Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Rahje në Prizren, bëhen për spital tre shtetas të Shqipërisë

Në një lokal në fshatin Landovicë të Prizrenit dje ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e kësaj zënke tre shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Read More »

Shefi i sigurimit të Kuvendit, transferohet në tjetër vend pune

Shefit të sigurimit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Sheqirit i është shqiptuar masë transferi. Ai nga puna e tij paraprake është bartur në stacionin jugor të Prishtinës. Këtë e konfirmoi për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani i cili tha se kjo masë është shqiptuar afërsisht dy javë më parë. Në seancën e djeshme të Kuvendit, ku opozita në disa ... Read More »

Safet Gërxhaliu thotë se bizneset janë lodhur nga politika. Saktë, por ato janë lodhur edhe nga Safeti!

Nëse kriza politike vazhdon të manifestohet edhe në vitin 2016, ajo do të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme interesat kosovare me prioritet për vitin e ardhshëm. Të gjitha këto lidhen me përqendrimin e të gjitha kapaciteteve politike dhe ekonomike në përmbushjen e marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim që Kosovës i hap edhe zyrtarisht perspektivën evropiane. Kjo u bë e ditur ... Read More »

Berisha: Thaçi dhe Mustafa po përdorin metodat e viteve 80-ta

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, nuk ka të ndalur së reaguari ndaj dy partnerëve të koalicionit. Berisha në reagimin e tij të radhës ka vlerësuar se Hashim Thaçi e Isa Mustafa po na kujtojnë vitet e ’80-ta, kohë kur u patën persekutuar mbi 500 mijë qytetar shqiptar të Kosovës, të cilët atëkohë ishin arrestuar, burgosur, izoluar e torturuar ... Read More »

Përfundon takimi Jahjaga-Mustafa-Thaçi

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetares së vendit, Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi. Takimi u mbajt pas ndërprerjes së sotme të punimeve në Kuvendin e Kosovës që u shkaktua me hedhje të gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës. Pas përfundimit të takimit nuk pati asnjë prononcim nga asnjëri pjesëmarrës i tij për mediet. Read More »

Jahjaga anulon pjesëmarrjen në takimin e OBSh-së

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka anuluar pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e fundit-vjeçarit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, zyra në Kosovë. Ky anulim u tha se është bërë për shkak të situatës së krijuar në Kuvend. Në këtë takim nuk është prezent as ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani./Kp Read More »

Para lot’derdhjes së madhe

Shkelqim Hysenaj Herët në mëngjes, mund të jeni duke pirë çajin tuaj të preferuar, shtrirë në kanapenë që e keni blerë më djersë. Të ftohtit që mbizotëron jashtë, vetëm sa mund të ta shtojë dëshirën për të mos u ngritur gjatë gjithë ditës. Megjithatë, pas më shumë se një ore ‘nxemja’ e kyçur në korrentin e stërlodhur mund të ketë ... Read More »

Mbi durimin tonë të padurueshëm ndaj Serbisë

Lumir Abdixhiku E pasja e shtetit bën brengën time më të madhe sa herë që neofashistë e shpifës zyrtarë serbë parakalojnë këndej. Vijnë, provokojnë, ofendojnë dhe kthehen sërish pa asnjë konsekuencë, as edhe një veprim. Thuajse këtu nuk ka shtet. Thuajse ky shtet nuk ka ndjeshmëri. Thuajse kjo tolerancë jona është borxh ndaj tyre. Më nuk e di e nuk ... Read More »

Ndërpriten gërmimet në Kizhevak të Serbisë

Janë ndërprerë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike të cilat në raste të tilla pamundësojnë gërmimet. Departamenti i Mjekësisë Ligjore gjatë kohës sa po qëndronte bashkë me ekspertët e EULEX-it në Kizhevak kanë kryer etazhin e parë të planifikuar dhe me fillim të punës pritet të përfundohet edhe etazhi i dytë. Departamenti i Mjekësisë ... Read More »

Policia ka urdhër t’i arrestojë deputetët që hodhën gaz në Kuvend

Burime të Kosova News kanë bërë të ditur se Policia ka urdhër operativ që të arrestojë, t’i largojë nga Kuvendi dhe t’i dërgojë direkt para prokurorit deputetët që hedhin gaz lotjsellës në Kuvend gjatë seancës së sotme. “Të largohen nga Kuvendi dhe të dërgohen drejtë para prokurorit”, ka thënë burimi. Read More »