Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Muja cakton nipin e tij si ushtrues detyre të drejtorit të arsimit në Prizren (Video)

Drejtoria e Arsimit në Prizren mbetet ndër më të diskutuarat në këtë komunë e kjo kryesisht për skandalet, në të cilat është përfshirë, raporton KTV. Pasi iu caktua masa e paraburgimit prej 1 muaji drejtorit Nexhat Çoçaj, kryetari Ramadan Muja për zëvendësim të përkohshëm ka gjetur një nip të tij. Ushtrues detyre në këtë pozitë është caktuar Simir Krasniqi, drejtor ... Read More »

Naser Mexhuani zgjedhet kryetar i PDK-së në Kastriot

Dega e PDK-së në Kastriot në mbledhjen e mbajtur të shtunën me datën 07.11.2015 ka zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege. Naser Mexhuani është zgjedhur të jetë në krye të PDK-së dega në Kastriot. Zgjedhja e tij është bërë nga këshilli drejtues i kësaj partie. Read More »

Isufi : Ne nuk jemi duke përdorur metoda kërcënuese, por penguese

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e shatnazhuar, ndaj vendimet e saj janë të diskutueshme, njofton Klan Kosova. “Qeveria është e shantazhuar pasi dihet se ambasadorja amerikane i përmendur 70 dosje”. Ai ka mohuar prentendimet e Gecajt që opozita përdor metoda kërcënuese, ndërsa ka ... Read More »

Komisioni përzgjedh katër kandidatë për Kushtetuesen, ja emrat

Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, pas përfundimit të intervistave me gojë, që u bënë gjatë ditës së sotme, dhe testit me shkrim të mbajtur më 9.11.2015, i ka përzgjedhur katër (4) kandidatë për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Sipas komunikatës nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës, kandidatët ... Read More »

Investimi 100 milionësh do të hapë 3 mijë vende pune

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësues të kompanisë amerikane “Stone Alliance”, të udhëhequr nga ish-gjenerali Michael Berbero, si dhe përfaqësues të kompanisë nga Londra, “Fox Marble”. Kryeministri Mustafa, i njoftoi investitorët lidhur me lehtësirat fiskale që janë ndërmarrë gjatë vitit 2015, të cilat e kanë lehtësuar ndjeshëm të bërit biznes në Kosovë dhe po ashtu, ... Read More »

Ylli i Hollywoodit diagnostikohet me HIV

Një yll i madh i Hollywoodit raportohet se është diagnostikuar me HIV pozitiv Aktori, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, gjithashtu ka një listë të gjatë të femrave të famshme me të cilat ka qenë në lidhje. Në listën e këtij aktori bëjnë pjesë aktore që kanë fituar çmime të rëndësishme, një aktore e një filmi fetar, një personalitet ... Read More »

EULEX-i nuk ka mandat për heqje të imunitetit të Maria Bamieh

EULEX-i nëpërmjet një komunikate për media sqaron se ky mision ka pranuar një kërkesë nga autoritetet kosovare për heqjen e imunitetit të një ish-pjesëtari të stafit. EULEX-i bën të ditur se kërkesa është trajtuar në pajtim me procedurat standarde ekzistuese. “Kërkesa për heqjen e imunitetit mund të bëhet vetëm nga autoritetet vendore me kërkesë të prokurorit që merret me hetimet ... Read More »

Paga e mjekut specialist në Kosovë është rreth 600 euro në muaj

Paga e mjekut specialist në Kosovë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj. Kjo pagë është lineare për të gjithë mjekët në gjithë sektorin publik shëndetësor. Por, këtë gjë e kundërshtojnë ashpër mjekët, duke thënë se duhet të bëhet kategorizimi i pagave, transmeton rel. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës ... Read More »

Gecaj: Presim normalitet në Kuvend

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se dërgimi i marrëveshjeve me Serbinë në Gjykatën Kushtetuese ka qenë veprim i pritshëm, si edhe vendimi i Kushtetueses për t’i pezulluar ato për një afat të caktuar, njofton Klan Kosova. “Ky është një hap i pritshëm, ku presidentja ka vendosur që marrëveshjet t’i dërgojë në ... Read More »

Isufi: Ne mendojmë që Qeveria duhet t’i tërheqë marrëveshjet

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se marrëveshjet e bëra dëmtojnë shtetësinë e Kosovës, ndaj duhet që ato të tërhiqen, njofton Klan Kosova. “Ne konsiderojmë që gabimi që është bë është me nënshkrimin e dy marrëveshjeve, të cilat ashtu si janë ashtu si lexohen dëmtojnë interesin shtetëror të Kosovës, ... Read More »