Në tryezën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe stafit të tij nga janari deri në mars të këtij viti janë ngrënë ushqime në vlerë 92 mijë euro. Për këta tre muaj kreu i ekzekutivit ka shpenzuar rreth 30 mijë euro më shumë për dreka zyrtare se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gazeta Fjala, sjellë shpenzimet e ... Read More »
Lajme
Shqipëria kërkon sërish anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në mbyllje të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë ka kërkuar institucionalizimin e marrëdhënieve NATO – Kosovë. Rama ka shprehur besimin se integrimi i Kosovës në familjen euroatlantike është një domosdoshmëri, jo thjesht për Kosovën, as vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike, shkruan sot Koha Ditore. ... Read More »
Në vend të Zhbogarit, Apostolova
Shërbimi i veprimit të jashtëm evropian (EEAS), që është në fakt shërbim diplomatik evropian, ka përmbyllur procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për rotacione në përfaqësitë e BE-së në vendet e treta dhe në këtë listë prej rreth 30 personave ndodhet edhe Natalia Apostolova, e cila do të jetë pasardhëse e Samuel Zhbogarit në postin e shefit të Zyrës së BE-së ... Read More »
Kryeministri lë agjendën shtetërore për llogari të partisë
Kryeministri Isa Mustafa ka braktisur të hënën agjendën shtetërore për llogari të partisë së cilës i prin – Lidhjes Demokratike (LDK). Ka anuluar pjesëmarrjen në disa ngjarje në Kosovë, për të udhëtuar në Luksemburg, me qëllim që të marrë pjesë në ceremoninë e 40-vjetorit të Partive Popullore Evropiane (PPE), në të cilën familje subjekti politik i Mustafës është anëtarësuar së ... Read More »
Sot mblidhen mbi 200 investitorë të huaj e vendorë
Konferenca “Diaspora – Investimet dhe Punësimi”, që do të mbahet sot, do të mbledhë për herë të parë në Kosovë një numër rekord të investitorëve ndërkombëtar e vendor. Janë mbi 100 investitor nga shtetet gjermanofolëse (Gjermani, Zvicër e Austri), dhe mbi 100 biznese vendore, para të cilëve, institucionet qendrore e lokale të Kosovës, do të prezantojnë projekte konkrete të investimeve. ... Read More »
Tri Agjencitë e pronave ose shkrihen në një ose shpërbëhen, këtyre s’u pëlqen
Tri agjencitë që merren me çështjen e pronave mund të shkrihen në një institucion të vetëm, ose të shpërbëhen. Gjatë hartimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore është identifikuar se reformimi i këtyre agjencive është i domosdoshëm. Por, zyrtarët udhëheqës në hartimin e kësaj strategjie thonë se për këtë duhet kohë dhe se janë vetëm në fazën e diskutimeve. ... Read More »
900 vende pune në dy fabrika gjermane
Dy fabrika me pronarë nga Gjermania do të nisin punën në muajin qershor. E para, që do të përurohet këtë javë, do të prodhojë panele solare të destinuara për eksport në tregun gjerman dhe do të punësojë dhjetëra punëtorë. Fabrika e dytë do të përurohet në fund të muajit qershor dhe do të merret me përpunimin e perimeve dhe produkteve ... Read More »
Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO
Tirana ka qenë nikoqire për herë të parë e punimeve të Sesionit të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që nga koha kur Shqipëria zuri vendin e saj në Aleancën më të fuqishme luftarake në botë përkrah shteteve më të fuqishme të botës në Aleancën e Atlantikut Verior, 7 vjet më parë. Mbi 260 parlamentarë të vendeve anëtare dhe partnere ... Read More »
Tri makina nga Kosova e dy nga Shqipëria përplasen në “Rrugën e Kombit”
Një aksident ku janë përfshirë 5 automjete ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se tre nga mjetet e aksidentuara janë me targa kosovare ndërkohë që dy të tjerat me targa shqiptare. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm, raporton Shekulli, pa dhënë më shumë detaje. Nga përplasja e mjeteve ka pasur gjithashtu ... Read More »
Për katër muaj Dogana arkëtoi 63 milionë euro më shumë se vjet
Ministri i Financave- Avdullah Hoti ka konfirmuar se gjatë periudhës janar-prill 2016 Dogana ka arkëtuar 63 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar. “Gjatë periudhës janar-prill 2016, të hyrat në Doganë u rritën me 22.5% ndërkaq në ATK me 7.1%. Në total, janë mbledhur 63.3 mil euro më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje vjen si rezultat ... Read More »