Pavarësisht konstatimeve në Raportin e Progresit që në sistemin e drejtësisë të Kosovës ka ndikim politika, zyrtarët e këtij sistemi thonë se deri më tash nuk janë në dijeni se diçka e tillë ka ndodhur ose është duke ndodhur. Agim Maliqi, zëvendës-kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se si Këshill nuk janë të informuar ... Read More »
Lajme
Kërcënon Sindikata e Sektorit Privat: Paga minimale nuk guxon të jetë nën 300 euro
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka shprehur brengat e saj në lidhje me gjendjen e punëtoreve në sektorin privat, sidomos ata që punojnë në kompanitë që mirëmbajnë objektet e institucioneve qendrore dhe lokale. Kreu i kësaj sindikate Jusuf Azemi mes tjerash ka kërcënuar se paga minimale nuk guxon të jetë nën 300 euro. Azemi: Paga minimale e ... Read More »
Zbulohen hajnat e naftës në Dobërlukë të Vushtrrisë
Dy të dyshuar të panjohur kanë vjedhur naftë në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Sipas policisë ankuesi, nga Dobërlluka ka raportuar se ka vërejtur dy të dyshuar të panjohur të cilët kishin vjedhur dy kanistra me naftë nga servisi i gomave pronë e tij dhe të njëjtit kanë tentuar që ta vjedhin naftën. Në pamundësi për ta vjedhur naftën të dyshuarit ... Read More »
E rrahin dhe e bëjnë për spital
Katër persona e rrahin një person tjetër dhe e bëjnë për spital. Ngjarja ka ndodhur dje në Lipjan në rrugën “Avdi Kelmendi”, ku sipas policisë katër të dyshuar, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta viktimën. Atij i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është jashtë rrezikut për ... Read More »
Kosova pritet të përfitojë qindra miliona dollarë nga SHBA-të
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit MCC, një agjenci e themeluar kjo nga Qeveria Amerikane, për herë të parë pas një periudhe 5 vjeçare i ka hapur rrugë edhe Kosovës që të përfitojë qindra miliona dollarë në formë të granteve. Kjo agjenci çdo vjet ndan grante për shtete të ndryshme në botë, për të mbështetur zhvillimin ekonomik, transmeton Kosovapress. Së fundi, ... Read More »
Greqi, protesta në Athinë, eskalon situata
Në konfrontime me forcat policore kanë degjeneruar mitingjet e mëdha të protestës në qendër të Athinës, në kuadrin e grevës së përgjithshme 24 orëshe që shpallën sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat, greva e parë kundër qeverisë së majtë të kryeministrit, Alexis Tsipras, që kur ai ka ardhur në pushtet, në janar të këtij viti. Konfrontimet kanë filluar pasi ... Read More »
Bllokohen prodhimet shqiptare në Shkup
Kur në Tiranë po mbahej takimi i ministrave të Bujqësisë të vendeve të Europës Juglindore, që synon të forcojë bashkëpunimin në këtë sektor, nje sasi prodhimesh bujqësore shqiptare janë bllokuar prej disa ditësh në kufirin me Maqedoninë. Shkak për këtë bllokim nga pala maqedonase është bërë kryerja e analizave të cilësisë së këtyre produkteve. “Ngjarje të kësaj natyre duhet të ... Read More »
Dogana mbledh të hyra mbi 800 milionë euro
Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin shtetëror. Sot dogana ka tejkaluar shifrën rekord mbi 800 milionë euro që në krahasim me vitin e kaluar është një rritje e madhe. Kështu thuhet në një komunikatë të Doganës së Kosovës, ku thuhet se kjo rritje tregon se dogana është një ... Read More »
Arrestohet shefi i trafikantëve të njerëzve që vepronte në Beograd
Policia e Austrisë e ka shkatërruar bandën ndërkombëtare që trafikonte qenie njerëzore, shefi i të cilës vepronte nga Beogradi, ka kumtuar ministrja austriake e Punëve të Brendshme Johanna Mikl-Lichtner. Me hetime, policia u ra në gjurmë 17 të dyshimtëve, nga të cilët 11 tashmë janë në burg e kundër gjashtë të tjerëve është shpallur fletë arresti ndërkombëtar, njofton Blic i ... Read More »
Bankat fitime enorme në kurriz të të varfërve
Bankat në Kosovë në nëntë mujorin e parë të këtij viti kanë arritur që t’i rrisin fitimet e tyre për 23 milionë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë. Këto banka gjatë periudhës janar-shtator kanë fituar 69 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprakë kanë fituar 46.9 milionë euro. Raporti i Sistemit Financiar ... Read More »