Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Qeveria kroate në duart e deputetes shqiptare

Vota e deputetes së parë shqiptare në Kuvendin kroat, Ermine Lekaj Prljaskaj, ka gjasa të vendosë se cila parti do të formojë qeverinë e re në Kroaci dhe kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i këtij vendi. Pas konsultimeve të sotme të deputetëve të pakicave me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, Përlaskaj nuk ka dhënë deklaratë për mediumet, transmeton ... Read More »

Albin Kurti me 15 truproje zbret në shesh për 28 Nëntor

Paralajmërimi i Policisë së Kosovës se do ta arrestojë Albin Kurtin pikërisht në ditën e flamurit kombëtar, duket se ka mobilizuar opozitën për të mbrojtur me çdo kusht atë. Kurti, i cili edhe më tutje është duke ikur nga Policia e Kosovës është thënë se po qëndron në Gllogjan, në vendlindjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Burime të ORAinfo ... Read More »

Selimi: Kosova është demokraci e konsensusit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behar Selimi, i ka qortuar pozitën dhe opozitën për mosgjetjen e një konsensusi politik për çështjet nacionale. Ai në një intervistë për “Epokën e re” i ka dënuar sjelljet e dhunshme të opozitës në Kuvend, por edhe ia ka rikujtuar pozitës se Kosova nuk është demokraci e shumicës. “Pozita duhet ta kuptojë se demokracia jonë ... Read More »

Sot, 15 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së

Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001, territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Pjesëtaret e saj për herë të parë janë paraqitur publikisht në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin (komuna e Bujanocit) gjatë ... Read More »

Studentët përkrahin manifestimin e opozitës

Me një kumtesë të përbashkët, dërguar medieve, gjashtë organizatat studentore kanë dalë në përkrahje të manifestimit të nesërm paqësor të organizuar nga opozita, transmeton koha.net. Në këtë kumtesë studentët kanë thënë: Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalon Republika jonë, jemi të vetëdijshëm që ne studentët nuk mund të jemi indiferent e të mos shprehim vullnetin ... Read More »

Dëshmi për betejën e Vojnikut, Lludoviqit, vrajsen e mësuesit Halit dhe vendimin që UÇK-ja të dal në skenë (Video)

Sot është përvjetori i Betejës së Lludeviqit, në të cilën para 18 vjetësh, UÇK-ja u kishte zënë pritën forcave serbe që ishin nisur për në Vojnikë në shtëpinë e Abedin Rexhës. 22 pjestarë tëUÇK-së,në krye me Adem Jasharin nga të dy anët e rrugës në vendin e quajtur “Klysyrë”, kanë sulmuar konvojin e policisë derisa po shkonte ta sulmonte për ... Read More »

Ambasadori italian: Mospajtimet të zgjidhen nga vet kosovarët ne nuk duhet të përzihemi (Video)

Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i matur karshi zhvillimeve të fundit në Kuvend, në mënyrë që sa më pak të ndikojë në dinamikat e brendshme parlamentare të Kosovës. Kështu vlerëson Andreas Ferrarese, ambasador i Italisë në Kosovë. Në një intervistë për Tribuna Channel ai kërkon që kapërcimi i krizës të bëhet nga vet përfaqësuesit e partive politike, duke kërkuar dialog ... Read More »

Gazzetta Dello Sport: De Biasi kandidat për çmimin trajneri i vitit

Vazhdojnë vlerësimet për Gianni De Biasi-n. Pas çmimeve të marra në Shqipëri dhe në Itali, falë suksesit historik me kualifikimin e Kombëtares në Euro 2016, tekniku kuqezi është përfshirë në garën për çmimin “Trajneri i Vitit” nga e përditshmja prestigjoze “Gazzetta Dello Sport”. De Biasi është përfshirë mes 10 kandidatëve të Gazzetta Sports Aëards, me motivacionin pikërisht për arritjen e ... Read More »

Donika Kadaj-Bujupi flet nga burgu për Express: Dilni të shtunën në shesh, mbroni kauzën

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, nga qendra korrekurese në Lipjan ka porositur qytetarët që t’i bashkohen manifestimit të opozitës të thirrur në Ditën e Festës së Flamurit për t’i kundërshtuar marrëveshjet e fundit të Brukselit. Kadaj-Bujupi në një deklaratë për Gazetën Express, nga qendra e korrektuese në Lipjan, ku me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës do të qëndrojë 30 ditë ... Read More »

Aktivitete të ngjeshura të opozitës në prag të manifestimit

Opozita e bashkuar, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën në prag të manifestimit të tyre që do të mbahet me 28 nëntor, po vazhdojnë aktivitet e tyre mobilizues si në kryeqytet po ashtu edhe në komunat e Kosovës. Dita e nesërme për përfaqësuesit e subjekteve opozitare duket të jetë shumë e ngjeshur. Në orën 11:00 në ... Read More »