Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Shoqëria Civile kërkon të anulohet seanca e sotme

Pjesëtarë të Shoqërisë Civile, të cilët kanë zhvilluar një marsh protestues për të kundërshtuar dhunën në Kuvendin e Kosovës, po bënë thirrje që seanca e sotme të shtyhet për një ditë tjetër. Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në fjalën e tij para pjesëmarrësve në marsh, kërkoi që t’i jepet hapësirë presidentes së vendit Atifete Jahjaga, për të ... Read More »

Shfrytëzoi për prostitucion 26-vjeçaren, pranga pronarit të lokalit në Durrës

Një 26-vjeçare është dhunuar nga pronari i një lokali nate pas refuzimit të saj për t’u shfrytëzuar në vazhdimësi si prostitutë. E reja, që ishte e punësuar në lokalin “Kolombia” në plazhin e Durrësit, në kallëzimin e saj në polici ka dëshmuar se pronari 46-vjeçar i lokalit, Pëllumb Tuda e ka shfrytëzuar për një periudhë kohe prej një viti e ... Read More »

FDA e shqetësuar me gjendjen politike në Kosovë

Forca e Diasporës për Atdheun (FDA)- është shumë e shqetësuar me gjendjen aktuale politike në Kosovë, thuhet në një njoftim të lëshuar për medie. Zhvillimet e muajve të fundit, bllokada politike e cila po shpërfaqet posaçërisht nga opozita duke përdorur metoda të paligjshme anarkike të cilat sjellin edhe kërcenim të drejtpërdrejtë ndaj shtetit dhe organeve të tij, është shqetësuese dhe ... Read More »

Opozita ka përgatitur deri në detaje skenarin për bllokimin e Kuvendit. Si do të reagojë Kadri Veseli?!

Partitë opozitare kanë përgatitur deri në detaje bllokimin e Kuvendit të Kosovës. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda opozitës. Sipas këtyre burimeve, opozita deri në detaje e ka përgatitur skenarin për ta bllokuar edhe gjatë ditës së sotme seancën e Kuvendit të Kosovës. Ky burim ndonëse nuk ka dhënë detaje se si do të bllokohet seanca, ka theksuar ... Read More »

Miniane: Jemi të shqetësuar me gjendjen aktuale në Kuvend

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Jacque Miniane është shprehur i shqetësuar me gjendjen aktuale në Kuvend, ndërsa tha se çdo vonesë në miratimin e ligjeve do të shkojë në dëm të Kosovës. Miniane tha se edhe pse nuk ka mandat të thotë se cili grup ka të drejtë, ai flet për dëmet që mund të sjell mosmiratimi i ligjit ... Read More »

Kosovari Jeton G. pranon se e ka vrarë serbin nga Cyrihu

Jeton G., i akuzuari kryesor për vrasjen e truprojës Boris R.(30) ka pranuar: „Unë e vrava“. Vrasja makabër e truprojës serbe, Boris R. nga Cyrih-Affoltern tashmë është sqaruar. „Unë e vrava“, ka pohuar kundërshtari i tij, Jeton G. (31). „Isha në një panik total “, ka shtuar ai. Avokati i tij, Valentin Landmann për „Blick“ ka dëshmuar fjalët e Jetonit: ... Read More »

Kurti e Haxhiu nuk do të arrestohen

Lajmi se sot pritet arrestimi i Kurtit dhe Haxhiut, i cili po qarkullon nëpër media, demantohet nga burime brenda Policisë së Kosovës. Duke mos dashur që të deklarohen hapur për këtë çështje, lajmi.net mëson se procedurat janë në vazhdim e sipër ndërmjet Policisë dhe Prokurorisë dhe Kurti e Haxhiu nuk do të arrestohen as sot dhe as nuk ka ndonjë ... Read More »

Hoti: 23 milion euro janë shtuar për pensione

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë sot se Ministria të cilën e drejton ka shtuar 23 milion euro për fondet e pensioneve, dhe se tani i mbetet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Socialë që të ti përcaktojë kriteret për përfituesit. Në një konferencë për media së bashku me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore ... Read More »

Ja çfarë bore ka rënë në Istog (FOTO)

Bora tani më ka zbardhur edhe disa pjesë të tjera të Kosovës. Në Istog ajo ka rënë edhe në një sasi goxha të madhe. Disa forto të realizuara në bjeshkët e Moknes në e tregojnë këtë më së miri. Fotot i ka pasuar në profilin e tij B.K. Read More »

Opozita: S’lejojmë mbajtjen e seancës

Opozita kosovare ka deklaruar se nuk e kanë ndërmend të lejojnë mbajtjen e seancës së sotme të thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, për në orën 16:00. Sipas zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, do të ishte e pakuptimtë të lejohet mbarëvajtja e seancës në një situatë ku koalicioni qeverisës po e ndanë Kosovën. “S’ka kuptim t’i lejojmë punimet ... Read More »