Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

VV: Kodi telefonik rrezikon sovranitetin e Kosovës

Përveç marrëveshjes për Asociacionin, opozita do të përdorë metodat e njëjta edhe kundër marrëveshjes për Telekomunikacion, që ishte pjesë e pakos së marrëveshjeve të 25 gushtit të vitit 2015-të, mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Sepse, sipas tyre, puna e operatorit të ri serb, në Kosovë, rrezikon sovranitetin e vendit, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ... Read More »

ETC mashtron konsumatorët (FOTO)

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga marketët në vend. Qendra Tregtare ETC, duke reklamuar çmimin e një tosti në zbritje, ka bërë të kundërtën. Çmimi i këtij tosti nga 7.49 euro është rritur në 9.99 euro. Edhe përkundër kësaj ky çmim është proklamuar kinse si zbritje. Read More »

Princi arab e pret Jahjagën

Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Princi i Kurorës i Abu Dhabit njëherit zëvendës komandant Suprem i Forcave të Armatosura në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga e  cili po merr pjesë në aktivitetin “Java e Qendrueshmërisë” në  Abu Dhabi. Në takim u diskutuan mënyrat për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe miqësore dhe ... Read More »

UP-ja në zgjedhje të përgjithshme dhe të parakohshme

Nesër fillon procesi zgjedhor në UP. Rektori i ri pritet të zgjidhet brenda 90 ditëve. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të nisë këtë javë procesin zgjedhor për t’i dhënë fund një krize dhe bllokade që e kishte kapluar këtë institucion të arsimit të lartë gjatë tërë vitit të kaluar. Vendimi që UP të shkojë në zgjedhje është marrë vitin ... Read More »

Franca shpall “gjendje emergjente sociale dhe ekonomike”

Presidenti i Francës, François Hollande, sot ka shpallur atë që e ka quajtur “gjendje emergjente sociale dhe ekonomike” dhe ka shprehur përkushtim për ridefinimin e modelit biznesor francez. Hollande, po ashtu, e ka shpallur një plan në vlerë prej 2 miliardë eurosh, për stimulimin e punësimit dhe ecjes hap-pas-hapi me ekonominë botërore, e cila po lëvizë shpejt. Por këto masa, ... Read More »

I riu shqiptar- ambasadorit britanik: A bën të mos flasësh serbisht – dhe ja përgjigja

Në bashkëbisedimin që ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell ka zhvilluar sot me me qytetarë në Facebook, ndër pyetjet e shumta që ka marrë, një ishte “A bën mos me fol serbisht?”, pasi ambasadori në fillim të bisedës ndjekësve të tij në rrjetin social i ishte drejtaur në anglisht, shqip dhe serbisht. Pas kësaj pyetje të drejtuar nga një i ... Read More »

KMDLNJ kërkon që Sami Lushtaku t’i kthehet trajtimit shëndetësor

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë është informuar për rastin e Sami Lushtakut , i dënuar dhe në vuajtje të dënimit në Burgun për Siguri të Lartë në Dyz të cilit i është ndërprerë shërimi në QKUK dy ditë pas qëndrimit aty. KMDLNJ thotë se i dënuari Sami Lushtaku është hospitalizuar për shkak ... Read More »

Kosova afër disfatës: Rifuqizohet UNMIK-u?! (Video)

Tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova pritet që të përjetojë disfatën më të madhe në përpjekjen për t`u legjitimuar si shtet. Burime diplomatike në New York, kanë bërë të ditur për RTV Dukagjinin se në komitetet funksionale të Asamblesë së Përgjithshme po miratohet plani për riorganizimin e UNMIK-ut. Ky riorganizim përfshin kthimin e kompetencave që nga UNMIK-u i janë ... Read More »

Qytetari ‘provokon’ ambasadorin britanik: Si është të jetosh në BE, ngase unë jam i izoluar

Në një bashkëbisedim live që ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell, ka zgjedhur të bëjë me qytetarë përmes rrjetit social Facebook, ai ka marrë një pyetje paksa provokative, lidhur me faktin se Kosova është lënë vendi i vetëm i rajonit qytetarët e të cilit vend nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së. Ardit Hyseni e ka pyetur ... Read More »

Salihaj: S’do të jem në seancë kur do të votohet Thaçi për president

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se ai do ta votojë kundër Hashim Thaçit si kandidat për president të vendit. Ai ka thënë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin të cilin e ka shprehur edhe më herët në raport me votën e tij për kandidaturën e shefit ... Read More »