zëvendësministrit të Haradinajt për Erdoganin

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka zgjedhur një fjalë të urtë popullore për të reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku përfshihen deklaratat e Presidentit turk, Tayip Erdogan për Haradinajn, dhe kritikat e tij për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe Shefit të Intelegjencës, pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq. Ai shkruan në Facebook: Kur miku ... Read More »

“Zgjedhjet, të pashmangshme”

Pas situatës së fundit të krijuar, ku Lista Serbe u largua përfundimisht nga Qeveria, funksionimi i koalicionit qeverisës nuk do të jetë aspak i lehtë. Kështu së paku konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Megjithatë, përfaqësues të pushtetit shprehen të vendosur se largimi i Listës Serbe nuk do ta vështirësojë punën ... Read More »

Malazezët kritikojnë Erdoganin, i dalin në mbrojtje Haradinajt

Shoqata e Malazezëzve të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj, pas lirimit nga detyra të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi. që ndodhi pas deportimit të gjashtë shtetasve turq. “Kërcënimet dhe fyerjet që Presidenti turk i dërgoi Kryeministrit të Kosovës treguan fytyrën e vërtetë të ... Read More »

Emrat e anëtarëve të bordit të ri të Telekomit

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur emrat e bordit të ri të Telekomit të Kosovës. Ai ka thënë se në Qeveri janë dërguar gjashtë emra, raporton Indeksonline. “Besa Shatri, Skënder Hoti, Osman Ejupi, Sead Ujkani, Suzana Andjelkovic, Filip krasniqi janë emrat e bordit. Sa janë politik s’mund të them, por ju siguroj që procesi ka qenë i mirëfilltë. Në tavolinë ... Read More »

Qeveria synon që për 18 ditë t’i përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministrja për Integrime Evropiane Dhurata Hoxha, ka njoftuar për datën kur Kosova do ta pranojë raportin nga Komisioni Evropian lidhur me ecurinë e Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave, raporton Insajderi. Hoxha ka shpjeguar para kabinetit të Qeverisë dhe para kryeministrit se 17 prilli do të jetë data kur Kosova do ta pranojë ... Read More »

Haradinaj për Vuçiq: Mund të vije në Kosovë kur të dëshiroj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për ndikimin e Rusisë në Kosovë dhe arrestimin e Gjuriqit. Ai gjatë një konference ka thënë se nuk e di me kë ka folur Vucicin të hënën në telefon për Gjuriqin, raporton Indeksonline. Ky është fjalimi i Haradinajt: Unë tërë ditën kam komunikuar vetëm me Jevtiqin dhe ne kemi kërkuar që të ketë mirëkuptim edhe ... Read More »

Hoxhaj, Listës serbe: Mos u bëni vegël e Beogradit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e sotme të qeverisë i është përgjigjur deklaratave të zëvendëskryeministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic, i cili është ankuar për ngjarjet e së hënës. Hoxhaj i bëri thirrje Listës Serbe të mos mbetet vegël e politikës së Beogradit.Hoxhaj tha se Kosova ka një sistem kushtetues dhe rend juridik i cili duhet ... Read More »

Haradinaj: Aksioni i policisë të hënën nuk ishte kundër serbëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka përshëndetur ardhjen e Dalibor Jevtiqit nga Lista Serbe në këtë mbledhje, duke shtuar që kjo është një sinjal se problemet duhet zgjidhur me dialog. Haradinaj shtoi se Qeveria është e interesuar që të hetojë atë se çfarë ka ndodhur të hënën, dhe se aksioni i asaj dite nuk ... Read More »

Në ora 13:00 seanca ndaj deputetëve të VV-së që hedhen gaz

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes do të mbahet sot në ora 13:00. Deputetët e VV-së që janë ndaluar për hedhje të gazit në Kuvend, do të paraqiten para trupit gjykues në seancën e sotme. Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Shtatë deputetëve të ... Read More »