Lajmet e fundit

Lajme

Ministri Bajrami shfuqizon vendimin e Këshillit, për shkarkimin e rektorit

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të dispozitave të ligjit për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës ka marr vendim të shfuqizoi vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.Ja vendimi i plotë: V E N D I MI.SHFUQIZOHET Vendimi Nr. Prot: 2/378 , ... Read More »

Mediat serbe: Thikë pas shpine nga fqinjët tanë

Fqinjët e Serbisë, Mali i Zi dhe Maqedonia janë midis vendeve që mbështetën pranimin e Kosovës në UNESCO! Dhe ky vendim i tyre, ka irrituar publikun serb. Siç shkruan Kurir, transmeton Telegrafi, në mesin e vendeve që votuan “për” janë Afganistani, Shqipëria, Austria, Belize, Britania e Madhe, El Salvador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, SHBA, Maqedonia, Franca, Gaboni, Gambia, Guinea, ... Read More »

Përpjekje për takimin e përbashkët

Presidentja Atifete Jahjaga pritet ta shikojë mundësinë që sot t’i bëjë bashkë pozitën dhe opozitën, në një tryezë. Pozita dhe opozita kanë qenë ndarazi në takim te presidentja Atifete Jahjaga. Të dy palët kanë bërë të ditur se ia kanë përcjellë qëndrimet presidentes Jahjaga. Por, pavarësisht mesazhit të opozitës se nuk do të diskutojë në asnjë rrethanë me pozitën për ... Read More »

Ganimete Musliu, me Rektorin! (FOTO)

Pas shkarkimit të mbrëmshëm të Rektorit Fejzullahu, shumë individë, qoftë politikë, qoftë nga shoqëria civile shprehen haptas keqardhjen për të. Madje, disa kërkuan edhe rikthimin e tij në postin përkatës, raporton Gazeta Blic. Një ndër ta është edhe Deputetja e Kuvendit nga PDK-ja, Ganimete Mulsiu. Musliu ka vendosur ta ‘mbrojë’ Fejzullahun, duke pëlqyer një faqe në rrjetin social-facebook të emëruar ... Read More »

Kështu falen borxhet ndaj ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka filluar me zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike. Ky ligj sipas ATK-së, ka paraparë faljen e borxheve publike ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe përcaktimin e kritereve dhe procedurave për faljen e këtyre borxheve, që personat fizik dhe juridik kanë për periudhën deri më 31 dhjetor 2008. ATK, ka identifikuar të ... Read More »

Veseli sot takohet me ambasadorin Delawie

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pret sot në takim ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie. Pas këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit do tu drejtohen mediave.Takimit do të mbahet në ora 10:00 në zyrën e Kadri Veselit, raporton lajmi.net. Më herët kryeparlamentari Veseli ka paralajmëruar se do të takohet me të gjitha palët, përfshirë edhe trupin diplomatik të akredituar në Kosovë, me ... Read More »

Gecaj, Krasniqit: Vocërrak, zëdhënës i brigadave të kuqe

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj duke e  quajtur zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, zëdhënës të brigadave të kuqe të lëvizjes anarkiste, ka thënë se Krasniqit   po i pengon shkuarja e tij në Leposaviq. “Asnjëri nga këta anarkistë nuk e ka marrë guximin deri më sot të shkoi dhe të ndërmarr ndonjë aksion të tyre “kombëtar, strategjik e heroik” ... Read More »

Haradinaj: Tërhiqni marrëveshjet se kur të vijë populli në Prishtinë, atëherë bëhet vonë

Marrëveshjet gjithqysh do të tërhiqen. Por, se a do të tërhiqen me anulim, me rënie të Qeverisë apo me zgjedhje, pritet të shihet kur të tërhiqen, thotë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita nuk po ushtron dhunë. Sipas tij, opozita po i mbron institucionet dhe demokracinë. Ai ka thënë se dhunë mbi ... Read More »

Kosova në UNESCO, ambasadorja Besiana Kadare: Ju rrëfej prapaskenat e votimit!

Kosova shënoi fitoren e parë për anëtarësimin në UNESCO pasi Këshilli Ekzekutiv rekomandoi anëtarësimin e saj. Padyshim është një fitore për Kosovën, por edhe një sukses i diplomacisë shqiptare. Mbi këtë çështje u diskutua me ambasadoren e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, që përmes një lidhje me “Skype” në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” tregoi më shumë për lobimin që misioni ... Read More »

AAK e quan politik shkarkimin e Rektorit të UP-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se shkarkimi i rektorit Ramadan Zejnullahu, është një lajm i keq për Universitetin dhe për shtetin. Deklaratat e përfaqësuesve institucionalë shtetërorë, që janë përgjegjës për gjendjen e rëndë në këtë institucion, sipas AAK-së, janë hipokrizi. Përmes një komunikate për media kjo parti thotë se shkarkimi politik i Rektorit, duhet të shndërrohet në kauzë qytetare ... Read More »