Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Identifikohet 26-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali

26-vjeçari Endri Mrishaj është vrarë pak para mesnatës së shkuar, në periferi të Milanos. Nga deklarimet e dëshmitarëve, të marra nga policia, mësohet se në një lokal që menaxhohet dhe frekuentohet nga shqiptarë, ku i riu shqiptar, Endri Mrishaj ishte klient. Dy persona që mendohet të jenë me nënshtetësi gjeorgjiane, kanë konsumuar për kohë të gjatë pije alkoolike dhe janë ... Read More »

Bekim Çollaku: Raporti për viza publikohet pas disa ditësh

Ministri për Integrime Bekim Çollaku thotë se raporti për vizat do të publikohet pas disa ditësh. Ai thotë se megjithatë, është koha kur BE duhet të tregojë vullnet politik dhe konfidencë që gjërat po shkojnë në drejtim të duhur. Çollaku thotë se Kosova ka bërë të pamundurën dhe së shpejti do t’i shihet fundi edhe këtij procesi. “Sot Këshilli i ... Read More »

Geci: Prokuroria afër zbardhjes së vrasjes së Bekim Kastratit e Besim Dajakut

Ish-deputeti Gani Geci, ka treguar se të martën (sot) ka qenë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në cilësinë e viktimës për të dëshmuar me rastin e plagosjes së tij dhe vrasjes së gazetarit të “Bota sot”, Bekim Kastrati dhe ish truprojës së Presidentit Rugova, Besim Dajakut i ndodhur më 19 tetor 2001. Sipas informacioneve nga ky rast, Geci ... Read More »

PDK-LDK përplasen për bordin e AKP-së (VIDEO)

Salla e ngushtë e mungesa e opozitës sikur i bëri shumë të afërt mes vete partnerët e koalicionit qeverisës. Kështu deputetët e ministrat e koalicionit PDK – LDK, i kaluan pa pengesë ligjet deri në orët e vona të së hënës. Madje pas buxhetit të vitit të ardhshëm, me procedurë të përshpejtuar u miratua në dy lexime edhe ligji me ... Read More »

Tribunali i Hagës anulon lirimin e dy ish-zyrtarëve të Millosheviçit

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) anuloi sot në apel lirimin e kreut të shërbimeve sekrete serbe dhe ndihmësit të tij në periudhën e presidencës së Sllobodan Millosheviçit dhe urdhëroi një proces të ri gjyqësor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi në fillim të viteve 90. ”Dhoma e Apelit urdhëroi që Jovica Stanishiç dhe Franko ... Read More »

Peja gati për Manifestimin e nesërm paqësor

Opozita e bashkuar në Pejë, në përgatitjet finale për protestën e nesërme. Krerë dhe përfaqësues të opozitës në Pejë janë parë sonte në shoqëri të sekretarit të AKK-së në nivel qëndror, Ali Berisha teksa po bëhen gati për finalizimin e planeve për protestën e nesërme. Në Pejë nesër nga ora 12;00 Peja proteston kundër Demarkacionit dhe Asociacionit. Manifestimi do të ... Read More »

Vuçiç: Në dokumentet e BE’së nuk kërkohet njohja e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Vuçiq ka deklaruar se askush nuk e ka përmendur dhe se në asnjë dokument nuk shkruan, se Serbia duhet ta njeh Kosovën, si hap i fundit në procesin e anëtarësimit ne BE. “Duhet dikush të na tregoj se çka do të thotë ai dokument, sepse askush nuk thotë se kjo është njohje”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar ... Read More »

Sulmet në Paris, policia arreston një tjetër të dyshuar

Policia franceze ka arrestuar një burrë në Paris, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet e 13 nëntor në qytet. Sipas AFP-së, janë kryer 7200 bastisje në kryeqytet dhe 360 persona janë vënë nën arrest shtëpie. Policia franceze ka arrestuar edhe dy persona në Francën veriore, të cilët dyshohen se kanë furnizuar me armë, një nga personat e ... Read More »

Pse krundet bëjnë mirë për zorrët

Një studim i fundit tregon se krundet mund të shkaktojnë fryerje stomaku dhe gazra, por kjo është një shenjë e mirë për shëndetin e zorrëve, sipas shkencëtarëve. Njerëzit që konsumojnë drithra me përmbajtje krundesh shkojnë në tualet më shpesh dhe më thjeshtë, në krahasim me ata që konsumojnë drithra të zakonshme, këta të fundit shpesh ndihen më të fryrë dhe më ... Read More »

Donika Kadaj Godetë Qeverinë për liberalizim të vizave: Me hajna nuk ka shtet!

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas konstatimit të Këshillit të Bashkimit Evropian se pavarësisht përparimeve, që ka shënuar Kosova në implementimin e kritereve, ajo nuk ka marrë një rekomandim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave. “Vasaliteti i politikanëve të korruptuar dhe të shantazhuar, përveç dëmeve nuk sjellë asgjë të mirë për vendin. Kështu ndodhi ... Read More »