Lajmet e fundit

Lajme

Dy anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së që dyshohen për plagjiaturë

Klubi Politik i Studentëve ka reaguar kundër shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu nga Këshilli Drejtues i UP-së, duke thënë se atë e shkarkuan njerëzit e lidhur me strukturat e partive politike. Klubi Politik i Studentëve përmes një kumtese për medie ka thënë se shumica e atyre që e iniciuan dhe që e votuan shkarkimin e rektorit, nga Senati dhe nga ... Read More »

Dugolli, Çeku e Islamaj e shkarkuan rektorin Zejnullahu (Video)

Luftëtarët e studentët nuk arritën ta shkarkojnë. or synimin e tyre e finalizuan Bujar Dugolli, Ethem Çeku e Shefkije Islamaj. Klan Kosova mëson se janë pikërisht këta anëtarë të Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, më meritorët pse ky trup, të mërkurën pasdite e shkarkoi rektorin Ramadan Zejnullahu, njofton Klan Kosova. E derisa Dugolli e kishte kërcënuar në fund të ... Read More »

Limaj: Shkarkimin e rektorit e bënë ata që po shprehin keqardhje

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu. Ai aludon që janë njerëzit e PDK-së, ata që e shkarkuan rektorin, e tani shprehin keqardhje. Ky ëshë shënimi i tij i plotë në FB: Vendimi për shkarkimin e Rektorit është një akt i papranueshëm dhe si i tillë cenom sferën më të rëndësishme të ... Read More »

Grabovci, opozitës: Kthehuni në Kuvend e të debatojmë

Grabovci i PDK-së në Rubikon të KTV-së ka thënë se deputetët e partisë së tij janë shumë të interesuar që me opozitën të kenë debat, prandaj ka ardhur edhe të debatojë më opozitën për hir të qytetarëve. Sipas tij, marrëveshjet i tejkalojnë interesat e partive politike dhe janë interesa shtetërore. Grabovci mendon se zgjidhja e problemit është kthimi i opozitës ... Read More »

Opozita paralajmëron sërish bllokimin e Kuvendit

Klan Kosova mëson se sot nga ora 18 deri në ora 21 krerët e opozitës Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë mbajtur një takim ku janë dakorduar që të vazhdojnë me bllokimin e punës së Kuvendit. Sipas burimeve të Klan Kosovës, krerët opozitarë janë dakorduar që edhe në seancën e së premtes të vazhdohet protesta brenda Kuvendit duke ... Read More »

Ganimete Musliu: Për mua edhe në 4 të mëngjesit, mbajtja e seancës është normale!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët të Partisë Demorkatike të Kosovës Ganimete Musliu, shqetësimin e nënkryetarit të AAK-së Ahmet Isufit, e sheh si të panevojshme, pasi që sipas saj senca do të jetë e rregullt. Musliu ka vlerësuar se seanca në orët e pasditës është normale. “Seanca në orën 16:00 pasdite, është normale. Edhe në orën 4 të mëngjesit ... Read More »

Zgjedhje ose referendum (Video)

Partitë opozitare janë duke kundërshtuar fuqishëm marrëveshjet e arritura në Bruksel. Kundër këtyre marrëveshje janë deklaruar 200 mijë qytetarë nëpërmjet peticionit të iniciuar nga opozita. Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës, e kishte menduar si opsion votëbesimin e Qeverisë për të rikthyer legjitimitetin e kontestuar. Mirëpo, ky opsion tani nuk po vlerësohet si i duhur nga ana e Qeverisë. Burime ... Read More »

Thaçi: Shkarkimi i Rektorit lajm i papranueshëm

Nga Parisi, në nji lidhje telefonike për lajmet qendrore të Televizionit Rrokum, foli zavendëskryeministri Hashim Thaçi. Zavendësministri Thaçi, tue i falenderue mediat e Kosovës për mbështetjen e dhanë gjatë rrugëtimit për në UNESCO, tha se ky vendim asht shumë i randësishëm për të ardhmen e trashëgimis kulturore të Kosovës e sidomos kur e ka mbështetjen e miqve ndërkombëtar. Ndërsa në ... Read More »

Edhe Jahjaga kërkon rishikimin e vendimit për shkarkimin e rektorit

E para e vendit, Atifete Jahjaga thotë se vendimi i Këshillit Drejtues i UP-së, për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu, ka zbehur lajmin e mirë për Kosovën nga mbledhja e UNESCO-s. Sipas shefes së shtetit, vendimi për shkarkimin e Zejnullahut “është shqetësues” dhe kundër reformimit të arsimit të lartë. “Lajmin e mirë për Kosovën nga Parisi sot e zbehu vendimi ... Read More »

Shefkije Islamaj shkarkohet nga Këshilli Drejtues i UP-së

Raportohet se është shkarkuar edhe Kryesuesja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Shefkije Islamaj. Islamaj ka qenë për dy mandate kryesuese e Këshillit Drejtues ndërkaq pas lajmit për shkarkimin e rektorit, shoqëria civile ka përmendur emrin e saj, si një emër që duhet shkarkuar. Ministri i Arsimit, në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit nr. 04/L-037 për ... Read More »