Lajmet e fundit

Lajme

Shpërthim në një ndërtesë në Prishtinë, dyshohet se erdhi nga keqinstalimi i rrymës

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një ndërtesë në Prishtinë, në rrugën “Shaqir Grishta” në lagjen Mati 1, rreth orës 20:00. Banorët e lagjes i kanë thënë Klan Kosovës se shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e një ndërtese tash vonë të ndërtuar dhe se ata dyshojnë se shpërthimi ka ardhur si pasojë e keqinstalimit të rrymës elektrike. Njoftohet se ... Read More »

Migjen Kelmendi: Shoku i ardhshëm i kësaj shoqërie është zgjedhja e Hashim Thaçit, president! (Video)

I ftuemi ne emisionin Rrokum Roll, ishte Drejtori Egzekutiv i Televizionit Rrokum, Migjen Kelmendi. I pyetun nga moderatori Fidan Jupolli per impresionet mbas koncertit Gjurmet & Friends ne Tirane, Kelmendi tha se ajo qe e ka ba koncertin me qene i paharrueshem asht publiku, sidomos ai i Prishtines. “Falenderoj pafundesisht, çdo individ, çdo çift, çdo shoqni qe ne menyre te ... Read More »

Vazhdon rritja e kabinetit qeveritar: Isa Mustafa e emëron zëvendësiministër edhe Muvledin Krasniqin!

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa do të mbahet në mend si kabineti më i madh qeveritar në rajon, Evropë dhe më gjerë. Pos që ka 21 ministra, ky kabinet qeveritar vazhdon të rritet, raporton Gazeta Blic. Brenda pak ditësh Isa Mustafa në postin e zëvendësministrit ka emëruar Kartan Kajtazin e PDK-së dhe Muvledin Krasniqin, poashtu nga radhët ... Read More »

Ramush Haradinaj: Regjimi me mediat e veta po mi shtrembërojne fjalët

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj siç ka thënë ai shtrembërimit të deklaratave nga ana e disa medieve. Ai ka theksuar se disa medie të afërta me pushtetin ia kanë shtrembëruar deklaratat dhe kanë shpifur. I pari i AAK-së ka paralajmëruar Isa Mustafën e Hashim Thaçi se do të shihen më 9 janar. Reagimi i plotë i tij: ... Read More »

Rrahim Pacolli godet fort Mimoza Kusarin

Njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kreut të AKR-së, Rrahim Pacolli e ka goditur fort Mimoza Kusari- Lilën. Ai në një reagim që u ka dërguar medieve ka thënë se aderimi në AKR i “disa disa personave destruktiv, si p.sh. Mimoza Kusatrit të cilët kanë ngjyrosur këtë parti me fanatizëm dhe me koncepte të cilat kanë dashur t`i inkorporojnë ... Read More »

Jabllanoviq: Nuk do të shkojë nesër në Gjakovë

Ish ministri i Kthimit dhe Komuniteteve në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka thënë për Indeksonline se ai nesër (e mërkurë) nuk do të udhëtojë në Gjakovë bashkë me pelegrinët serbë për festën e krishtlindjes ortodokse. “Unë nesër do të jem në vendlindjen time për krishtlindje dhe nuk jam i interesuar për kurrfarë provokimi”, ka thënë Jabllanoviq, duke shtuar se ... Read More »

Gashi: Duhet të studiohet shtypi për UÇK-në. Mbeten engimë vrasjet

Analisti politik Shkelzen Gashi në Rubikon të KTV-së ka thënë se është mitizuar organizimi politik i UÇK-së dhe se ky mitizim më së shumti shihet në pavarësinë e veprimeve të dy zonave operative të UÇK-së, të Llapit dhe të Dukagjinit. Ai pasi theksoi se në fakt në Kosovë nuk ka humor të mirëfilltë, pasi sipas tij, humori në Kosovë vazhdimisht ... Read More »

Humolli: Bashkësia ndërkombëtare e imponoi Thaçin e Halitin në politikë

Në emisionin “Rubikon”, ku po debatohet për skeçin e fundit të grupit humoristik “Stupcat”, ish-eprori i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Fatmir Humolli tha se “Stupcat” kanë bërë gabim me atë skeç pasi kanë ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Humolli, po ashtu, tha se bashkësia ndërkombëtare nuk kishte ndërhyrë në Kosovë për të çliruar Kosovën, por për ... Read More »

Azem Vllasi: Presidentin e bëj më mirë se të tjerët!

Azem Vllasi ka thënë se është i gatshëm të kontribujë në ekipin negociator të Kosovës në bisedimet e Brukselit me Serbinë. “Keto bisedat, raportet me Serbine, t’ju them te drejten, une do te kisha mundur te ndihoj goxha shume, sepse une ato raporte me Serbine i njoh mire”, ka thene ai per Rrokum Tv. Shih intervistën e plotëte tij: https://www.youtube.com/watch?v=otg2yX0LUko Read More »

1 vit nga terrori, “Charlie Hebdo” provokon sërish

Revista satirike “Charlie Hebdo” ka provokuar sërisht me numrin e saj të ri, në prag të një vjetorit të sulmeve terroriste mbi redaksinë. Mbi 1 milionë kopje janë printuar dhe janë shpërndarë në të gjithë botën. Në këtë numër të ri në kopertinë shfaqet zoti i pikturuar, me gjak në duar dhe një kallashnikov në kurriz ndërsa në titullin kryesor ... Read More »