Lajmet e fundit

Sport

Bale lavdëron Ronaldo-n

Gareth Bale ka shprehur admirim për bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo, duke pretenduar se është krenar që luan përkrah tij dhe së bashku do të jenë fantastik. Ronaldo ka qenë në formë të shkëlqyeshme këtë sezon, ku në fundjavë realizoi hat-trick kundër Real Sociedad-it duke arritur shifrën prej 24 golave në vetëm 17 ndeshje në të gjitha garat. “Cristiano është ... Read More »

Neymar zëvendëson Messi-n

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se Neymar është i aftë ta mbulojë zbrazëtirën e lënë nga Lionel Messi. Argjentinasi do të qëndrojë rreth dy muaj jashtë fushe për shkak të një lëndimi, dhe tashmë janë ngritur dyshime për qëndrueshmërinë e Blaugrana-ve. Por, Alves mendon se ata nuk do të kenë probleme dhe se Neymar do të bëjë që të ... Read More »

Messi futbollisti që vrapon më së shumti në botë!

Muskujt e Messit kanë nevoj për pushim! Ky është definicioni kryesor i disa mjekëve argjentinas. Lojtari më i mirë në botë edhe ashtu ka pasur nevojë të pushoj për së paku 2 muaj. Sipas një përlllogaritje, Lionel Messi është futbollisti që ka harxhuar më së shumti energji në vitet e fundit. Nëse llogariten ndeshjet, vrapimet e tij, udhëtimet e tij ... Read More »

10 presidentët më të pasur të futbollit

Futbolli është shndërruar vitet e fundit në një treg që po tërheq gjithmonë e më shumë pas vetes njerëz shumë të pasur e të pushtetshëm.  Pas mbërritjes së miliarderit rus Roman Abramovich në krye të Chelsea-t shumë personazhe të tjerë të botës së biznesit kanë blerë klube të ndryshme në Europë dhe jo vetëm, si për shembull: Queens Park Rangers, ... Read More »

A ka më të fortë se Ronaldo? Shifrat thonë ‘JO’

Seria e golave të Cristiano Ronaldos nuk ka fund. Pas tregolëshit të shënuar ndaj Real Sociedadit, ylli portugez ka arritur në kuotën e 24 golave në total këtë sezon – 16 në La Liga dhe 8 në Ligën e Kampionëve, respektivisht 62 gola në vitin 2013. CR7 është favorit për ta fituar çmimin ‘Pichichi’, ku e ka për kundërshtar serioz ... Read More »

Cristiano Ronaldo, “mysafiri” i frikshëm

Nga 222 golat e realizuar në katër sezonet me Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka shënuar plot 100 herë në ndeshjet si udhëtues. Vetëm legjenda madrilene Raul Gonzalez Blanco numëron më tepër, 117, dhe ky rekord u vendos brenda 16 sezoneve. Ylli portugez është i dyti edhe me përqindjen e golave të realizuar si mysafir, 45%, prapa brazilianit Ronaldo me 48% ... Read More »

Shqiptarja përfaqëson Danimarkën në Karate Championship

Karateistja shqiptare, Edita Ademi, kampione e dyfishtë evropiane në karate për moshat e reja (17vjeç, -55kg) në stilin “Knock-down”, më 16 nëntor të këtij viti do të marrë pjesë në “European Shinkyokushin karate Championship – U22”, që do të mbahet në “Arena Antonio Alexe” në qytetin rumun Oradea. Ajo do të përfaqësojë Danimarkën. Ademi ka njoftuar për “Lajm” se në ... Read More »

Drita e befasoi Ferizajin

Skuadra e Dritës ka arritur të shënojë fitore, të enjten, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Ferizajin, me rezultat 1:0. Me këtë fitore gjilanasit janë ngjitur në pozitën e 7-të, me 19 pikë, derisa Ferizaj ka bërë një hap prapa në garën për titull të kampionit. Në bankinën e Dritës debutoi në këtë ... Read More »

Misi gjerman në krahët e Haxhi Krasniqit

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka treguar se nuk është vetëm një boksier i fortë por është edhe një i dashur perfekt. Kosovari ka postuar një fotografi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ me të dashurën e tij, misin e Gjermanisë, Caroline Noeding. Haxhiu pas publikimit të fotos ka treguar se në të është me dashurinë e tij. Read More »

Futbollistja jug koreane dyshohet të jetë mashkull!

Futbollistja jug koreane Park Eun-seon, e cila luan për “Amazonkën”, dyshohet të jetë mashkull, ndërsa disa klube rivale kanë kërcënuar se do të bojkotojnë ligën, nëse ajo nuk i nënshtrohet verifikimit të gjinisë. Park, e cila ka luajtur për Koren e Jugut në botërorin e 2003 dhe ka mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit të saj 19 herë, tha se ndihet e ... Read More »