Katër persona janë lënduar sot në një aksident rrugor në orën 6:00 të mëngjesit si pasojë e përplasjes së dy veturave te semaforët kryesorë në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Përveç lëndimeve të pasagjerëve, është dëmtuar edhe një shtyllë e semaforëve. Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën e Klinikave Unversitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm, tha për KALLXO.com ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Stupcat disa fjalë për ndeshjen Kosovë-Shqipëri (Foto)
Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë po përkrahet edhe nga humoristët “Stupcat”. Kanë qenë Vedati dhe Osmani ata të cilët përmes një fotoje të publikuar në Instagam i kanë uruar gjitha të mirat dy skuadrave edhe pse nuk mund të jenë prezent. “Festa po fillon ne Pamundesi per ta pa ndeshjen ju urojm gjith te mirat nga aeroporti Adem Jashari ... Read More »
Nis takimi Kosovë- Shqipëri, stadiumi i kryeqytetit vishet kuq e zi
Ka nisur miqësorja mes përfaqësues së Kosovës dhe Kombëtares shqiptare. Stadiumi i Prishtinës si asnjë herë më parë është mbushur më tifozë nga e gjithë Kosova, të cilët po krijojnë atmosferë fantastike. Kjo sfidë që është historike ka karakter festiv pas kualifikimit të kuqezinjve në Evropianin Francë 2016. ‘Tempulli’ i futbollit në kryeqytet është veshur kuqezi, derisa nuk mungojnë as flamujt ... Read More »
Dështon transmetimi në RTK i ndeshjes historike Kosovë – Shqipëri
Mijëra shqiptarë kanë që kanë pritur sot të shikojnë ndeshjen historike në futboll në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë ngelur të zhgënjyer, pasi këtë RTK nuk ka arritur t’ua mundësojë këtë edhe pse kishte paralajmëruar se do të bënte transmetim live. Lajmi.net nga burime të sigurta ka mësuar se Radio Televizioni i Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës, ... Read More »
Këndohet himni kombëtar, por jo ai i Kosovës, ja arsyeja !
Eshtë kënduar himni kombëtar në stadiumin e Prishtinës ku po fillon ndeshja Kosovë – Shqipëri. I gjithë staidumi këndoi himinin kombëtar në mënyrë impozante, transmeton Telegrafi. Por, nuk u prezantua himni i Kosovës. Ndoshta frika se do të vërshellehej dhe frika nga një skandal i mundshëm ka ndalur autoritetet nga kjo gjë. /Telegrafi/ Read More »
Shteti i lë pa mësim 42 të mitur
42 të mitur që ndodhen në Qendrën Korrektuese në Lipjan, nuk kanë filluar këtë gjysmë vjetor të mësimit. Ata do të duhej të fillonin procesin normal të mësimit njësoj sikur të gjithë nxënësit e Kosovës me datën 1 shtator. Mirëpo edhe pse gjysmë-vjetori i parë ka përfunduar gati ata nuk kanë mbajtur as edhe një orë të vetme. Mos-fillimi i ... Read More »
Tahiri: Serbia e njohur për dyfytyrësi
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se Kosova i ka pozitat e qarta në dialogun me Serbinë. Sipas saj, dialogu për fqinjësi të mirë është standard evropian dhe obligim kushtetues. Ajo ka theksuar se Kushtetuta e obligon Kosovën për fqinjësi të mirë, duke shtuar se “pavarësisht historikut të luftës dhe gjenocidit, jemi ... Read More »
Prishtina e veshur kuqezi pret nisjen e ndeshjes Kosovë-Shqipëri
Në Prishtinë tashmë kanë filluar të mblidhen qytetarë nga mbarë vendi për të parë ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri që zhvillohet në orën 14:00. Për ta ndjekur këtë ndeshje kryeqytetit ia kanë mësyrë edhe shqiptarët që jetojnë në diasporë. Shumica e tifozëve po bartin fanella dhe flamuj kuqezi. Nga ana tjetër policia e Kosovës është vendosur gati në çdo cep të stadiumit ... Read More »
Ferizaj: Mbyllen nëntë lokale të bixhozit
Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike, në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së kanë zhvilluar mbrëmë një aksion në Ferizaj ku kanë kontrolluar njëmbëdhjetë lokale ku zhvillohen veprimtari të bixhozit të paligjshëm dhe nuk i plotësojnë kriteret e parapara ligjore, nëntë prej tyre janë mbyllur si dhe janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike si prova materiale. ... Read More »
Çollaku pret konfirmim për liberalizim të vizave
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler si dhe ambasadorin e Sllovenisë, Miljan Majhen. Me diplomatët Pfandler dhe Majhen, ministri Çollaku ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës e sidomos në fushën e integrimit evropian, njofton ... Read More »