Përderisa deputetët e opozitës po tentonin që të hynin me dhunë në sallën kryesore të Kuvendit, është gjuajtur edhe një gaz lotsjellës tjetër. Ishin shtruar dilemat se kush e hodhi gazin në hollin e Kuvendit, por pas këtyre pamjeve të KosovaPress hiqen dilemat për kryerjen e këtij akti. Ishte deputeti i AAK-së Pal Lekaj që pas shpinës së kryetarit të ... Read More »
Lajme
Arrestohet Ismail Kurteshi
Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi është arrestuar. Atë disa minuta më parë e kanë nxjerrë jashtë ndërtesës së Kuvendit dy policë me rroba civile. Ky deputet kishte ndezur gazin lotsjellës gjatë seancës së paradites. Pak më herët ishte arrestuar edhe Haxhi Shala. Read More »
Ilir Deda: Suspendimi i opozitës, nuk ndodh as në Rusi e as në Bjellorusi!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit, që ta suspendoj opozitën. Ai këtë vendim e ka quajtur si suspendim të Demokracisë. Madje, sipas tij, vendime të tilla nuk ndodhin as në Rusi e as në Bjellorusi. Ky është reagimi i tij i plotë: Suspendimi i opozitës është suspendim i demokracisë. Suspendim të tillë ... Read More »
Kimete Berisha- Kryeministrit: Jep dorëheqje vet, sa s’të “dorëhoqën” ata!
Analistja Kimete Berisha, nuk ka hezituar t’i komentojë as ngjarjet e sotit, njofton Gazeta Blic. Ajo duke i dhënë “urdhër” të prerë Kryeministrit Mustafa, i ka bërë thirrje të japë dorëheqje. Kjo pasi siç shprehet ajo, më mirë të japë vet, se sa ta detyrojë opozita. Shih postimin e saj të plotë: E kur s’do të kesh çare pa i arrestuar ... Read More »
Dardan Sejdiu i quan “titista” deputetët e Koalicionit qeverisës!
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, pas rifillimit të seancës së Kuvendit, me përjashtim të opozitës, i ka quajtur “titista” e “SHIK”, ata që janë brenda Kuvendit, njofton Gazeta Blic. “SHIK-u dhe Titistat ne Kuvend”, ka shkruar Sejdiu në facebook. Opozita ka bllokuar edhe sot seancën, megjithëkëtë ajo ka filluar sërish. Read More »
Përplasje mes Policisë dhe ‘Civilna Zastita’-s në veri
Marrja me ‘marrimangë’ e automjetit ‘Renault Twingo’ me ngjyrë të verdhë dhe pa targa, e cila ishte parkuar në mënyrë të parregullt në trotuar, ka sjellë sherr në mes të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të të ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në sheshin ... Read More »
Kadri Veseli ‘harron’ ku gjendet Donika Kada –Bujupi
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë fillimit të seancës së sotme, e cila po vazhdon të mbahet pa praninë e deputetëve opozitarë, ka ftuar të bëjë pyetje edhe deputeten nga rradhët e AKK-së, Donika Kada-Bujupi, e cila tashmë gjendet në burg. Read More »
Dërguti: Suspendimi i opozitës në kundërshtim me rregulloren dhe Kushtetutën
Deputetja e VV-së dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, ka deklaruar se përjashtimi i deputetëve të opozitës nga seanca e sotme e kuvendit është në kundërshtim me rregulloren e punës së Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës. Ajo ka paralajmëruar edhe organizimin e protestave. “Me një vend ku nuk ka opozitë brenda parlamentit, atëherë nuk mund të quhet parlament”, tha Dërguti. Read More »
Obama: Liderët botërorë duhet të pajtohen për klimën
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se liderët duhet të jenë “në nivel të momentit”dhe t’i tregojnë botës se shtetet e ndajnë ndjenjën e përgjegjësisë për t’i luftuar ndryshimet klimatike. Mëtutje, duke folur sot në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën në Paris, ku po marrin pjesë afro 150 shefa të shteteve dhe të qeverive të vendeve nga e ... Read More »
Arrestohet deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala!
Par pak minutash është arrestuar edhe një deputet i opozitës. Bëhet fjalë për deputetin e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala. Kështu raporton KTV-ja. Më herët gjatë ditës u arrestua edhe deputeti Fisnik Ismajli. Read More »