Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Facebook doli jashtë funksionit

Rrjeti social Facebook, sot rreth orës 18:30 nuk funksionoi për disa minuta. “Na falni, diçka shkoi keq. Po punojnë në këtë drejtim dhe do ta rregullojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”, shkruhej në faqen e Facebook. Kjo gjë u vërejt në mbarë botën, duke u bërë një ndër trendët kryesorë edhe në Twitter. Read More »

Vuçiq vjen në Kosovë për ti vizituar komunat e Asosacionit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në fillim të tetorit do t’i vizitojë rajonet e banuara me serbë në Kosovë, ka thënë sot drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai në një prononcim për media në Beograd, ka thënë se Vuçiq gjatë kësaj vizite “do të prezantojë disa nga gjërat që qeveria serbe i ka bërë ... Read More »

A e gjuajti Naser Osmani opozitën me gotë të qelqit? Haxhiu thotë po- Osmani demanton!

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu ka akuzuar deputetin Naser Osmani që i ka gjuajtur me gotë qelqi deputetët e opozitës Përvec kësaj, Haxhiu ka sjellë edhe një fotografi ku shihet një gotë e thyer. Haxhiu po ashtu ka thënë se Osmani e ka kërcënuar opozitën duke u thënë “Ndaluni”, “E dini se çka ju bëj”, etj… I menjëhershëm ishte reagimi ... Read More »

Fal gjakun familja Ahmeti në ditën e festës së Kurban Bajramit

Familja Ahmeti, djali i së cilës humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti trafiku në Bardhosh ka falur gjakun sot me rastin e Festës së Kurban Bajramit, njofton Klan Kosova. Numri i viktimave të aksidentit gjatë muajit shtator paraqitet të jetë shumë shqetësues edhe për autoritetet e Policisë së Kosovës, pasi gjatë këtij muaji 19 persona kanë humbur jetën ... Read More »

Kjo ësht arsyeja pse Eni Koci nuk po kthehet në Shqipëri!

Eni Koçi, motra e vogël e Greta Koçit ka kohë që po i mungon skenës dhe ekranit shqiptar. Bukuroshja duket se është “arratisur” nga Shqipëria pasi ka shkuar në Londër, Angli, për studime. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Eni ka shkruar: “Ngado që shkon në mendjen tënde vetëm unë jam”,- që është teksti i një prej këngëve ... Read More »

FIFA ‘njeh’ Kosovën

Versioni i ri lojës FIFA, respektivisht FIFA 2016 për herë të parë ka njohur shtetësinë kosovare të futbollistëve Me poshtë gjeni një screenshot të tre futbollistëve nga Kosova në versionin e iOS të lojës. Futbollistët në fjalë janë, sulmuesi nga Prishtina, Ilir Azemi që luan për Greuther Fürth, Albert Bunjaku që luan për St. Gallen dhe Enis Alushi që luan ... Read More »

Vdes një grua nga goditja e kamionit në Zveçan

Një serbe ka vdekur pasditen e së mërkurës në fshatin Rudarë të Zveçanit pasi është goditur nga një kamion në lëvizje  i cili drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë. Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkaq prokurori ka urdhëruar që trupit të pajetë të viktimës t`i bëhet obduksioni. I dyshuari i këtij rasti është arrestuar ... Read More »

150 të vdekur dhe 400 të plagosur gjatë pelegrinazhit në Mekë

150 persona kanë humbur jetën dhe 400 të tjerë janë plagosur gjatë pelegrinazhit të besimtarëve myslimanë në Mekë, në Arabinë Saudite me rastin e Kurban Bajramit. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve. Kjo është një ngjarje që përsëritet pothuajse çdo vit në Mekë, ku dhjetëra njerëz përfundojnë duke shtypur njëri-tjetrin për t’u bërë ... Read More »

Presidentja Jahjaga: Në Bajram t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës për të përgëzuar atë, myftiun Naim Tërnava dhe mbarë komunitetin mysliman të vendit për festën e Kurban Bajramit. Jahjaga i përgëzoi të gjithë qytetarët e besimit mysliman me urimin që këtë festë ta kalojnë me mirëqenie dhe me harmoni dhe t’ia shtrijnë dorën për njëri-tjetrit. Ajo uroi që në të ... Read More »

Dod Gjergji në BIK: Si komb duhet të mbështesim paqen dhe solidaritetin

Bashkësinë Islame të Kosovës sot e ka vizituar ipeshkvi i Kosovës Dod Gjergji, për ta uruar myftiun Naim Tërnava dhe komunitetin mysliman për festën e Kurban Bajramit. “Jam këtu ta bashkëndaj gëzimin e festës së Bajramit, si komb duhet të mbështesim paqen dhe solidaritetin. Pa sakrificë nuk ka të ardhme. Ju uroj Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarëve të fesë ... Read More »