Lajmet e fundit

Cool

Deputetë turq u rrahën me çekan

Pesë deputetët turq janë lënduar sot gjatë rrahjes që ka ndodhur në Parlamentin e Turqisë. Siç njoftojnë medie turke, gjatë rrahjes kanë fluturuar karrige, e deputetët njëri-tjetrin e goditnin me çekanë dhe me zilet me të cilat gjatë mbledhjeve shërbehet kryetari i Kuvendit. Rrahja filloi pasi deputetët nga radhët e opozitës u përpoqën ta shtynin fillimin e debatit për propozim ... Read More »

Kosovarët në Hungari, kryebashkiaku i Asotthalom: Të ndërtojmë gardh në kufi

Vendi ku ata kalojnë kufirin çdo ditë është një fshat i shpërndarë me mbi 60% të hapësirës me male. Një pjesë e qytetarëve i ndihmojnë, kurse të tjerët kanë frikë nga ata. Kryetari i komunës Asotthalom, Laszlo Toroczka, konsiderohet si pjesa më radikale e tyre. Ai thotë se emigrantët lënë shumë mbeturina dhe natën ndodh që ndezin zjarre. Sipas tij, ... Read More »

Karriera dhe jeta politike e Mbretit Abdullah- një reformator i pafuqishëm kundër islamit radikal (FOTO)

I rritur me pikëpamje islamike tradicionale, ai shihej megjithatë si reformator dhe u bë një mbrojtës zëlartë i paqes në Lindjen e Mesme  Gjigandi i informimit botëror ka bërë një profil të zgjeruar për Mbretin e ndjerë të Arabisë Sauditë, të ndarë dje nga jeta. Një eveniment botëror që po analizohet me detaje nga mediat botërore në lidhje me rrugën ... Read More »

FOTOLAJM-Funerali i mbretit të Arabisë Saudite, Abdullahut

Janë publikuar edhe imazhet e para nga funerali i mbretit të Arabisë Saudite, Abdullahut. Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdelaziz ka ndërruar jetë të premten, ndërsa Princi i kurorës Salman bin Abdelaziz, është shpallur monarku i ri. Mbreti Abdullah u shtrua ne spital pasi pësoi infeksion të mushkërive. Ai u diagnostikua me pneumoni, dhe merrte fryme përmes tubit të oksigjenit. Read More »

Vdiq Nelson Mandela

Presidenti i parë zezak i Afrikës së Jugut dhe ikona e luftës kundër aparteidit, Nelson Mandela, vdiq sot në moshën 95 vjeçare. Mandela ka udhëhequr tranzicionin e Afrikës së Jugut nga sundimit i pakicës së bardhë në vitet ’90 të shekullit të kaluar. Ai kishte marrë një trajtim të gjatë mjekësor në shtëpi, pas tri muajve të kaluara në spital, ... Read More »

Merkel nuk e do diplomatin e Milosheviqit

Sekretari i PD Dushan Spasojeviq tha se kancelaria gjermane Angela Merkel nuk ka pranuar propozimin që ambasadori serb në Berlin të jetë Zoran Jeremiq Spasojeviq pohoi se Merkel ka refuzuar të jap agremanin Jeremiqit (66), për shkak të lidhjeve të tij me regjimin e Slobodan Milosheviqit. “Jeremiq ka qenë ambasador yni në Gjermani deri në ndryshimet e pesë tetorit të ... Read More »

Kazakistan: Mësohet vendndodhja e disidentit Atabek

Disidenti kazak, Aron Atabek, vendndodhja e të cilit nuk dihej për javë të tëra, është gjetur në një njësi burgu në rajonin qëndror të Kazakistanit, Qaraghandy. I biri i Atabek-ut, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se i ati i tij është kthyer në një kamp të punës së detyruar, në qytetin Qarazhal. Zyra e Kazakistanit për të Drejtat ... Read More »

Bangladesh dënohen me vdekje 150 ushtarë

Një gjykatë speciale në Bangladesh ka dënuar me vdekje së paku 150 ushtarë dhe ka burgosur qindra të tjerë për rolin e tyre në rebelimin ushtarak të vitit 2009. Rreth 823 ushtarë ishin akuzuar për këtë rebelim, në të cilin 74 persona, përfshirë, 57 oficerë të lartë, ishin vrarë, torturuar ose djegur për së gjalli, transmeton Rel. Ushtarët ishin akuzuar ... Read More »

Shtyhet gjykimi për Morsin

Procesi gjyqësor për presidentin e rrëzuar të Egjiptit Muhammad Morsi, është shtyrë për në fillim të janarit, pas pengesave nga Morsi dhe 14 të akuzuar të tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Gjykatësi e ndërpreu seancën pasi të akuzuarit thirrën “Poshtë regjimi ushtarak!”. Morsi vetë deklaroi, “Unë jam presidenti legjitim dhe i kërkoj gjykatës t’i japë fund kësaj farse”. Mbështetësit e Morsit ... Read More »

Pakistan: Talibanët me shef të përkohshëm

Talibanët pakistanezë kanë emëruar një shef të ri të përkohshëm, pas vdekjes së liderit të grupit militant, Hakimullah Mehsud, gjatë një sulmi të telekomanduar amerikan. Një komandant talibanez i ka thënë Radios Mashaal, në kushte anonimiteti, se Asmatullah Shaheen Bhittani është emëruar shef i përkohshëm i grupit Tahreek-e-Taliban, të dielën. Zëdhënësi ka thënë se një zëvendësues i përhershëm për Mehsudin ... Read More »