Lajmet e fundit

Lajme

Beograd – Kerry: Jemi në luftë me ISIS-in

Jemi në luftë me ISIS-in dhe duhet të reagojmë dhe të jemi të vendosur për ta mundur, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili po merr pjesë në Këshillin XXII Ministerial të OSBE-së, që po zhvillohet në Beograd. ”Por, pa trupat në terren nuk do të mundemi ta përfundojmë qëllimin tonë”, theksoi ai. “Nuk ka asgjë për ... Read More »

Elida Buçpapaj : Donika Kada Bujupi në burg e kriminelët të gjithë jashtë

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e avokatit për lirimin e deputetes të Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj – Bujupi. Apeli ka vendosur ta mbajë Donika Kadajn në paraburgim, ndërsa gjithë kriminelët e Kosovës janë jashtë, të lirë,duke na bërë moral e duke justifikuar me ligj e kushtetutë se burgosja e Donikës është shprehje e shtetit ligjor. Shteti ligjor ... Read More »

Vazhdon mbështetja e shtetit gjerman për Ministrinë e Drejtësisë

Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë po qëndron në Berlin në vizitë studimore në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe institucionet tjera të drejtësisë i mundësuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ). Siç njoftoi MD me anë të një komunikate, dje delegacioni i Ministrisë është pritur nga deputetët e grupit të ... Read More »

Krasniqi: Isa po jep shenjë që Qeveria po tërhiqet!

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po jep shenjë që Qeveria është duke u tërhequr, por cilëson se fitorja e opozitës nuk është ende e plotë, pasi që Mustafa ende nuk i ka tërhequr marrëveshjet, shkruan ai në një postim në Facebook, transmeton gazetablic.com Shkrimi i plotë: Thirrja e Isës për t’u ... Read More »

Të rinjtë shqiptarë që fituan garën e NASA’s arrijnë në stacionin hapësinor në Florida (Foto)

Ky është grupi i të rinjve kosovarë që kanë fituar një projekt ndërkombëtar në NASA. Fotografia e postuar nga grupi i të rinjve, tregon se ata kanë marrë me vetë flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. “Ëndrra u realizua! #NatEv dhe ICK pushtojnë NASA-në.Falenderim i veqantë të gjithëve për përkrahjen!”, shkruajnë ata. Ky grup kishte në plan ta vizitontë ... Read More »

Rexhep Selimi i përgjigjet Sali Berishës: Rri o Salë, ke pasur folur keq edhe për UÇK-në

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, i është përgjigjur ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, pasi ky i fundit kishte kritikuar opozitën kosovare në një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Selimi ka shkruar në Facebook se Sali Berisha ka folur edhe kundër UÇK-së, në kohën e luftës. “O Salë, kaq sa po flet sot kundër opozitës ne Kosovë, po aq, madje ... Read More »

Haradinaj: Gjakovë ti themi JO marrëveshjeve! (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmet një video u ka bërë thirrje publike qytetarëve të Komunës se Gjakovës që të bashkohen në protestën e thirrur nga tri partitë opozitare, në kundërshtim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nga dialogu me Serbinë. Në videoincizim, Haradinaj e definon protestën si paqësore për të cilën thotë se do ta ketë fillimin dhe përfundimin ... Read More »

Kelmendi: Merruni vesh se na bëtë gaz të botës!

Publicisti, Adriatik Kelmendi citonë se, politikanët tanë, duke mbajtur inati në mes vete janë duke i kënaqur ”dyshmanët”, nga një shkrim i botuar në revisten beogradase “Nedeljnik” Kelmendi, bën thirrje që të ulën e të merren vesh ndërmjet vetës, duke vlerësuar se na bën gaz të botës, transmeton gazetablic.com Shkrimi i plotë i Adriatik Kelmndit, në Facebook: Ja si po ... Read More »

“Rusia për Serbinë, si nëna për fëminë”

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë sot në Beograd se “Rusia është për Serbinë, sikur nëna për fëminë”. Ai ka bërë këto komente gjatë një takimi me minsitrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, që u zhvillua në Beorgad, gjatë samitit ministerial të OSBE-së. “Njeriu ka miq në tërë botë, por më se tepërmi e kujton nënën. Kështu edhe Serbia, kur ... Read More »

Arben Gashi: Kosovës i duhet një zgjidhje politike

Sonte në Info Magazine, të ftuar janë deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi si dhe analisti Artan Muhaxhiri. Me Gashin e Muhaxhirin është duke u diskutuar për impaktin pas vizitës dhe mesazheve të sekretarit amerikan, John Kerry. Gashi është shprehur se mesazhet e Kerry-t ishin se duhet të bëhet një zgjidhje politike. “Mesazhet janë të rëndësishme, ndër to njëri ... Read More »