Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Spikeres së “Zjarr TV” i vjedhin telefonin me sms e foto private (Foto)

Eliona Pitarka e pëson si Elvana Gjata. Asaj i kanë vjedhur telefonin dhe ndërkohë i kanë ndërhyrë në përmbajtjen e tij, duke ia përdorur mesazhet, fotografitë apo materialet e tjera që ka në celular. Për t’i paraprirë ndonjë keqkuptimi, Eliona ka bërë me emergjencë një njoftim në rrjetin e saj personal në FB, ku ka ftuar të gjithë miqtë që ... Read More »

Demaçi shtrihet në QKU, i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Ish i burgosuri politik, Adem Demaçi po kalon nëpër një periudhë të rëndë shëndetësore. Ai mbrëmë është shtruar në klinikën e Gastrologjisë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes. Sipas doktoreshës kujdestare, Fitore Komoni, Adem Demaçi mbrëmë është pranuar në spital pasi që kishte arritur në gjendje jo të mirë. “Ai është pranuar mbrëmë në klinikë. Gjendja e tij nuk ka ... Read More »

Banorët e Mushtishtit në Suharekë e pastrojnë borën vullnetarisht

Sot banorët dhe kompanitë private të Mushtishtit të Suharekës, janë bërë shembull i qytetarisë aktive. Njësoj si Mushtishti, kanë vepruar edhe fshatrat Budakova e Semetishti në pak rrugë. Banorët e Mushtishtit kanë arritur të pastrojnë pa ndihmën e autoriteteve, pothuajse të gjitha rrugët, rrugicat dhe trotuaret e fshatit, duke e bërë të kalueshëm të gjithë fshatin, transmeton therandapost. Mushtishti është ... Read More »

Fatmir Humolli, kryetar i Degës së AAK-së në Podujevë

Pas largimit të disa prej anëtarëve të AAK-së në PDK, partia e Ramush Haradinajt ka organizuar Kuvendin Zgjedhor të degës në Podujevë, kryetar i së cilës u zgjodh Fatmir Humolli. “Kuvendi Zgjedhor i Degës së AAK-së në Podujevë. Aleanca po rritet me shpejtësi. Urime dhe suksese Fatmir Humolli për zgjedhjen kryetar i Degës. Urime të gjithë delegatëve te Kuvendit Zgjedhor për ... Read More »

Komunat, duart e lidhura me menaxhimin e pronave

Problemi me statusin e pronave në nivelet komunale në Kosovë, është njëri nga problemet më të theksuara që po pengon ardhjen e investitorëve të huaj në komuna të caktuara në vend. Kështu vlerësojnë përfaqësues të shoqatave ekonomike në Kosovë, pas vizitave që ata i kanë realizuar së bashku me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në 13 komuna. Drejtori ekzekutiv i ... Read More »

Mediat britanike: Shqipëria rrezikon një fluks refugjatësh afrikanë

Shqipëria rrezikohet nga një fluks emigrantësh, pasi Maqedonia ka forcuar kufirin e saj jugor, duke bllokuar kështu pjesërisht iportën më të gjerë të emigrantëve afrikanë për të mbërritur në Europën veriore, shkruan Louise Callaghan për “Sunday Time” “Ne do të kthejmë tre ish-qendra ushtarake në vende pritjeje për emigrantët”,- është shprehur Shemsi Prenci, drejtor i emergjencave civile pranë Ministrisë së ... Read More »

PDK: Lusim presidenten të reagojë për trajtimin johuman që po i bëhet Lushtakut

Më rastin e hyrjes në grevë urie të Kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku, njëherit Kryetar i Komunës së Skenderajt, Kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj solidarizohet me Lushtaku, thuhet në një kumtesë të PDK-së dega në Skenderaj. Sipas kumtesës, kjo degë kundërshton fuqishëm privimin nga e drejta për të marrë shërbime adekuate shëndetësore që po ... Read More »

Plagosje e dyfishtë pas lojës së futbollit

Dy persona janë plagosur mbrëmë në Suharekë për shkak të një mosmarrëveshjeje pas një loje futbolli. Sipas policisë këta dy persona janë plagosur me armë zjarri nga një tjetër person, kur loja e futbollit kishte përfunduar. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën Xhavit Syla dhe i dyshuari për plagosjen është arrestuar. “Është arrestuar i dyshuari pasi ... Read More »

Grumbullohen mbi 8 mijë euro për shtëpinë e pensionistëve (Video)

Mbrëmja e së shtunës, ishte përcaktuar për një Gala Artistike të Vitit të Ri, në Prishtinë, e kjo kishte për qëllim grumbullimin e mjeteve të bamirësisë për renovimin e shtëpisë së pensionistëve në qendër të Prishtinës. Për Klan Kosova, Agnesa Vuthaj, organizatore e Gala Mbrëmjes Artistike, bëri të ditur se për këtë çështje u grumbulluan gjithësejt 8620 euro, e që për ... Read More »

Artikulli te “The Economist”, qeveria: Paguam 36 mln lekë për promovimin e vendit

Qeveria i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me publikimin e artikullit për Shqipërinë tek revista “The Economist”. Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, ndodh vetëm në Shqipëri që një parti opozitare të akuzojë qeverinë përse promovon vendin dhe kërkon të nxisë investimet e huaja. “Revista “The Economist” është një nga revistat më prestigjioze në rang botëror, që ... Read More »