Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Reagon Rama: Turp për PD!

Pas degradimit të protestës së PD në dhunë para Ministrisë së Brendshme, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Më poshtë mund të lexoni komentin e plotë në Facebook të Kryeministrit për protestën e PD. Nga Edi Rama Ç’shemti e trishtueshme, mu ne Diten Kombetare te Rinise, te shohesh PD e sotme te mbytur ne pellgun e nje vandalizmi mizerabel, teksa ... Read More »

Gjykata e Apelit vendos: Fisnik Ismaili mbetet në arrest shtëpiak

Të martën me 08.12.2015, një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, ndaj të pandehurit Fisnik Ismajli. Kështu, Apeli ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPKR.nr.496/2015 , të datës 01.12.2015. I pandehuri  po dyshohet  nga ana ... Read More »

Faton Topalli sillet në Gjykatë (VIDEO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli, është sjellë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës me një veturë të kaltër civile. Ai është arrestuar pak pas mesditës në zyrën e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në ndërtesën e Kuvendit dhe menjëherë është dërguar për t’u intervistuar në Prokurori. Topalli dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit në njërën nga ... Read More »

Ferizajasit të pakënaqur me përfaqësuesit e tyre komunal

Qytetarët e Ferizajt nuk janë të kënaqur as me qeverisjen e kësaj komune por as me opozitarët në asamblenë komunale. Kështu të paktën bëhet e ditur nga një anketë e reazliuar nga Forumi Politik i të Rinjëve (FOPOR), i realizuar gjatë ditëve të fundit në Komunën e Ferizajt. Aspak të kënaqur janë shprehur 48% e të anketuarëve në pyetjen se ... Read More »

BE-ja do të coptohet në 10 vitet e ardhshme, pohon kreu i Parlamentit Europian

Martin Schulz ka pranuar se BE-ja është në rrezik dhe se ka përpjekje që të coptohet. Ai i është përgjigjur paralajmërimit  të Ministrit të Jashtëm të Luksemburgut,  Zhan Aselborn, i cili ka deklaruar se BE-ja shumë shpejt mund të shkatërrohet. “Askush nuk mund të thotë se në 10 vitet e ardhshme do të vazhdojë të ekzistojë BE-ja,” tha Schulz. “Nëse ... Read More »

Qytetarët të paknaqur me Mustafën pas një viti kryeministër

Këtu e një vit më parë, pasi mori votat e mjaftueshme për t’u shpallur kryeministër, Isa Mustafa në krye të fjalimit të tij përmendi disa herë zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. “Qeveria e Republikës së Kosovës është e vetëdijshme për domosdonë që të punojë shumë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë dhe mbi këtë bazë ... Read More »

Eskalon protesta në Tiranë, i vihet flaka bunkerit para MPB-së

Pas thirrjes nga podiumi për t’iu drejtuar Ministrisë së Brendshme për të hequr bunkerin, një pjesë e protestuesve të opozitës çanë llamarinat rrethuese dhe u futën në zonën ku është vendosur një bunker simbolik. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të godinës së ministrisë duke thyer xhamat e dritareve dhe kanë ndezur zjarr në ... Read More »

Përfundon marrja në pyetje e Albulena Haxhiut

Deputetja Albulena Haxhiu ka përfunduar intervistimin e saj në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Haxhiu është mbrojtur në heshtje në akuzat për të cilat dyshohet. Tash pritet që të merret vesh masa e sigurisë që Prokuroria do ta kërkojë ndaj saj. Ajo është sjellë në prokurori, në Pallatin e Drejtësisë, menjëherë pasi është arrestuar, sot në orët e paradites. Haxhiu dyshohet ... Read More »

Osmani: Mustafa e ka mirëpritur propozimin për zgjidhjen e krizës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se propozimi i saj dhe deputetit të VV-së, Ilir Deda është mirëpritur nga kryeministri Isa Mustafa, me përjashtim të një pjese të propozimit, të cilën siç thotë ajo, ka shprehur rezerva. Ndërkaq, Osmani thotë se nuk kanë marrë ndonjë reagim nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi. “Kryeministri Mustafa ka deklaruar se mirëpret ... Read More »

Protestuesit në Shqipëri tentojnë të shembin bunkerin

Një grup të rinjsh dhe ish të përndjekurish politik kanë tentuar që të prishin bunkerin që po ndërtohet pranë Ministrisë së Brendshme. Edhe më parë,  janë zhvilluar protesta për objektin në fjalë, por pavarësisht kësaj, ai ka vijuar të ndërtohet. Ish të përndjekurit pretendojnë se simboli i komunizmit është një fyerje për ata. Policia ka ndërhyrë për të larguar turmën. Read More »