Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Dialogu Kosovë – Serbi, Nikoliq kryeson delegacionin serb në takimin e së martës

Të martën në mbrëmje, pritet vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nën drejtimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ndërsa ka theksuar se edhe nga pala shqiptare pritet të ketë përfaqësim ... Read More »

19 vjet nga sulmi në familjen Jashari

22 janari 2017, shënon 19-vjetorin e sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz. Në atë ditë të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë ... Read More »

Walker nderohet edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Mikut të madh të shqiptarëve, ambasadorit William Walker, nesër do t’i ndahet mirënjohje për kontribut në shëndetin e popullatës së Kosovës. Ndarja e mirënjohjes do të bëhet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke filluar nga ora 9:00, transmeton KP.koha.net Read More »

Raporton CNN edhe për marshin e grave në Prishtinë

Në Prishtinë ky marshim është organizuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, që dënon përdorimin e gjuhës seksiste dhe denigruese ndaj grave nga politikanët, Ky marsh, në mbarë botën, në mënyrë të veçantë ishte kundërshtim i gjuhës seksiste të përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump. Miliona njerëz dje ngiten zërin për respektimin e të drejtave të grave. transmeton ... Read More »

Mbi 100 shfrytëzues të paligjshëm të pronave kërkojnë të legjitimohen

Mbi 100 shfrytëzues të paligjshëm të aseteve të pashitura, që menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), kanë paraqitur kërkesë për të lidhur kontratë për qira pranë këtij institucioni. Në listën që kjo agjenci ka, janë 233 asete që shfrytëzohen pa kontrata. Në mesin e tyre 103 asete shfrytëzohen nga institucionet vendëse e ndërkombëtare, nga ndërmarrjet publike dhe nga rastet ... Read More »

Qeverisë nuk i mjaftuan 20 muaj për t’i dhënë përgjigje së ardhmes së “Trepçës”

Qeveria e Kosovës është zotuar se Ligji për “Trepçën” do të miratohet brenda afatit kohor. Këshilltari politik për ekonomi i kryeministrit Isa Mustafa, Valentin Toçi, ka thënë për “Kohën Ditore” se ata janë duke punuar ende në draftimin e këtij Ligji, pa konfirmuar datën se kur ai mund të nxirret për votim para deputetëve. E këta të fundit, më kot ... Read More »

Rashiq tregon se si Kosova po e fuqizon Beogradin duke injoruar serbët e Kosovës

Lista Serbe kishte informuar partnerët e koalicionit se nuk do merrnin pjesë në seancën e 1 shtatorit ku do votohej demarkacioni me Malin e Zi si rrjedhojë e mungesës së informimit pikërisht nga partnerët e koalicionit. Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së ka thënë se edhe pse kanë qenë të informuar ata nuk ... Read More »

Çollaku tregon datën tjetër për lëvizjen pa viza

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka treguar për datën e ardhshme për lëvizjen pa viza. “Nëse deri në vjeshtën e hershme, shtator-tetor, nuk e kemi të kryer këtë çështje, atëherë rrezikojmë vendimmarrjen. Kështu që, ta zëmë, nëse vendimi merret në fund të muajit tetor, i bie që nga muaji dhjetor më së largu të zbatohet në praktikë vendimi i ... Read More »

Fajon: Ratifikimi i demarkacionit para pushimeve të verës, ndryshe humbet shansi

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se “nëse Kuvendi i Kosovës nuk e bën ratifikimin e marrëveshjes para pushimeve të verës, do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë procesin”. Ajo tha se qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për obligimin e ratifikimit ... Read More »

18 vjetori i Betejës së Loxhës, përkujtohen të rënët

Në 18-të vjetorin e Betejës së Lavdishme të Loxhës dhe rënies heroike të luftëtarëve të lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli e Enver Alaj, si dhe në përkujtim të drejtuesit të kësaj beteje koloneli Tahir Zemaj, sot janë organizuar homazhe përkujtimi, në nderim të jetës dhe veprës heroike të luftëtarëve të kësaj beteje. Në një njoftim për media bëhet e ditur ... Read More »