Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Isa Mustafa për situatën e fundit politike në vend. Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se kryeministri Mustafa duhet të reflektojë. Maloku ka thënë se Mustafa nuk është i gatshëm për dialog me opozitën, pasi sipas tij, ai është burimi dhe shkaku i të gjitha ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Ymeri merr shembull Kroacinë për dialog
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka thënë se ka një marrëveshje tjetër për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, duke marrë shembull Kroacinë. “Ka një marrëveshje tjetër për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve të rajonit preambula e së cilës fillon kështu: ‘Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Kroacisë (këtu e tutje ‘Palët kontraktuese’, …’. Kjo marrëveshje e nënshkruar ... Read More »
Mbahet takimi për zbatimin e MSA-së
Ministria e Integrimit Evropian, ka mbajtur sot konsultime publike lidhur me draftin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA), ku kontribuuan përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, institucioneve e akterë të tjerë. Në hapje të këtij takimi, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka theksuar se MSA-ja do të kërkojë reforma gjithëpërfshirëse të sistemit tonë ekonomik ... Read More »
Vdiq këshilltari i presidentit Clinton
Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të SHBA-ve, Bill Clintonit, Sandy Bergeri, i cili në vitin 1999, ka luajtur rol në sulmet ajrore kundër Jugosllavisë, të cilat Perëndimi i nisi për shkak të masakrave të forcave serbe në Kosovë, ka vdekur në moshën 70-vjeçare. “New York Times”, Bergerin e përshkruan si këshilltar të sigurisë që ndihmoi periudhën e tranzicionit në ... Read More »
Kundër politizimit të Kushtetueses
Kuvendi i Kosovës, pa opozitën, ka votuar dy kandidate për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Cakaj-Nimani, emrat e të cilave do të dërgohen për dekretim te presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. KMDLNj e kishte monitoruar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese, që nga faza e konkurrimit, deri te votimi në Kuvendin e Kosovës. KMDLNj reagon ... Read More »
“Liri deputetëve! Poshtë diktatura”
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, AAK-së dhe Nismës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Pallatit të Rinisë për të vazhduar më tutje te Stacioni i Policisë së Kosovës në qendër. Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime: “Liri deputetëve! Poshtë diktatura!” dhe “S’ka dhunë që na ndalë”. Ata, këto pankarta i kanë hedhur para një kordoni të Policisë së ... Read More »
Serbia nuk mund ta marrë kontrollin mbi qiellin e Kosovës
Ministrja e dialogut në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se hapësira ajrore është nën sovranitetin e shtetit të Kosovës, dhe Kosova sipas saj, është sovrane në çështjet e hapësirës ajrore të saj. Ajo ka thënë për Telegrafin se në këtë periudhë çështjet e hapësirës ajrore janë në koordinim të plotë mes Kosovës dhe ... Read More »
Prokuroria: Po Hetohen të Gjithë Deputetët e Dyshuar për Lotsjellës
Pesë deputetë të opozitës janë arrestuar dhe dy të tjerë janë duke u kërkuar nga Policia e Kosovës nën dyshim se kanë kryer veprime kundërligjore duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ky është bilanci i dalë nga hetimet e policisë dhe prokurorisë për ngjarjet që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës gjatë dy muajve të fundit. Deputeti Albin ... Read More »
Bëhuni gati për një hit nga Yllka Kuqi
Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka shtrirë bashkëpunimin e saj muzikor me kompozitorin e njohur kosovar Afrim Macula. Rezultat i kësaj, pritet që repertorit të hiteve të fundit ti shtohet edhe një këngë e re. Emri i njohur i estradës, kompozitori kosovar Afrim Macula, ka marrë mbi supe kompozimin, orkestrimin dhe aranzhmanin e këngës ndërsa Arsim Bunjaku është përkujdesur për ... Read More »
Limaj ka probleme me dhëmbin, ndërprehet për pak minuta seanca
Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomit të Kosovës, është ndërprerë për shkak se Limaj ka kërkuar një pauzë me arsyetimin se ka probleme me dhëmbin. Gjatë seancës, Fatmir Limaj ka kërkuar nga Prokuroria që të iu dorëzohet dokumenti origjinal i cili është gjetur në shtëpinë e Limajt. Ai tha se ... Read More »