Lajmet e fundit

Lajme

Ilir Deda: Nuk isha në dijeni që do të hedhet gaz lotsjellës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka vazhduar të mbroj qëndrimet e tij se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, nuk është në rregull. Deputeti Deda, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, se ai sot në mëngjes nuk ka qenë prezent në mbledhjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. “Nuk kam qenë në dijeni që do të ... Read More »

Vetëvendosje mobilizohet para Kuvendit (Foto)

Aktivistë të Vetëvendosjes janë mbledhur para hyrjes kryesore të Kuvendit, prej ku edhe i vizituan disa nga deputetët e opozitës. Janë afër 200 aktivistë të cilët për momentin janë duke qëndruar në qetësi para grillave të hyrjes së Kuvendit. Read More »

Edhe Shpend Ahmeti në protestë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ndërprerë seancën e asamblesë se Kuvendit të Prishtinës për të dal në protestë. Ai ka  thënë se opozita si asnjëherë me parë edhe unifikues në qëndrimet e saj për t’i kundërshtuar këto marrëveshje. / Zëri/ Read More »

Limaj: Nuk ka seancë pa ne (Foto)

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj pasi ka dalë nga Kuvendi ka folur për mediet dhe qytetarët që janë mbledhur para Kuvendit. Ai ka thënë se nuk do të mund të ketë seancë pa ne. “Nuk do të ketë seancë të Kuvendit pa ne. Është mirë që pozita të reflektojë dhe ta kuptojë këtë më shpejtë. E çka duhet të bëjnë ... Read More »

Një muaj paraburgim për Ylli Hoxhën dhe tre aktivistë tjerë

Gjykata ka vendosur nga 30 ditë paraburgim për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Ylli Hoxha, Uran Hasani, Arbër Kaqorraj dhe Armend Loshaj. Këta katër janë arrestuar mbrëmjen e së hënës pas protestave të dhunshme të aktivistëve të opozitës të cilët kanë sulmuar policinë pasi ishte arrestuar deputeti Albin Kurti. Read More »

Haradinaj: Situata nuk mund të zgjidhet me mjete policore

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se situate politike e krijuar në Kosovë është tepër serioze dhe nuk mund të zgjidhet me mjete policore e as me këmbëngulësinë e pushtetarëve për t’i ikur përgjegjësisë për marrëveshjet në Bruksel. Lexoni të plotë postimin e tij: Është i pakuptimtë ky insistim që me çdo kusht të ... Read More »

Konjufca: Policia na ndihmoi ta fusim gazin në Kuvend

Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se gazin e kanë futur në Kuvend më herët, dhe për këtë janë ndihmuar nga Policia e Kosovës, raporton Indeksonline. “Gazin e kemi futur më herët në Kuvend. Na ka ndihmuar Policia, ata na kanë furnizuar, pasi edhe ata e dinë se me këto marrëveshje po dëmtohet Kosova”, ka thënë ... Read More »

Fillon patrullimi me helikopter mbi Prishtinë (foto)

Përveç nga toka, janë marrë masa të rrepta sigurie edhe nga ajri në Prishtinë. Një helikopter ushtarak është parë duke patrulluar mbi Prishtinë, pak qaste pasi në Kuvendin e Kosovës u hodh gaz lotsjellës. Patrullimi, konsiston me kontrollin e gjithë zonës në Prishtinë. Read More »

Selimi: Nuk ka kushte për normalizimin e rrethanave

Në një deklarim për media, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është shprehur se opozita nuk do të dorëzohet. “Derisa të thehet prapa Zajednica, ne nuk do të kthehemi prapa”. “Nuk ka kushte për normalizimin e rrethanave”. Ai është shprehur se përderisa gjendja e Kosovës të jetë e tillë, atëherë kthimi në normalitet nuk është i mundur. “Protesta po ... Read More »

Ramushi i lënduar (Foto)

Gazi lotsjellës i hedhur nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi ka lënë të lënduar liderin e saj Ramush Haradinaj. Haradinaj është fotografuar duke fshirë sytë pasi që gazi si duke e ka bërë të derdhë lot. Megjithatë Haradinaj po qëndrojnë në sallën e Kuvendit dhe nuk është larguar për trajtim mejksorë./Zeri/ Read More »