Lajmet e fundit

Lajme

Çollaku: Serbia demaskoi veten në fushatën kundër Kosovës në UNESCO

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku thotë se “Serbia ka demaskuar vetëm” sa i përket pretendimeve se po mundohet të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën. Ministri Çollaku thotë se fushata serbe kundër anëtarësimit të Kosovës është një fushatë dashakeqe dhe se ai thotë se kjo gjë po vërehet lehtësisht nga partnerët, raporton lajmi.net “Fushata dëshpëruese dhe negative e ... Read More »

Shpend Ahmeti mes 35 kryebashkiakëve më të dalluar në botë

Kryetari i Prishtinës, ShpendAhmeti ka marrë pjesë në një konferencë dy-ditore në Londër, ku pjesëmarrës kanë qenë 35 kryetarë kryeqytetesh të dalluar nga e gjithë bota. Konferenca është organizuar me iniciativë të “Bloomberg Philantropies”, që udhëhiqet nga ish-kryetari i New York-ut, Mike Bloomberg, në bashkëpunim me Atlantic Media dhe Aspen Institute. Në konferencën dy-ditore,Ahmeti përmes Facebook-ut, ka bërë të ditur ... Read More »

Rama: Do e përfundojmë interkonjeksionin me Kosovën

Qeveria shqiptare ka bërë sot bilancin 1-vjeçar të aksionit kundër informalitetit në energji. Kryeministri Edi Rama tha se,shifrat flasin për një progres të dukshëm dhe se sektori nuk është më në krizë. Duke iu referuar shifrave të OSHEE-së, Rama tha se janë arkëtuar në 9 muajt e fundit mbi 500 milionë dollarë fatura të energjisë elektrike, rreth 200 milionë më ... Read More »

Familjarët e Remzi Hoxhës protestojnë në Prishtinë

Familjarë dhe bashkëveprimtarë të Remzi Hoxhës, i cili është zhdukur në Shqipëri në vitin 1995, kanë protestuar në Prishtinë, duke kërkuar zbardhjen e rastit si dhe dënimin e vrasësit, i cili sipas familjarëve, vazhdon të endet i lirë. Protestuesit, me parulla të ndryshme, qëndruan rreth një orë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe nga aty vazhduan para Ambasadës së Shqipërisë, ... Read More »

Rritet niveli i varfërisë

Numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme u rrit me tre herë brenda periudhës 2008-2012. Përfundimi, i cili tregon efektin dramatik që kriza ka patur mbi të varfërit, del nga shifrat e sapopërditësuara të Bankës Botërore. Sipas standardit ndërkombëtar, Banka klasifikon si  individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë të shprehura ... Read More »

Gjermania kundër “Facebook”-ut

Autoritetet gjermane janë vënë kundër rrjetit social “Facebook”, pasi e akuzojnë për nxitje të  urrejtjes. Sipas tyre, me anë të “Facebook”-ut njerëzit po përhapin shumë urrejtje, kryesisht ndaj refugjatëve. “Prokuroria në Hamburg po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie kundër menaxherëve të ‘Facebook’. Pas një kallëzimi më 5 tetor kanë nisur edhe hetimet”, ka thënë një zëdhënëse për revisten ... Read More »

21-vjeçarja tenton vetëvrasjen duke prerë damarët

Një 21-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët e duarve me thikë, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në banesën e vajzës me iniciale M.N. Kjo e fundit kishte marrë thikën e kuzhinës dhe kishte prerë damarët. Ka qenë nëna e saj që e ka gjetur vajzën e përgjakur dhe e ka dërguar në spitalin e qytetit ... Read More »

“Dorëzohet” Vuçiç: S’është fundi i botës nëse Kosova pranohet në UNESCO

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk është fundi i botë nëse Kosova anëtarësohet në UNESCO, duke u zotuar se vendi i tij do ta vazhdojë luftën. Sipas tij, Beogradi po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të penguar pranimin e Kosovës në këtë organizatë dhe gjatë natës për këtë çështje do të bisedojë me kryeministrin e një ... Read More »

Amerikanët i dhurojnë pajisje Policisë Kufitare e Doganës

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit për Kontroll të Eksportit dhe çështjet lidhur me Sigurinë e Kufijve ka bërë dorëzimin e donacionit, pajisje për Policinë Kufitare dhe Doganën e Kosovës. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni në vlerë prej 392,000 dollarësh ishin tw pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ai i financave . Abdullah Hoti dhe ambasadori ... Read More »

Ditman: As kushte të reja, as njohja e Kosovës

Nuk ka kushte të reja për Serbinë në vazhdimin e rrugës së eurointegrimit e as kërkesa që ajo të pranojë pavarësinë e Kosovës, citojnë mediet e Beogradit të ketë thënë ambasadori i Gjermanisë, Aksel Ditman. Përveç kësaj ai ka theksuar se Gjermania mbështet hapjen deri në fund të vitit të Kapitujve 35 dhe 32 të negociatave. “Për të hapur Kapitullin ... Read More »