Lajmet e fundit

Lajme

Seanca mbahet në sallën kryesore të Kuvendit

Pasi shumica e deputetëve të opozitës janë përjashtuar me vendim të kryesisë nga seanca e sotme e Kuvendit, vazhdimi i seancës do të mbahet në sallën kryesore. Për pak minuta pritet të nisë vazhdimi i seancës. Read More »

Deputetët e koalicionit kanë hyrë në sallën alternative

Grupi Parlamentar i PDK-së janë në sallën alternative për të filluar seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës. Atyre iu kanë bashkuar edhe kolegët e tyre nga LDK-ja. Ndërkohë që deputetët e opozitës nuk janë lejuar të hyjnë brenda përkundër tentimeve ku pat edhe gaz lotsjellës. Read More »

Vendimi i Kryesisë: Suspendohen individualisht shumica e deputetëve të opozitës nga pjesëmarrja në seancë

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim për suspendimin individualisht shumicës së të deputetëve të opozitës. Këtij vendimi i kanë shpëtuar vetëm deputetja e NISMA’s, Shukrie Bytyqi dhe Ilir Deda i VV’së. Read More »

‘Bie Qeveria e Mustafës, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme’!

Burime të sigurta brenda Qeverisë së Kosovës i kanë thënë Gazetës NewBorn se Qeveria në krye me Isa Mustafën nuk do të ketë jetë të gjatë, pasi që opozita e vendit po këmbngulë se do ti bllokojë të gjitha seancat deri sa të tërhiqen nënshkrimet për dy marrëveshjet e fundit, atë për Demarkacionin me Malin e Zi dhe atë për ... Read More »

Ahmeti: Nuk ka normalitet në këtë vend, me drejtësi selektive!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur sot sërish rreth arrestimeve të personave të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Gazeta Blic. Me rastin e arrestimit të Fisnik Ismailit, ai ka thënë se persona që kanë të bëjnë me luftën e dëshmorët janë arrestuar, ndërsa Djariqi e Duqiqi veprojnë në Kosovë. Shih postimin e tij të plotë: Arrestohet Saranda Bogujevci, e mbijetuara e ... Read More »

Përplasje të reja të opozitës me sigurimin

​Opozita është duke tentuar të hyjë prapë në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe gjatë hyrjes kishte një përplasje në mes deputetit të VV-s, Sali Salihu dhe sigurimit. Në hollin e kuvendit është gjendje e tensionuar dhe qëndrimi i gazetarëve është thuajse i pamundur. Read More »

Vazhdon rrethimi i Kuvendit nga Policia e Kosovës (Foto)

Një numër shumë i madh i Policisë së Kosovës po vazhdon ta mbajë të blinduar Kuvendin e Kosovës. Read More »

Opozita gjuan gaz para këmbëve të sigurimit të kuvendit

Visar Ymeri ka provuar ta thyej kordonin e policisë, në korridorin e Kuvendit. Në këto momente dikush nga opozita aty ka hedhur gazë aty. Kjo ka bërë që turma e mbledhur aty të shpërndahet. Korridori i Kuvendit tashmë është zbrazur.     Read More »

Latif Gashi jep dorëheqje nga pozita e deputetit

Ish- deputeti I kuvendit të Kosovës ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si deputet. Vendimin ia ka dërguar me shkrim edhe Kryetart të Kuvendit të Republikes së Kosovës, Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosoves. Vendimin ai e ka marrë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e tij për krime lufte me 6 vite burg, shkruan Express Kjo ... Read More »

Konjufca thërret protestë gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcka, ka deklaruar se pushteti është duke tentuar ta zhdukë opozitën. Ai ka thënë se do të ketë protestë gjithë-popullore për rrëzimin e Qeverisë, nëse opozita përjashtohet nga mbajtja e seancave në Kuvend. “Ne do ti kthehemi popullit. Protestë gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se protestat ... Read More »