Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Familjarët e turqve të arrestuar u dërgojnë letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Familjarët e gjatë qytetarëve turq të arrestuar dhe deportuar në Turqi, nga institucionet e Kosovës, u kanë dërguar një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në letrën e tyre, ata kanë falënderuar deputetët e Kuvendit, që siç thuhet për përkrahjen dhe kundërshtimin e arrestimin të qytetarëve turq. Kjo është letra e plotë e tyre: Letër Deputetit të Republikës së Kosovës ... Read More »

Në këto pjesë të Prishtinës sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS ka njoftuar së për shkak të disa punimeve disa pjesë të Prishtinës, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit, nga ora 13:00-14:00, pa energji elektrike do të jenë Luboteni (Rambuje), Prizreni, Parku; Mahalla e Muhaxherëve dhe Pompat (parku). Arsyeja e ndërprerjes: shkarkim –ngarkim i daljeve. Read More »

Lideri opozitar turk lavdëron aksionin e arrestimit të shtetasve turq në Kosovë

Lideri i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahceli, ka lavdëruar operacionin e agjencisë së Inteligjencës turke (MIT) në Kosovë që rezultoi me arrestimin e gjashtë shtetasve turq të dyshuar si pjesëtarë të Lëvizjes FETO, e cila cilësohet organizatë terroriste në Turqi. Në bashkëpunim me AKI-në, MIT-i arrestoi gjashtë burra, të cilët Turqia thotë se janë përgjegjës për largimin e ... Read More »

Prokurorët gjermanë kërkojnë ekstradimin e ish-liderit katalanas

Prokurorët gjermanë i kërkuan një gjykate të lejojë ekstradimin në Spanjë të ish-udhëheqësit separatist katalanas, Carles Puigdemont. Prokurorët në qytetin Shlesvih thanë se e kanë paraqitur kërkesën te gjykata rajonale, pas “shqyrtimit intensiv” të urdhërarrestit evropian, të lëshuar nga Spanja. Puigdemont është ndaluar në Gjermani qysh më 25 mars. Spanja e akuzon atë për rebelim dhe organizim të një referendumi ... Read More »

Mielli FINNESA dhuron shpërblimin e 10.000 €

Shkurte Berisha është fituese e premisë kryesore prej 10.000€ në lojën Hap dhe Fito të organizuar nga mielli FINNESA. Shpërblimi është dhuruar me datën 26.03.2018. Ajo u shpreh: “ Jam konsumatore e rregullt e miellit Finnesa, ka qenë ditë e diel kur e kam hap paketimin për të gatuar krepa në të cilin më ka qëllu kuponi i 10.000 €, ... Read More »

Putin: Zgjedhjet presidenciale “më transparentet” në histori

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se zgjedhjet presidenciale, që janë mbajtur muajin e kaluar, “kanë qenë ndoshta më transparentet” në historinë ruse. Ai i bëri këto komente në një takim me shefen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, Ella Pamfilova, e cila e uroi Putinin për, siç tha, fitoren bindëse dhe të pastër në zgjedhjet e 18 marsit. ... Read More »

Kanoset Visar Ymeri

Ish-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës që së fundi u largua nga kjo lëvizje, ka denoncuar në polici Alban Krasniqin për një kërcënim që thotë se ka marrë nëpërmjet një masazhi në telefon. Alban Krasniqi është bashkëshorti i Albulena Haxhiut, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje. Alban Krasniqi në një prononcim për KALLXO.com nuk ka dhënë ... Read More »

Haliti: Viktima e vetme në këtë katrahurë është ministri Sefaj

Ndonëse të premten e javës së shkuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e MPB-së nga AKR Flamur Sefaj, AKR-ja ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar. Megjithatë, ka pasur deklarata individuale nga përfaqësuesit e këtij subjekti, disa prej të cilëve kanë thënë se AKR-ja do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë, e disa të tjerë që ... Read More »

EULEX-i ua lë vendorëve gjykimin për vrasjen e policëve të UNMIK-ut

EULEX-i ka hequr dorë nga gjykimi i katër personave për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004. Lajmin për këtë heqje dorë të EULEX-it e bëri të ditur për KALLXO.com kryetarja e Gjykatë Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyqi. Bytyqi tregoi se lënda i është kthyer gjyqtarit që e kishte atë, para se ta merrte EULEX-i. Witold Jakimo, ushtrues ... Read More »

Manolas: Ronaldo? Jo, ky futbollist është më i fortë se Messi

Kostas Manolas ka thënë se sulmuesi suedez, në kohën kur ishte anëtar i Paris Saint-Germain i krijoi më shumë telashe se Messi. Kostas Manolas ka befasuar duke deklaruar se Zlatan Ibrahimovic është kundërshtar më i fortë për t’u mbuluar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Mbrojtësi i Romës ka thënë se sulmuesi suedez, në kohën kur ishte anëtar i Paris ... Read More »