Vazhdojnë vlerësimet për Gianni De Biasi-n. Pas çmimeve të marra në Shqipëri dhe në Itali, falë suksesit historik me kualifikimin e Kombëtares në Euro 2016, tekniku kuqezi është përfshirë në garën për çmimin “Trajneri i Vitit” nga e përditshmja prestigjoze “Gazzetta Dello Sport”. De Biasi është përfshirë mes 10 kandidatëve të Gazzetta Sports Aëards, me motivacionin pikërisht për arritjen e ... Read More »
Sport
Fiton Lazio i Etrit Berishës, barazon Baseli i shqiptarëve (Video)
Lazio ka mposhtur Dnipron me rezultat 3:1 duke u kualifikuar si lider më tej në Europa Ligë, derisa në anën tjetër Baseli i shqiptarëve ka barazuar 2:2 me Fiorentinën, por që kalojnë më tej si lider i grupit I. Golat per Lazion i shenuan Antonio Candreva, Marco Parolo dhe Filip Djordjevic, derisa për mysafirët shënoi Bruno Vilela Gama. Në këtë ndeshje mbrojti nga minuta e ... Read More »
Plotë 35 milionë euro për futbollistin “anonim”
Tek Inter po vazhdojnë të fërkojnë duart për një manovër të rëndësishme si shitja e Mateo Kovacic te Reali i Madridit. Plotë 35 milionë euro pagoi klubi spanjoll për talentin që nuk ka shpërthyer asnjëherë dhe po kaq dyshime kanë tifozët “merengues” se kroati do të ngrihet vërtet në nivelin e fanellës, me të cilën u prezantua me bujë nga ... Read More »
Drogba: Ky ekip do të bëhet kampion në Angli
Didier Drogba e ka favorizuar Arsenalin për tu shpallur kampion në Angli. Drogba është shprehur i zhgënjyer që Chelsea nuk ka gjasa për titull, ndërsa e ka përzgjedhur Arsenalin si favoritin e tij kryesor. “Mendoj që Manchester City do të jenë të forë, por fatkeqësisht Chelsea janë shumë larg”, tha ai për Sky Sports. “Kështu do ta zgjedhë mikun tim ... Read More »
Ramos mungon në tetë ndeshje
Sergio Ramos pritet të mungojë në tetë ndeshjet e radhës për Real Madridin. Goal raporton se Ramos nuk do të luajë për Real Madridin deri në fund të dhjetorit. Ai nuk do të paraqitet në ndeshjet ndaj Shakhtar Donetsk, Eibar, Cadiz, Getafe, Malmo, Villarreal, Cadiz dhe Rayo Vallecano. Mbrojtësi e përsëriti lëndimin e krahut në ndeshjen ndaj Sevillas, ndërsa ka ... Read More »
Gerrard kritikon dhe këshillon Benitezin
Legjenda angleze ka kërkuar nga Rafa Benitezi që të përmirësoj raportet me skuadrën, nëse do që të ketë sukses. Steven Gerrard ka këshilluar Rafa Benitezin që të përshtatet me lojtarët e Real Madridit. Strategu spanjoll ka dështuar të ketë raporte të mira me shefat e zhveshtores së Los Blancos, gjë që ka çuar në disa shpërthime. Veçmas pas debaklit nga ... Read More »
Barcelona e sigurt se Neymar do të vazhdojë kontratën
Ka kohë që Neymar është në bisedime me Barcelonën rreth kontratës së re dhe zyrtarë të klubit katalanas janë të sigurt se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt. Neymar ka qenë futbollisti kryesor Barcelonës në këtë sezon ku edhe ka realizuar 12 gola në 11 paraqitje në La Liga. Braziliani me këtë formë ka bindur drejtuesit e Barcelonës, që të ... Read More »
Golat më të bukur të Ligës së Kampionëve (Video)
Në përgatitje për ndeshjet e sontme të Ligës së Kampionëve do të shohim disa nga golat më të mirë të shënuar në këtë garë. George Weah, në përballjen Paris Saint Germain – Bayern Munchen, në nëntor të vitit 1994. Read More »
Në Gjakovë inaugurohet palestra sportive dhe fusha e futbollit (Foto)
Në Gjakovë sot është bërë përurimi i renovimit të palestrës së sporteve “Shani Nushi”, si dhe i fushës së futbollit në hapësirat e jashtme të palestrës, e cila është bërë me investime dhe mbështetje të Bashkimit Evropian dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni ishin prezent kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, ... Read More »
Pas ‘bombardimeve’ të portave në Turqi, Meha shpërthen ndaj De Biasit (Video)
Mesfushori shqiptar, Alban Meha ka qenë protagonist absolut në fitoren e ekipit të tij Konyaspor ditën e djeshme. Lojtari kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer, por pavarësisht kësaj ai është lënë në haresë nga trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Meha shprehet i pakënaqur për këtë situatë dhe ia lë topin në derë ... Read More »