Lajmet e fundit

Lajme

Policia kërkon adresën e kërcënuesit

Policia e Kosovës nuk ka arritur të zbulojë se kush qëndron prapa kërcënimit me “sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme”, nëse nuk lirohen gjashtë të arrestuarit, të dyshuar për përgatitjet të sulmeve terroriste. “Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë”, është përmendur edhe më herët, por, sipas burimeve nga Policia, nuk ka pasur shenja se ekziston si organizatë, e cila ... Read More »

Deputetët, 170 mijë euro shpenzime të rrugës

Përpos pagave dhe mëditjeve, deputetët e Kuvendit të Kosovës kompensohen me rreth 4000 euro në vit për shpenzimet e rrugës, ndonëse shumica prej tyre banojnë në Prishtinë. Sipas një dokumenti të siguruar nga gazeta “Zëri”, gjatë vitit të kaluar shpenzimet e rrugës për 75 ligjvënës kosovarë kanë arritur shumën prej mbi 170 mijë euro. Përpos pagës mujore prej rreth 1500 ... Read More »

Mashtrime për rritje të pagave

Premtimet e kryeministrit Hashim Thaçi të bëra gjatë fushatës për rritjen e pagave në sektorin publik, ku për kategori të caktuara ka premtuar edhe rritje deri në 100 për qind, po dalin se janë premtime të pambuluara me buxhet. Në projekt-buxhetin e vitit 2014, të cilin qeveria e ka dorëzuar në Kuvend për miratim, është paraparë fondi prej 48 milionë ... Read More »

Përkohësisht zhbllokohet Kuvendi

Kuvendi i Kosovës është zhbllokuar përkohësisht dhe do të mbaj seancë të re parlamentare këtë të enjte pa pikat kontestuese siç janë formimi i komisionit hetimor për privatizimin e PTK-së dhe votimi i raportit qeveritar për privatizimin e PTK-së. Me pajtimin e shefave të grupeve parlamentare është arritur në mbledhjen e kryesisë, propozim ky i kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi. ... Read More »

Votat e pavlefshme rrezikojnë procesin

Ish-drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu dhe Adnan Merovci, janë shprehur të shqetësuar me daljen e më shumë se 100 mijë fletëvotimeve të pavlefshme. Për këtë numër të votave të pavlefshme ata e kanë kritikuar KQZ-në dhe organet e saj. Dalja e më shumë se 100 mijë fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit është ... Read More »

Ish kryeministri rumun: Shteti i Kosovës tashmë ka lindur

Pas botimit në anglisht dhe në arabisht, këto ditë, u botua edhe në rumanisht libri i dr. I.Lauka, “ Kosova rast universal apo sui generis”. Botimi në këtë gjuhë u mundësua nga familja me origjinë shqiptare, Susli. Promovimi i librit u organizua në kryeqytetin rumun, Bukuresht, nga “Fondacioni Evropian Titulescu” ( FET). Në këtë veprimtari ishin të pranishëm anëtarë të ... Read More »

Vazhdon fushata kundër zgjedhjeve në veri

Situata e sigurisë në veri gjatë javës së fundit ka qenë e qetë, por jo edhe e qëndrueshme. Kështu është vlerësuar të hënën në takimin e Komitetit Lokal për Siguri Publike, i cili mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës. Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, ka përmendur shpërthimin, që ka ndodhur javën e ... Read More »

64 vendvotime në rinumërim

KQZ ka marrë qëndrim qe 64 vendvotime shkojnë ne rinumrin. Ky vendim vjen për shkak të mospërputhjes së tyre në mes të numrit të fletëvotimeve të përdorura dhe atyre të papërdorura, ku në disa raste shiritat e fotove të fletëvotimeve të përdorura dhe atyre të papërdorura. Me këtë rast shënimet kanë qenë të ndryshme ose u kanë munguar shiritat. Read More »

Prishtina akuzon Beogradin për agresion

Qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë se sulmi në shkollën “Sveti Sava” në ditën e zgjedhjeve ka qenë i planifikuar dhe se shkatërrimi i materialit zgjedhor dhe kërcënimet ndaj komisionerëve e vëzhguesve janë bërë nga njerëz profesionistë, prapa të cilëve qëndrojnë strukturat e shtetit serb Ndërkaq Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se njëri prej sulmuesve është nga ... Read More »

Vala e IPKO, i heqin antenat në Prevallë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor ka njoftuar se dy operatorët telefonik “Vala” dhe “Ipko” kanë hequr antenat e vëna vite më parë, pa dokumentacion përkatës, dhe njëkohësisht kanë filluar me procedurat e rregullta për pajisje me leje. “Operatorët telefonik duhet të kenë qasje në atë zonë dhe ne, sigurisht, nuk jemi kundër funksionimit të tyre, por e gjitha kjo ... Read More »