Tri partitë opozitare kanë nisur një aksion para Pallatit të Rinisë, dhe kanë vazhduar deri tek Stacioni i Policisë së Kosovës në qendër. Aktivistët e të tria partive ata të VV-së, AAK-së dhe Nismës, po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime: “Liri deputetëve! Poshtë diktatura!”, dhe “S’ka dhunë që na ndalë”. Këto pankarta ata i kanë hedhur para një kordoni ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Armina merr propozimin? Modelja vendos rrethin
Gjatë daljes së saj në Opinionin e së merkurës, Armina Mevlani mbante në gishtin e katert të dorës së majtë një rreth floriri, çka na bëri të dyshojmë se diçka mund të ketë ndodhur. Mos vallë Armina ka marrë propozimin për martesë nga dashuria e jetës së saj, Shkëlzen Berisha? Thoni do kemi dasmë së shpejti? Përgjigjen për këto pyetje ... Read More »
Në demokraci ligji është mbi të gjithë, në Kosovë diktati politik solli diktaturën policore
Nga Jakup Krasniqi Dje, në orët e pasdites, mediet i shkruan një hapësirë të konsiderueshme deklaratës së Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruari O’Connell. Sipas medieve, z. O’Connel kishte deklaruar se “në shtetet demokratike deputetët që shkelin ligjin paraqiten vetë në polici”. Me këtë konstatim të tij pajtohem plotësisht, pasi kështu do të duhej të ndodhte në ... Read More »
Ish të përndjekurit qëllojnë me vezë deputetët në Shqipëri
Edhe sot ish-të përndjekurit politikë në Shqipëri, kanë vazhduar protestën e tyre në kërkim të dëmshpërblimit për vitet e burgut, kështu duke qëlluar me vezë drejt deputetëve, të cilët sot do të mbajnë seancë në Parlament. Një javë më parë, njëri prej tyre ishte shoqëruar në komisariat, pasi u përpoq t’i qëllonte deputetëve me vezë. Por deputetët janë njoftuar më ... Read More »
Zyrtari i PTK-së në Gjykimin e Enver Sekiraqës
Sot në gjykimin e Enver Sekiraqës është duke dëshmuar Qenan Qerimi, zyrtar i PTK-së. Qerimi është menaxher për bashkëpunim me organet e drejtësisë në Zyrën Ligjore të PTK-së. Ai është ftuar të dëshmojë për disa informata që PTK-ja ia ka dhënë gjykatës për Rastin Sekiraqa. Mbrojtja e Sekiraqës që po e merr në pyetje dëshmitarin, po e konteston anën ligjore ... Read More »
Seanca shtyhet ngase mungon i akuzuari
Qëndrim Rexhepi, i akuzuari për lëndim të lehtë trupor nuk ishte i pranishëm në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Për mungesë të tij u shty seanca fillestare e procesit gjyqësor, ku përveç Rexhepit, për vrasje në tentativë akuzohet Blerton Shabani. Shtyrjen e seancës e propozoi prokurori Shaban Spahiu, ndërsa e aprovoi gjyqtari Afrim Shala. Prokurori Spahiu gjithashtu propozoi që për të ... Read More »
Ja si u aksidentua një veturë e EULEX-it (VIDEO)
Në mëngjesin e sotëm pas orës 09:00, afër shkollës së mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, nga një video që e ka siguruar Klan Kosova, shihet se si një veturë e misionit EULEX ka dalë nga rruga dhe ka goditur pemët që ndajnë dy anët e rrugës. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, në vendngjarje është parë edhe ... Read More »
Kerry-Isës: Sa është ora në Kosovë? (Foto)
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka qëndruar dje në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin Isa Mustafa. Në një fotografi të rrallë të realizuar gjatë këtij takimi, shihet Kerry dhe Mustafa duke shikuar orën në të njejtën kohë. Read More »
Sot lexohet aktakuza për Fatmir Limën
Lideri i Nismës për Kosovës Fatmir Limaj, do të paraqitet sot sërish para Gjykatës në Pallatin e Drejtësisë. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar vetë avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, i cili konfirmoi se sot pritet të lexohet aktakuza dhe deklarimi i të pandehurve. Ndaj tij ngarkohen akuzat nën dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën kur ... Read More »
Kuvendi po humb legjitimitetin, ka më së shumti deputet të arrestuar në rajon
Kriza politike në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, prej më shumë se dy muajsh, kanë bërë që institucionit me të lartë ligjvënës dhe përfaqësues t’i humb legjitimiteti. Këtë e ka bërë sidomos arrestimi i fundit i disa deputetëve të opozitës dhe më pas suspendimit i opozitës nga seanca e fundit. Kjo e bënë Kuvendin e Kosovës të vetmin vend ... Read More »