Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Njihuni me Klodin vajzen qe qelloi me veze Edi Ramen

Kjo është studentja që qëlloi me vezë kryeminsitrin Edi Rama, pasi ky po dilte nga Fakulteti i Shkencave sociale. Klodiana Hoxha është një aktiviste e Levizjes per Universitetin, aktualisht po mbahet ne Komisariatin nr 2, së bashku me 5 shoqe të saj. Burime thanë se nuk ka vepër penale në ngarkim të studenteve, ndaj pritet që ato të lirohen shume ... Read More »

Kalorësit e Damat janë jashtë mode, Australia heq titujt e aristokracisë

Kalorësit e Damat tashmë janë jashtë kohe, ndaj Australia ka vendosur të heqë dorë nga dhënia e titujve të aristokracisë. Kryeministri Malcolm Turnbull argumentoi se një sistem i tillë nderimi nuk është më i përshtatshëm në ditët tona dhe mbretëresha Elisabetë e pranoi rekomandimin e kabinetit për heqjen e tyre. Titujt ishin rivendosur në 2014-tën nga ish kreu i ekzekutivit ... Read More »

Atifete Jahjaga është e lumtur: u bashkuam, pavarësisht dallimeve!

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka deklaruar se ishte  nder dhe privilegj që të jetë sot dëshmitare e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të arritur ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. “Sot u bashkuam, pavarësisht dallimeve tona e orientimit tonë politik, të përgjegjshëm për peshën historike të këtij momenti. E hodhëm bashkërisht këtë hap jetik për qytetarët e Republikës së ... Read More »

Greqi, këtë fundjavë janë shpëtuar më shumë se 1,400 refugjatë

Rojet bregdetare në Greqi kanë deklaruar se kanë shpëtuar më shumë se 1,400 refugjatë. Refugjatët janë shpëtuar në 39 operacione të ndara. Fluksi i madh i refugjatëve që po largohen nga konflikti dhe varfëria, pavarësisht motit të keq nuk ka të ndalur. Rojet bregdetare kanë raportuar se më shumë se 70 persona, shumë nga ta fëmijë, kanë humbur jetën pranë ... Read More »

Receta e ditës: Krofne me qumësht

Përbërësit 200 gr qumësht 200 gr ujë 1 qeskë maja 2 lug sheqer Pak kripë Një vanileje Dy lugë vaj 4 të verdhë të vezës 600-700 gr miell Gatuhet brumi dhe pasi të vijë shtrihet në tavolin të përmillur. Nxerret me gotë dhe lihet pak të vij sa të nxehet vaji, fërgohen deri sa të skuqen. Mbi të hidhen sheqer ... Read More »

Arrestohet drejtori i arsimit Nexhat Çoçaj dhe 5 persona të tjerë nga Prizreni

Policia e Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike ka arrestuar drejtorin e Arsimit në Komunën e Prizrenit Nexhat Çoçaj dhe 5 persona të tjerë, raporton Indeksonline. Indeksonline do t’iu mbaj të informuar për detajet në vazhdim. Read More »

Pse Neki Emra nuk bashkëpunoi me Adelina Ismailin?

Neki Emra ishte njëri nga të ftuarit e Big Mamës në emisionin “Një kafe me mamën”, të dielën. Këngëtari foli rreth projekteve të reja si dhe jetës bashkëshortore pas martesës me prezantuesen Zana Zhavelli, transmeton Telegrafi. Mes tjerash artisti u pyt nga Bigu se përse solli bashkëpunim me Leonora Jakupin dhe jo Adelina Ismailin. I gjendur përballë kësaj pyetje provokuese ... Read More »

Gënjeshtra mund të shpëtojë lidhjen tuaj?! Ja se si

Shumica e njerëzve mund të bien dakord se gënjeshtra është absolutisht e dëmshme, kur kemi të bëjmë me lidhjet. Në situatën më të keqe, të kapesh duke gënjyer do ju sigurojë se nuk jeni më në lidhje me atë person. Në situatën më të mirë, shkakton tension. Pa marrë parasysh se sa mirë gënjeni, gënjeshtra zakonisht përfundon keq. Mirëpo kërkimet ... Read More »

Deda tregon se pse është “ndarë” nga opozita për MSA-në

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka vlerësuar se marrëveshja për MSA-në, përkatësisht dokumenti i saj është shumë më i avancuar se sa draftligjet e mëhershme. “Të kishte me qenë drafti i parë ose i dyti, unë nuk do ta votoja ligjin për MSA-në. Po them që nuk është dokument ideal, por evoluimi i tij ka qenë pozitiv”, ka thënë Deda ... Read More »

Kriza e refugjatëve, Tsipras planifikon të vizitojë Turqinë

Kryeministri grek Aleksis Cipras planifikon vizitë zyrtare në Turqi për shkak të krizës së refugjatëve, shkruan gazeta athinase “Vima”. “Në kuadër të vizionit të Qeverisë se Greqia mund të shndërrohet në vend kyç nga Bashkimi Evropian, në qoftë se në mënyrë efikase ballafaqohet me valën e madhe të refugjatëve drejt Evropës, kryeminsitri Cipras planifikon disa aktivitete”, publikoi gazeta. Sipas “Vima”-s ... Read More »