Forcat afgane sulmuan një tubim të talibanëve në provincën Kunduz, duke shkaktuar dhjetëra viktima. Abdul Hameed Hameedi, zyrtar i policisë lokale, tha se sulmi në qarkun Dasht-i Arçi ka vrarë së paku 15 talibanë dhe ka plagosur dhjetë të tjerë. Një përfaqësues i këshillit të talibanëve tha se në mesin e të vrarëve ka edhe civilë, por nuk dha më ... Read More »
Lajme
Arratiset prishtinasi pasi e rrah vëllain
Në Prishtinë i dyshuari mashkull, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendjet në arrati. Read More »
Malishevë, arrestohen tre persona për sulm fizik
Në mbrëmjen e së hënës në Malishevë janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshjeje familjare kanë sulmuar fizikisht një person. Sipas njoftimit të policisë, i sulmuari ka pësuar lëndim trupor, ku fillimisht trajtimin e ka marrë në QKMF-Malishevë dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit u ... Read More »
Arrestohet shqiptari, dyqanin e mishit e kishte kthyer në sportel droge
Një shqiptar është arrestuar në aeroportin e Xhenovas sapo ka zbritur nga avioni pasi ai ishte shpallur në kërkim pas një vendimi gjykate të Savonas për trafik droge. Operacion i policisë italiane i koduar “Tender meat”, ka çuar në pranga një 33 vjeçar shqiptar i konsideruar si një nga furnizuesit e drogës në pjesën perëndimore të Ligurias. Ai bashkë me ... Read More »
Shqipëri, opozita kalon në mosbindje civile
Opozita e Bashkuar e Shqipërisë ka mbajtur mbrëmë një mbledhje ku ka marrë vendim unanim se mosbindja civile është e vetmja formë proteste kundër Qeverisë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dy krerët e partive opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u kanë bërë thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët dhe të mos paguajnë taksën prej 5 eurosh ... Read More »
Rusia i përgjigjet Serbisë në lidhje me arrestimin e Gjuriqit
Ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov, në një përgjigje ndaj homologut të tij serb, Ivica Daçiq, ka qartësuar edhe njëherë qëndrimin e vendit të tij karshi Kosovës dhe ngjarjeve të fundit në veri të vendit. Pas arrestimit në Kosovë të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ministri i jashtëm serb u kishte dërguar letër ... Read More »
“Shpejt do ta rrëzojmë Qeverinë Haradinaj”
Lidhja Demokratike e Kosovës po punon që ta rrëzojë shumë shpejt qeverinë aktuale të vendit. Kështu ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Naser Rugova. “Lidhja Demokratike e Kosovës, si grupi më i madh politik në Kuvendin e Kosovës, është duke i bërë përgatitjet e nevojshme, konform kushtetutës dhe ligjeve, që këtë qeveri ta dërgojë në ... Read More »
Daçiq konfirmon se Serbia merr pjesë në Samitin e Sofjes, frikësohet nga alibia për njohjen e Kosovës
Serbia do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes. Kështu ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq. Por ky i fundit po frikësohet nga alibia që sipas tij mund të krijohet se Serbia mund ta njohë Kosovën. Daçiq thotë se për këtë arsye, ata do ta analizojnë mirë situatën. “Për momentin sigurisht se Serbia do të marrë pjesë në ... Read More »
Kina po i tregon Amerikës se do t’i shkojë deri në fund kërcënimeve
Kjo është lëvizja më e fundit e tensioneve të krijuara mes dy ekonomive më të mëdha në botë, që ekspertët druajnë se mund të kthehet në luftë tregtare. Qeveria kineze tha se tarifat e vendosura mbi 3 miliardë mallra amerikane do të vihen në zbatim këtë të hënë, duke prekur 128 produkte në total, që nga mishi i derrit, produkte ... Read More »
Polici qëllon me pistoletë në gjoks shqiptarin
Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali nga një karabinier. Siç raportojnë mediat lokale ngjarja ndodhi në autostradën “A2” në Salerno. Një efektiv i stacionit në Battipaglia, ishte duke ndjekur me makinë një makinë tip “Fiat Croma” me në bord tre persona. Makina ishte e sinjalizuar si e vjedhur. Në një moment, 3 personat në Fiat braktisin mjetin ... Read More »